”Milionerë nga sporti”, njihuni me agjentët më të pasur

Periskopi.com Sporti

Viteve të fundit, agjentët e sportit janë përfaqësuesit e plotfuqishëm që po bëhen më të rëndësishëm në sagën e transferimeve multi-milionëshe të lojtarëve.

Revista amerikane Forbes ka realizuar një artikull duke rradhitur 10 agjentët më të pasur, të cilët ia shohin ‘hajrin’ sportit.

Sigurisht që keni dëgjuar për dy agjentët më të njohur të futbollit, Jorge Mendes dhe Mino Raiola. Dyshja bënë pjesë në rradhitjen e 10 agjentëve që kanë përfituar më shumë nga shitja e lojtarëve që ata i posedojnë.

Ja lista:

1.Scott Boras, Bejsboll, $105.16 milionë, $1.9 miliardë, Boras Corp

2.Jorge Mendes, Futboll,$100.52 milionë, $1 miliardë, Gestifute

3.Jonathan Barnett, Futboll, $79.53 milionë, $795.6 milionë, Stellar Group

4.Jeff Schwartz, Basketboll, $66.78 milionë, $1.7 miliardë, Excel

5.Mino Raiola, Futboll, $62.89 milionë, $628.9 milionë, M.Raiol S.P

6.Casey Close, Bejsboll, $62.17 milionë, $1.2 miliardë, Excel

7.Sam & Seth L., Bejsboll, $49.47 milionë, $994.9 milionë, ACES

8.Volker Strush,  Futboll, $46.44 milionë, $464.4 milionë, SportsTotal

9.Pat Brisson, Hokej, $45.35 milionë, $1.1 miliardë, Creative

10.Todd France,  Rugby, $41.84 milionë, $1.4 miliardë, Creative

Derisa Mendes dhe Perez po “luftojnë” për Cristianon, shikoni çfarë po bën ai me Georginan

Periskopi.com Lajme

Georgina Rodriguez ka thyer heshtjen, duke publikuar fotot e para që prej kur ka filluar të përflitet për një largim të Ronaldos nga Real Madridi.

Vetë portugezi nuk ka postuar asnjë foto në Instagram, ku është mjaft aktiv – gjëja e fundit është flamuri i Portugalisë që e kishte postuar pas eliminimit nga Botërori, gjashtë ditë më parë.

Kurse, tashmë në rrugët e Torinos kanë filluar të shiten fanellat me numrin e portugezit.

Përkundër mungesës së një reagimi nga Ronaldo, të njëjtën gjë nuk e ka bërë edhe e dashura e tij Georgina, që publikoi dy foto nga pushimet e tyre.

Agjenti i Ronaldos Jorge Mendes dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, janë takuar sërish dje, derisa Perez për Ronaldon dëshiron së paku 150 milionë euro. /Insporti.com