BE-ja paralajmëron për rrugëtim të gjatë deri në Brexit

Periskopi.com Lajme

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ende ka nevojë për shumë punë në lidhje me Brexit, edhe pse është arritur draft-marrëveshja për largimin e Britanisë nga BE.

“Ende kemi një rrugë të gjatë para nesh, të dyja palët” ka deklaruar shefi i negociatave Michel Barnier.

BE-ja ka caktuar një seri takimesh duke filluar nga 25 nëntori ku planifikohet aprovimi i marrëveshjes për Brexit.

Kryeministrja britanike Theresa May ka siguruar mbështetjen e kabinetit për draft-marrëveshje, megjithatë e pret një rrugë e vështirë për aprovimin e saj në parlament.

Ndërsa Ministri për Brexit Bominic Raab ka dhënë dorëheqje me ç’rast ka thënë se nuk mund ta pranojë një marrëveshje të tillë.