Benatia zbulon një storie të padëgjuar më parë për Ronaldon: Ai njeri nuk është normal

Periskopi.com Sporti

Mehdi Benatia e pranoi se kishte menduar se Cristiano Ronaldo nuk është normal, kur e pa intensitetin e sulmuesit në stërvitje për Juventusin.

Benatia, i cili tani luan për Al-Duhail në Katar, foli për mentalitetin e 34-vjeçarit.

“Më kujtohet një udhëtim drejt Atalantas,” tha ish-mbrojtësi i Romës.

“Ne të dy nuk luajtëm dhe u lamë në bankën rezervë, sepse tre ditë më vonë kishim një ndeshje tjetër.

“Në autobus, gjatë rikthimit, Ronaldo më tha: ‘Çka do të bësh kur të kthehemi?’ unë u përgjigja: ‘Është ora 23:00, do të shkoj në shtëpi, pse?’

“Dhe pastaj ai shtoi: ‘A dëshiron të stërvitesh paksa me mua? Nuk u djersita në ndeshje, duhet të stërvitem. A dëshiron të më bashkohesh?’

“Dhe përsëri, u desh t’ia shpjegoja se nuk është e mundur. Thjesht dëshiroja të shkoja në shtëpi, të ulesha para TV-së.

“Kur mbërrijtëm, të gjithë ishin veshur në rroba normale, por ai veshi shorces, trikon, vuri muzikë dhe shkoi në palestër. Mendova ‘ky njeri nuk është normal’.

“Ai e sakrifikon tërë jetën në futboll.” /Periskopi.com/

Juve pa tre yje ndaj Sevillës

Juventus dhe Sevilla përballen në mesjavë në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Bardhezinjtë nuk mund të llogarisin në tre yje.

Gonzalo Higuain, Paulo Dybala dhe Mehdi Benatia nuk do të udhëtojnë me skuadrën e tyre drejt Spanjës.

Të tre futbollistët në fjalë po vuajnë nga dëmtimet. /Periskopi.com

Ish futbollisti i Bayern Munich kritikon Guardiolën

Mbrojtësi i Juventus, Mehdi Benatia ka folur për ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola dhe trajnerin aktual, Masimiliano Allegri.

Periskopi.com Sporti

Marokeni në një intervistë për gazetën italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, ka shpjeguar se si Allegri është më i mirë në disa aspekte sesa trajneri katalunas, Pep Guardiola.

“Ata dëshirojnë të jesh agresiv, të kesh topin”, tha Benatia.

“Nga ana e temperamentit janë të ndryshëm. Guardiola nuk komunikon me lojtarët sikur Allegri i cili është më i afërt me lojtarë”.

Benatia tha se i ka munguar futbolli italian dhe stili i jetës në Itali. /Periskopi.com

Benatia: Allegri i ngjashëm me Guardiola

Mbrojtësi i Juventus, Mehdi Benatia ka folur rreth trajnerit italian, Maxmiliano Allegri.

Periskopi.com Sporti

Ish lojtari i Bayern Munchen dhe Roma  ka treguar se si ish trajneri i tij Guardiola dhe Allegri kanë ngjashmëri në mënyren e punës në stërvitje dhe qasjes së ndeshjeve.

“Allegri kërkon shumë gjëra të ngjashme që na kërkonte Guardiola te Bayerni. Të dy kërkojnë gjithmonë që të keni një qasje sulmuese dhe të keni iniciativën. Nëse jeni 0-0 në shtëpi, duhet të rrezikoni që të depërtoni. Allegri është garanci për ne, dhe unë jam i lumtur këtu”, ka thënë Benatia për Sky Sports.

Benatia është në formë huazimi nga klubi bavarez Bayern Munchen deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes. /Periskopi.com