Zeneli paralajmëron rikthimin: “Tik-tak tik-tak”

Periskopi.com Sporti

Arbër Zeneli, mesfushori i kombëtares së Kosovës ishte lënduar në ndeshjen e qershorit ndaj Malit të Zi.

Zeneli tashmë pas operacionit pritet të mungojë së paku deri në fillim të vitit 2020.

Por në rrjetet sociale anësori kosovar ka publikuar disa momente gjatë fazës rikuperuese.

“Tick tack tick tack” ka shkruar Zeneli, duke paralajmëruar një rikthim në fusha të gjelbërta.