Lirohet Michel Platini: Ja për çfarë më pyetën

Periskopi.com Sporti

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës Michel Platini ka lënë dhomën e paraburgimit në një rajon policie në Paris të Francës.

Ish-presidenti i UEFA-s është marrë në pyetje nga hetuesit francezë kundër korrupsionit lidhur me favorizimin e mundshëm për organizimin e Kupës së Botës në Katar 2022.

Avokati i tij, William Bourdon tha se Platini është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë akuzë ndaj tij, por ai është marrë në pyetje thjesht për arsye teknike.

Ish-mesfushori francez dhe tre herë fituesi i “Topit të Artë” gjithmonë ka mohuar çdo akuzë të bërë ndaj tij.

“Zgjati shumë, por duke parë numrin e pyetjeve nuk mund të ndodhte ndryshe”, tha Platini pasi doli nga ambientet e rajonit policor.

“Më kanë pyetur për 2016 Euro, Kupën e Botës në Rusi, PSG-në, FIFA-n”, vijoi më tej francezi, duke mos përmendur asnjë pyetje në lidhje me Botërorin Katar 2022, ku mendohet se ai ka marrë para për të favorizuar vendin nga Lindja e Mesme para konkurrentëve të tjerë.

Katari mundi ofertat nga SHBA, Australia, Koreja e Jugut dhe Japonia

Legjenda franceze dhe njeriu që e nxori futbollin shqiptar nga lloçi, Michel Platini arrestohet për korrupsion

Periskopi.com Sporti

Ish presidenti i UEFA-s dhe ish fituesi i Topit të Artë, Michel Platini, është arrestuar për shkak se dyshohet se përmes korrupsionit i dha të drejtën e organizimit të Botërorit të vitit 2022, Katarit.

Legjenda franceze ishte zgjedhur president në vitin 2007 dhe kishte qëndruar në atë pozitë deri në vitin 2015 kur u shkarkua nga komisioni etik i FIFA-s, përcjell Periskopi nga Daily Mail.

Mediumi francez Mediapart pretendon se Platini u mor si dëshmitar i dyshuar sot në mëngjes si pjesë e hetimeve mbi këtë çështje.

Në dhjetorin e vitit 2010, në mënyrë kontroverse, Katari ia doli të bëhej nikoqir i Kupës së Botës 2022, duke e pasuar Botërorin e vitit të kaluar Russia 2018.

Në vitin 2014 Platini e kishte pranuar se e kishte pasur një takim sekret me zyrtarin Mohammed Bin Hammam, pak para se të jepte votën e tij për Katarin.

Përmes ndryshimeve që i bëri Platini në UEFA, duke e rritur shpërblimin për skuadrat e vogla në rrethet e para kualifikuese për Europa League dhe Champions League, e të cilat mbesin në fuqi, ekipet shqiptare dhe ekipet e tjera të vogla të vendeve evropiane, ia panë hairin dhe shënuan suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. /Periskopi