Veseli takon Çavusoglun, i tregon se çfarë pret Kosova nga Turqia

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Siç bën me dije zyra e Kryeparlamentarit, Veseli e Çavusoglu diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, për raportet e midis dy vendeve respektive dhe mundësitë e forcimit të mëtejmë të tyre.

“Kreu i Kuvendit të Kosovës e njohu shefin e diplomacisë turke me proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë, sfidat e tij të brendshme dhe zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar. Duke vlerësuar lart mbështetjen e Turqisë për Kosovën, kryeparlamentari Veseli theksoi rëndësinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në zhvillimin e brendshëm ekonomik, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës dhe zgjerimit të njohjes ndërkombëtare të tij”, thuhet në njoftimin për media të zyrës për media të Kuvendit.

Sipas njoftimit për media, kryediplomati turk, Mevlut Çavusoglu, tha se shteti i tij vazhdon të ndjekë me vëmendje zhvillimet në Kosovë, ndërsa konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e parezervë të Ankarasë zyrtare për Kosovën në të gjitha fushat.

Ministri i Erdoganit u kërkon autoriteteve kosovare dorëzimin e gulenistëve

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu ka kërkuar nga institucionet e Kosovës, që t’i dorëzojnë tek ato turke gulenistët, pasi siç tha ai “Feto është organizatë terroriste”.

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me ç’rast Pacolli e quajti atë mik historik dhe tha se ka marrë garancion që Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Ai tha se Kosova gjendet para disa sfidave të integrimit, për të cilat tha se Turqia do të qëndrojë përkrahë Kosovën.

“Sigurisht Turqia është e gatshme të na ndihmojë edhe në çdo pyetje apo kërkesë që parashtrohet në lidhje me dialogun Prishtinë – Beograd”, ka thënë Pacolli dhe njoftoi se folën edhe për sektorin ekonomik, ku Pacolli tha se u bëri thirrje që të vazhdojnë me investimin në Kosovë.

Ndërsa ministri turk theksoi se Turqia ka lidhje historike me popullin e Kosovës dhe tha se janë duke e realizuar kampanjën për të lobuar për njohje të Kosovës. Po ashtu, ai tha është duke u angazhuar që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, siç është Interpoli.

“Firmat turke në Kosovë janë në rritje e sipër dhe duam që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë”, tha ai.

Ministri turk tha se Organizata për arsim “Marif” ka dëshirë të hapë shkolla dhe është e gatshme të marrë përsipër edhe shkolla të tjera në Kosovë, nëse i lejohet, ndërsa sërish përmendi shkollat e Gulenit ku tha se Feto është organizatë terroriste dhe u bëri thirrje institucioneve kosovare që t’ua dorëzojnë gulenistët.

Ndryshe, nga Kosova këtë vit janë depërtuar 6 gulenistë, 5 nga të cilët ishin mësimdhënës dhe një mjek.

 

Njeriu i Erdoganit vjen në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovës. Ai gjatë qëndrimit në Kosovë do të ketë takime me krerët e shtetit. Presidentin Hashim Thaçi do ta takoj nesër në mbrëmje, derisa kryeministrin Ramush Haradinaj, të shtunën në mëngjes.

Vizata e ministrit të  Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, është e  parë e një zyrtari të lartë të Turqisë që vjen për vizitë në Republikën e Kosovës pas skandalit me deportimin e gjashtë ‘gylenistëve’, ngjarje kjo që shkaktoi një acarim të raporteve ndërshtetërore.

Madje ishte shoqëruar me deklarata të ashpra të presidentit turk Erdogan në drejtim të kryeministrit Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme dhe shefin e AKI-së pas skandalit.

Në zyrën e kryeministrit të Kosovës e kanë konfirmuar për Express se takimi mes Ramush Haradinaj dhe ministri të Turqisë, Mevlut Cavusoglu, do të ndodh të shtunën.

“Nesër nuk do te ketë takim për shkak se kryeministri është i zënë me agjendë. Ky takim do të zhvillohet të shtunën në ora 9:00” .

Kurse, zyra e Presidentit ka bërë me dije se në agjendën e Hashim Thaçit është paraparë që nesër të zhvillohet takimi mes ministri të Turqisë, Mevlut Cavusoglu. Ky takim pritët të ndodh nga ora 18:30.

Turqia nuk i bindet SHBA-së, heq dorë nga sanksionet kundër Iranit

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se shteti i tij nuk do t’i përgjigjet sanksioneve të reja të SHBA-së kundrejt Iranit, duke shprehur edhe një herë mospajtimësitë me amerikanët.

“Ne ju kemi thënë që nuk do t’iu bashkohemi këtyre sanksioneve”, tha Cavusoglu në takim me asistentin e sekretarit të Thesarit të SHBA-së në Ankara, raportoi “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

“Ne blejmë naftë nga Irani dhe e blejmë në kushte të përshtatshme. Cili është opcioni tjetër?”,  u shpreh ai.

“Derisa ne po shpjegojmë pse nuk do t’u bindemi këtyre sanksioneve, ne gjithashtu kemi shprehur të gjeturat tona që këto sanksione të SHBA-së nuk janë të përshtatshme për ne”, shtoi ai.

Ministri turk po ashtu theksoi se Turqia është e gatshme të pajtohet me BE në të ardhmen dhe po planifikon të mbajë takime tripalëshe me vendet e shquara evropiane si Franca./Periskopi/