Pritjet në Merdarë deri në një orë e gjysmë

Periskopi.com Lajme

Mërgimtarët që kanë vendosur të udhëtojnë për Kosovë përmes pikës kufitare në Merdarë po përballen me pritje të gjata në kolona.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar qytetarët që vijnë në Kosovë përmes pikës në Merdarë po presin 1 orë deri në 1 orë e gjysmë.

Ndërsa, për të dalë nga Kosova në drejtim të Serbisë përmes kësaj pike kufitare pritjet zgjasin ndërmjet 15 e 20 minuta.

Pritje deri në një orë për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

Ndërsa, pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Muçibabë janë deri në 30 minuta.

Vazhdojnë kolonat e gjata në Merdarë

Periskopi.com Lajme

Me përfundimin e ditëve të ngrohta të verës, fulksi i madh i mërgimtarëve të cilët kanë nisur të kthehen nëpër shtëpitë e tyre në vendet Perëndimore, ka bërë që pritjet të jenë prapë të pranishme.

Sipas Qendrës Kombëtare  për  Menaxhim  Kufitar pritjet në pikën kufitare me Serbinë, përkatësisht në Merdarë në hyrje prej 5 deri 10 minuta, kurse në dalje janë më të mëdha që arrijnë deri në 1 orë e 20 minuta.

 

 

Përderisa kolona në hyrje nuk ka, ndërsa në dalje ato janë 300-400 metra.

Më poshtë keni tabelën ku mund të shihni të gjitha pikat kufitare me kohën e freskimit të QKMK-së prej 10:45.

Në Merdarë kolona të gjata, mërgimtarët presin deri në tri orë

Periskopi.com Lajme

Si çdo ditë të verës, edhe këtë vikend në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë kolonat e gjata dhe pritjet disaorëshe.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhim kufitar, pak para orës 11:00, për të hyr në Kosovës përmes pikës kufitare të Merdarës, qytetarët është dashur të presin deri në 180 minuta, apo tri orë.

Derisa, kolonat e regjistruara kanë qenë të gjata deri në 600 metra për të hyrë në Kosovë.

Në pikat tjera të kufirit, pritjet janë më të shkurtra, deri në 10 minuta për të hyrë, kurse kolonat e gjata në 40 metra.