Bashkë me Seria A po kthehet edhe merkato – këto janë datat

Periskopi.com Sporti

Në asamblenë e 29 majit të Lega-s nuk është folur vetëm për datat e Kupës së Italisë. Takimi ka shërbyer edhe për  të përcaktuar periudhën e negociatave të verës.

Shtyrja e fundit të kampionatit dhe kupave europiane bën që të shtyhet edhe merkato e futbollit. Sipas zërave që qarkullojnë në këtë periudhë, na pret një sesion i zjarttë dhe asambleja ka vendosur datat.

Sipas Sport Mediaset, asambleja e Lega-s ka zgjedhur periudhën mes 1 shtatorit dhe 5 tetorit. Në atë muaj do të zhvillohen të gjitha operacionet e mundshme.

Do të jetë interesante të shihet sesi do të ndryshojë merkato pas një krize të madhe ekonomike për klubet.

Këto janë 10 klubet që kanë shpenzuar më së shumti në këtë merkato

Periskopi.com Sporti

Me afatin kalimtar që është mbyllur, disa klube kanë shpenzuar shumë para gjatë kësaj verë.

Real dhe Barcelona, si gjithnjë janë në krye pasi dëshirojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve, transmeton KosovaPress.

Pos klubeve spanjolle, edhe klubet angleze e italiane kanë harxhuar shumë para këtë verë.

Këto janë 10 klubet që kanë harxhuar me se shumti.

10) Bayern Munich (143 milionë euro): Lucas Hernandez nga Atletico Madrid për 80 milionë euro, Benjamin Pavard nga Stuttgart për 35 milionë euro, Ivan Perisiq huazim nga Interi, Jann-Fiete Arp për 3 milionë euro nga Hamburg, Philippe Coutinho huazim nga Barcelona për 8.5 milionë euro dhe Mickael Cuisance për 12 milionë euro nga Borussia Monchengladbach.

9) Aston Villa, (148 milionë euro): Wesley për 25 milionë euro nga Clubbe Brugge, Tyrone Mings për 22 milionë euro nga Bournemouth, Douglas Luiz për 16 milionë euro nga City, Matt Targett për 15 milionë euro nga Southampton dhe Tom Heaton për 8 milionë euro nga Burnley.

8) Arsenal: (152 milionë euro): Nicolas Pepe për 80 milionë euro nga Lille, William Saliba për 30 milionë euro nga Saint-Etienne, Kieran Tierney për 27 milionë euro nga Celtic, David Luiz për 8 milionë euro nga Chelsea, Gabriel Martinelli për 6 milionë euro nga Ituano, Dani Ceballos huazim nga Reali.

7) Sevilla: (158 milionë euro): Jules Kounde për 25 milionë euro nga Bordeaux, Rony Lopes për 25 milionë euro nga Monaco, Munas Dabbur për 17 milionë euro nga RB Salzburg, Luuk de Jong për 12.5 milionë euro nga PSV, Sergio Reguilon huazim nga Reali dhe Javier Hernandez për 8 milionë euro nga West Ham.

6) Manchester United: (159 milionë euro): Harry Maguire për 87 milionë euro nga Leicester Cityt, Aaron Wan-Bissaka për 55 milionë euro nga Crystal Palace, Daniel James për 17 milionë euro nga Swansea City.

5) Inter: (170 milionë euro): Romelu Lukaku për 80 milionë euro nga United, Valentino Lazaro për 22 milionë euro nga Hertha, Matteo Politano për 20 milionë euro nga Sassuolo, Alexis Sanchez huazim nga United, Diego Godin lojtar i lirë nga Atletico.

4) Juventus: Matthijs de Ligt për 75 milionë euro nga Ajax, Danilo për 37 milionë euro nga City, Cristian Romero për 30 milionë euro nga Genoa, Luca Pellegrini për 22 milionë euro nga Roma, Merih Demiral për 18 milionë euro nga Sassuolo, Aaron Ramsey lojtar i lirë nga Arsenali, Gianluigi Buffon lojtar i lirë nga PSG, Adrien Rabiot lojtar i lirë nga PSG.

3) Atletico Madrid: (247 milionë euro): Joao Felix për 126 milionë euro nga Benfica, Marcos Llorente për 30 milionë euro nga Real Madrid, Mario Hermoso për 29 milionë euro nga Espanyol, Kieran Tripper për 22 milionë euro nga Tottenham.

2) Barcelona: (255 milionë euro): Antoine Greizmann për 120 milionë euro nga Atletico, Frenkie de Jong për 75 milionë euro nga Ajax, Neto për 26 milionë euro nga Valencia dhe Junior Firpo për 18 milionë euro nga Real Betis.

1) Real Madrid: (305 milionë euro): Eden Hazard për 100 milionë euro nga Chelsea, Luka Jovic për 60 milionë euro nga Frankfurt, Eder Militao për 50 milionë euro nga Porto, Ferland Mendy për 48 milionë euro nga Lyon, Rodrygo për 45 milionë euro nga Santos dhe Alphonse Areola huazim nga PSG.

 

Juventus përgatit listën për transferime, ylli i United dëshira kryesore e Allegrit

Periskopi.com Sporti

Juventus është duke përgatitur të bëjë ‘peshkim’ në Premier League, teksa ka vendosur lojtarët që i do në merkaton e janarit.

Tuttosport raporton se Christian Eriksen dhe Paul Pogba janë synimet kryesore të kampionit të Serie A, së bashku me mesfushorin e Paris Saint-Germain Adrien Rabiot dhe atë të Arsenalit Aaron Ramsey, përcjell Periskopi.

E përditshmja italiane bënë të ditur se Paul Pogba është synimi i kryesor i ‘Bardhezinjëve’, teksa francezi luajti në Juventus Stadium gjatë viteve 2012-2016.

Manchester United star Paul Pogba is reported to be Juventus' top transfer target

Adrien Rabiot vazhdon të ketë probleme me ekipin aktual, teksa ka menduar seriozisht largimin nga Franca. Juventusi është ekipi i vetëm serioz i interesuar për të.

Adrien Rabiot could be tempted to leave PSG for TurinChristian Eriksen has 18 months left on his Tottenham contract

Në anën tjetër, danezi Christian Eriksen nuk është se ka probleme me klubin e tij, por mungesa e trofeve me Tottenham është një arsye për ta menduar largimin dhe Juventusi mund ta plotësoj egon e tij. /Periskopi/

Juventus përgatit goditjen e dyfishtë për janarin

Periskopi.com Sporti

Merkato është mbyllur në Itali, por Juventus duket se nuk ka ndërmend të ndalet pas blerjes së Cristiano Ronaldo.

Në orët e fundit, në fakt, ka filluar të flitet përnjë interesim të fortë të bardhezinjve për Christian Eriksen, ylli danez i Tottenham.

Fantazisti i Pochettino do të ishte një goditje e bujshme dhe do të rriste ndjeshëm nivelin e skuadrës së Allegri-t. Për të siguruar shërbimet e tij, kampionët e Italisë duhet të mposhtin konkurrencën e Barcelona-s dhe Manchester United.

Nuk mbaron me kaq, sepse Juventus ka një tjetër ide të bujshme për merkaton e janarit. Është folur shumë për të pas blerjes së CR7 dhe duket se interesi i “Zonjës” për Marcelo nuk është shuar.

Deklarata e fundit të brazilianit, që ka pranuar se ndien mungesën e ish-shokut të skuadrës, i kanë rihapur derën “Zonjës së Vjetër”. Qëllimi i bardhezinjve është të vazhdojnë t’i besojnë Alex Sandro-s, por blerja e Marcelo do të ndryshonte gjithçka.

Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që të pritet janari, Marotta është gati të vihet në lëvizje.

Kush shpenzoi më shumë në Itali, blerjet dhe huazimet më të kushtueshme

Periskopi.com Sporti

Seria A u tërhoq e gjitha nga efekti “Kristiano Ronaldo” dhe vendosi të hapë “thasët”, duke qenë se për të dytin sezon me radhë shpenzimet e kryera për blerjet e reja kanë kaluar 1 miliard eurot.

Siç mund të kuptohet, “mbret” i merkatos ishte Juventusi me 234.9 milionë euro të shpenzuara, i ndjekur nga Roma me 112.95 milionë euro, për 12 afrime si dhe Napoli në vend të tretë me 95.5 milionë euro. Kanë derdhur disa miliona euro më pak Milani (88) dhe Interi (85.5).

Sigurisht që për dy milanezet, këto shifra do të ishin shumë herë më të larta, nëse tratativat e tyre shumica nuk do të ishin bazuar në huazime me të drejtë apo detyrim blerjeje, si për shembull: Vrsaliko (6.5 milionë për huazimin dhe 17.5 për shlyerjen), Keita (5+34), Politano (5+20), Bakajoko (5+35), Higuain (18+36) etj… Ndërsa, për sa u përket dy blerjeve më të shtrenjta, që të dyja janë të markës “Juventus”, me Kristiano Ronaldon për 100 milionë euro, plus mbrojtësin Zhoao Kanselo, i paguar 40.4 milionë euro, për t’ia shkëputur Valencias.

Merkatoja angleze në orët e fundit, Mourinho “kryqëzon” gishtat

Periskopi.com Sporti

Merkatoja e Premier Leagues angleze do të ulë siparin nesër në orën 18:00, ndërsa klubet po nxitojnë të mbyllin marrëveshjet e fundit të përforcimeve në organikë. Vëmendja më e madhe është përqendruar te Manchester United, pasi trajneri Jose Mourinho vijon të konfirmojë dëshirën e tij për afrimin e të paktën dy lojtarëve, deri në mbyllje të mërkatos.

Portugezi kërkon afrimin e mbrojtësit anglez të Leicesterit, Harry Maguire, për të cilin “dhelprat” kërkojnë plot 65 milionë paundë.

Sa i përket afrimeve të tjera, gjithçka do të varet nga merkatoja në dalje, me situatën e francezëve Pogba dhe Martial, që është vërtetë e komplikuar.

Trajneri portugeznuk gëzon marrëdhënie të mira me asnjërin prej tyre, por nuk do të pranonte kurrsesi largimin e tyre, pa gjetur më parë zëvendësuesit.

Edhe në këtë pikë drejtuesit e “djajve të kuq” e kanë të qartë se Mourinho kërkon Perisiç nga Interi dhe Milinkoviç-Saviç nga Lazio, për të dhënë miratimin për largimin e francezëve./Top Channel

Juve ka marrëveshje me Godin

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Uruguajan Godin dhe Atletiko Madrid është në dijeni.

Sipas asaj që raporton Gazeta La Stampa, Juventus ka arritur një marrëveshje me Godin e cila pritet të jetë për tre sezonet e ardhshme dhe është njoftuar edhe klubi aktual i mbrojtësit, duke iu bërë e ditur se nuk ka mundësi që Godin të rinovoj kontratën në Madrid, përcjell KosovaPress.

Për tre sezonet e ardhshme Godin do të paguhet nga katër milion euro në sezon ndërkaq Juventusi do të jetë e detyruar të paguaj 20 milionë euro për shërbimet e tij.