Si prodhohet trofeu i Kupës Botërore?

Periskopi.com Botërori 2018

Italia nuk është pjesë e Kupës Botërore këtë vit, por ajo mund t’ju garantojë se e ka të gatshme trofeun e Kupës Botërore. 

Prej 18 karat ari përbëhet trofeu që prodhohet në Paderno Dugnanao, një qytet i vogël afër Milanos.

Çdo katër vjet, fabrikat krijojnë një kopje të trofeut që Federata e Futbollit Botëror i jep ekipit fitues, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

I gjatë 36.8 centimetra me peshë prej 6.1 kilogramë, kupa origjinale ishte dizajnuar nga artisti Silvio Gazzaniga në vitin 1971, dhe është prezantuar në Kupën Botërore të vitit 1974 që si fitues kishte dalë Gjermania Perëndimore.

Së pari, trupi i kupës formohet në një shkritore. Metali derdhet në një enë speciale (e cila ka formën orgjinale të trofeut të Kupës Botërore) për të marrë formën e trofeut.

Më pas fillon procesi i heqjes së metalit të tepërt. Dhe në fund, vijnë në shprehje elementet njerëzore. Krejt në fund përdoret procesi i ultratingujve dhe një tretës i përshtatshëm për të siguruar që trfofeu të jetë i pastruar siç duhet për të ruajtur efektin e metalit.

Trofeu origjinal besohet se ka 73% të arit dhe vlerësohet se kushton rreth 10 milionë funta./Periskopi/