Çfarë po ndodh? Messi injoron vazhdimisht Griezmannin

Periskopi.com Sporti

Mediat nëpër botë fillimisht kishin raportuar se Messi dhe Griezmann do të kenë marrëdhënie të mrekullueshme, por deri me tani nuk duket se është ashtu

Messi duket se ende nuk i ka uruar transferit të shtrenjtë të Barcelonës, Antoine Griezmann, edhe pse ky i fundit në disa intervista ka thënë se mezi pret që të luajë bashkë me argjentinasin

E derisa mendohej që Messi është në pushime dhe se nuk ka probleme me francezin, kështu nuk është dukur në ndeshjen e mbrëmshme të Barcelonës kundër Arsenalit, ku Griezmann pati minuta më se shumti.

Pasi Valverde vendosi që ta ndërronte Griezman, ai përshëndetët me të gjithë lojtarët në bankë por Messi e injoron totalisht francezin.

Messi është parë duke e injoruar sulmuesin francez edhe pas zëvendësimit ku ai nuk i flet fare.

Madje, për marrëdhëniet jo të mira të Messi me Griezmann është thënë se nuk janë të mira as gjatë stërvitjeve.