Ndërron jetë djali 8-vjeçar i ish-futbollistit të Fiorentinas, ra nga ballkoni

Periskopi.com Sporti

Michele Bacis, ish-futbollisti i Fiorentinas është në zi pas vdekjes së të birit 8-vjeçar, i cili ra nga ballkoni.

Raportohet se djali ishte duke luajtur në ballkon gjatë mbrëmjes së kaluar, kur i rrëshqiti këmba dhe ra nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Ai u dërgua me emergjencë në spital, por vdiq nga lëndimet.

40-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube si Atalanta, Fiorentina, Arezzo, Genoa, Avellino, Cremonese, Monza dhe Paganese para se të pensionohej në vitin 2011.

Ai më pas kaloi edhe një kohë si trajner në akademinë e Arezzos.