Presidenti jep urdhrin “Hero i Kosovës” për dëshmorin Mentor Retkoceri

Periskopi.com Lajme

Në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit, Mentor Retkoceri në lagjen Dardania u përurua sheshi me emrin e tij.

Ndërsa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndau edhe urdhrin “Hero i Kosovës”, ku dekoratën e pranuan prindërit e Mentor Retkocerit nga ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, njëherësh edhe këshilltar i Presidentit, Rrustem Mustafa.

E për nder tij është mbajtur edhe akademi përkujtimore në Institutin Albanologjik të Kosovës.

Me mirënjohje Dëshmori u dekorua edhe nga organizatat e dala nga lufta të përfaqësuar nga Migjen Shala.

Në emër të familjes Ratkoceri, babai i dëshmorit, Ismeti, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan për nderim të veprës së Dëshmorit Mentor Retkoceri.