Zakonet e mëngjesit që ju shëndoshin

Periskopi.com Zoya

Ndryshoni rutinën e mëngjesit për të humbur peshë dhe qëndruar në formë. Ndoshta jeni duke treguar kujdes me ushqimin ose po stërviteni rregullisht, por sërish nuk jeni shumë energjik apo nuk është se po bini ndjeshëm në peshë. Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë kur përpiqen të humbin peshë është se e nisin ditën me këmbë të gabuar. Mëngjesi është një hap themelor nëse dëshironi një ditë energjikë dhe të humbisni peshë.

Ja disa nga gjërat që bëni gabim në mëngjes dhe sabotojnë të gjithë përpjekjet tuaja për të qëndruar në formë:

Flini shumë gjumë

Kur flini më shumë se 10 orë gjumë atëherë kjo do të çojë në shtim peshe. Prandaj sigurohuni të keni një orar fjetjeje dhe zgjimi që të përfshijë nga 7-9 orë gjumë, as më shumë dhe as më pak.

Bëheni gati në errësirë

Kur zgjoheni shpesh nuk e ndizni dritën ose hapni perden duke qëndruar në errësirë. Kjo nuk ndikon mirë në gjendjen emocionale dhe mendore. Gjithashtu trupi ka nevojë për rrezet e diellit në mënyrë që të nxisë rritjen e metabolizmit. Gjithashtu drita do të zgjojë trupin tuaj duke u ndjerë më energjik.

Nuk përdorni shkallët

Kur përdorni ashensorin në vend të shkallëve dhe preferoni makinë apo transportin publik në vend që të ecni në këmbë atëherë mos u habisni pse po shëndosheni. Ju nuk harxhoni kalori në mëngjes duke bërë që ushqimi të kthehet në yndyrë. Ecja në mëngjes është jetike pasi nxit metabolizmin gjatë ditës.

Nuk hani mëngjes

Kur ju konsumoni mëngjes do të rezistoni më gjatë pa konsumuar ushqime të tjera, shkruan shije.al. Ndjesia e të ngopurit do të çojë në më pak ëmbëlsira apo ushqime të shpejta të dëmshme për shëndetin.

 

Zgjimi herët në mëngjes ndikon në lumturi

Periskopi.com Zoya

Sipas një studimi të fundit të kryer në Kanada, njerëzit që zgjohen herët në mëngjes janë më të lumtur se sa ata që zgjohen vonë.

Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë: Mëngjesi transmeton mjaft energji pozitive dhe njerëzit janë më të lumtur në këtë periudhë të ditës.

Studiuesit e Universitetit të Torontos kanë arritur në përfundimin se kush zgjohet herët, ka më shumë mundësi mirëqenieje. Ndryshe ndodh me grupin që zgjohet vonë, që janë kryesisht të rinjtë. Ata që e kanë të vështirë të ngrihen nga krevati në mëngjes janë dembelët që e nisin ditën vonë dhe pa ritëm.

Gjatë anketës, në të cilën morën pjesë një grup prej 450 personash (mosha 18 deri 38 vjeç) dhe një grup tjetër prej 300 personash (mosha 59 deri 79 vjeç), ka rezultuar se grupi me në moshë kishte tendencën të zgjoheshin herët në mëngjes, kurse ato më të rinjtë flinin vonë në darkë dhe, si rrjedhojë, zgjoheshin vonë edhe në mëngjes.

Nga personat e grupmoshës rreth të 60-ve, vetëm 7 për qind flinin vonë, ndërsa nga grupi i të rinjve, vetëm 7 për qind kishin një jetë me ritëm në mëngjes.

Personat më të vjetër në moshë janë ata që japin më shumë energji pozitive se sa të rinjtë dhe ata zgjoheshin më herët në mëngjes sesa të rinjtë, deklarojnë studiuesit.

Dhe përfitimet janë disa, që i referohen më së shumti kohës dhe qetësisë:

Koha për të ngrënë mëngjesin

Koha për aktivitet sportiv

Koha për t’u përgatitur për punë

Koha në trafik

Të zgjohesh herët në mëngjes ndikon në mirëqenien emocionale. Njerëzit e përfshirë do të ndihen të shëndetshëm, sepse ata flenë mirë. Një gjumë me cilësi ka efekt pozitiv në sistemin imunitar. Ndoshta për shkak se kjo normë përputhet më shumë me organizimin e shoqërisë.

Pini kafe, por nuk ju del akoma gjumi? – Kjo është arsyeja

Periskopi.com Shëndeti

Shumë nga ne mund ta kenë problemin e zgjimit në mëngjes edhe pse mund të pinë një filxhan kafeje.

Sipas një sondazhi më të fundit të realizuar me shoferët bëhet e ditur se si mund të kapërcehet kjo situatë.

Mashtrimi më i mirë për këtë është më shumë gjumë.

Ekspertët në Laboratorin për Kërkimin e Gjumit në Universitetin e Lafborough në Britaninë e Madhe kanë ardhur në përfundim se 15 minuat gjumë shtesë, pas pirjes së kafesë, rrit vigjilencën.

Kafeina zgjat 45 minuta.

Kjo, megjithatë, është një kohë e gjatë për gjumë, pasi truri hyn në fazat më të thella të gjumit.

Hulumtimi tregon se zgjidhja më e mirë për këtë është të flini edhe pesëmbëdhjetë minuta shtesë.

Kafeina bllokon prodhimin e komponimeve adenozine, të cilat akumulohen në trup gjë që ndikon që njeriu të rri më gjatë zgjuar.