Besoni ose jo, Messit i mungon shumë Cristiano Ronaldo – ja konfirmimi

Periskopi.com Sporti

Barcelona e Lionel Messi’t, ditën e shtunë, ka pësuarhumbje me një rezultat goxha bindës (1:3) nga Real Madridi, transmeton Periskopi.

Dhe është pikërisht argjentinasi, Messi ai që ka përfunduar në qendër të vëmendjes për shkak të një statistike mjaft interesante, ai nuk ka shënuar kundër rivalëve të përjetshëm qëkur portugez, Cristiano Ronaldo është larguar.

Në fakt, hera e fundit që Messi ka qenë vendimtar me një gol në Clasico ka qenë sezoni 2017-18, pikërisht sezoni në të cilin CR7 vendosi të largohej nga Los Blancos dhe të transferohej tek Juventus në verë.

Kujtojmë se, me fitoren e së shtunës, ekpi i Zizusë ka arritur ta kalojë Barcelonën për numrin e fitoreve në përballjet direkte: 97 me 96./Periskopi

Shokët më të ngushtë të Messit e Cristiano Ronaldos ndër vite

Periskopi.com Sporti

Gjatë karrierës së gjatë të tyre kanë pasur shumë shokë skuadre, sidomos Cristiano Ronaldo që ka ndërruar 4 ekipe deri më tani, ndërsa Messi vetëm te Barcelona. Gjithsesi, tjetër gjë është shok skuadre dhe tjetër mik ose shok i ngushtë.

Shoku i parë i Messit te Barcelona ishte braziliani Ronaldinho, i cili e mbështeti argjentinasit në fillimet e karrierës dhe së bashku dhuruan spektakël në fushën e lojës. Jo më kot ishte Messi ai që i pagoi dëmshpërblimin Ronaldinhos për të dalë nga burgu.

Më pas ishte Iniesta, nuk mbetej prapa Xavi, por me numrin 8 kishte diçka më shumë. Dy të tjerët ishin njëkohësisht, nga ku doli e famshmja MSN (Messi-Suarez-Neymar). Sidomos me Suarez, marrëdhënia e Messit ka qenë shumë miqësore, pasi familjen e tyre takoheshin shpesh dhe partneret madje ishin bërë mikesha.

Tashmë është një epokë tjetër për Messin, ndihet paksa i vetmuar pas largimit të Suarez, por edhe për faktin se së fundmi ka pasur shumë hyrje-dalje në klub. Dhe natyrisht smund të bëhet më shumë se shok skuadre, me blerjet e reja apo djemtë e ri në skuadër.

Pak a shumë e njëjta gjë edhe për Cristiano Ronaldon te Juventus, që pas largimit nga Real Madrid, nuk ka ndonjë shoqëri të ngushtë. Edhe ndopak afrimitet që kishte me Douglas Costa, ky i fundit u largua te Bayern Munchen. Në Torino, Ronaldo jashtë fushe është totalisht i përqenruar vetëm në gjërat e veta.

Ndryshe ishte te Real Madrid. Fillimisht pati miqësi me Ozil dhe Pepe, me të cilët shkonte mirë. Më pas radha do të ishte e Benzema e Marcelo. Me këtë të fundit janë të shumta shakatë, saqë janë bërë virale edhe në rrjetet sociale.

Te Manchester United, Ronaldo shoqëri të ngushtë pati vetëm me Wayne Rooney. Të dy u kthyen në makineri golash te “Djajtë e Kuq”, por shoqëria e tyre ishte edhe jashtë fushe, teksa dëfreheshin në pub-e dhe festa të ndryshme.

Po nëse Cristiano Ronaldo dhe Messi do të luanin në një skuadër, a do të ishin miq të ngushtë. Vështirë të thuhet, për mënyrën e jetesës së secilit në këtë moshë, të lidhur shumë edhe pas fëmijëve. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë, së pari do të duhet t’i shohim në një ekip…

Në pesë sezonet e fundit, Messi ka shënuar më shumë nga gjuajtja e lirë sesa Juve e PSG

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi është kthyer në një mjeshtër të gjuajtjeve të lira.

Ylli argjentinas, i cili mbron fanellën e Barcelonës, Messi, ka kthyer në specialitet gjuajtjet e lira, duke vendosur kështu edhe statistika të jashtëzakonshme.

Saktësia fenomenale e Leos nga gjuajtjet e lira ka bërë që në pesë sezonet e fundit ai të qëndrojë më mirë sesa dy superfuqi evropiane; PSG e Juventus.

Statistikat tregojnë se Messi ka shënuar 20 herë nga gjuajtja e lirë në pesë sezonet e fundit, krahasuar me PSG dhe Juventus që kanë shënuar 13, respektivisht 15 herë gjatë kësaj periudhe, përcjell lajmi.net.

Lionel Messi ka shënuar golin e 50-të nga gjuajtja e lirë gjatë së martës, me golin ndaj Real Valladolid.