Presidenti Trump e dëbon nga dhoma shefin e kabinetit të tij veç pse po kollitej (Video)

Periskopi.com Fun

Mick Mulvaney, shefi i kabinetit të presidentit amerikan Donald Trump, së fundi e pësoi keq nga ky i fundit ku u përzu nga intervista për shkak se po kollitej.

“Nuk më pëlqen kjo, e di, nuk më pëlqen kjo. Nëse do të kollitesh, të lutem dil nga dhoma. Ti nuk duhet, thjesht nuk duhet të kollitesh.”

Këto janë fjalët qortuese që Donald Trump ia dha shefit të kabinetit të tij gjatë intervistës me George Stephanopoulosin e kanalit të famshëm, ABC, përcjell Periskopi.

“Kur do t’i shihni deklarimet e mia financiare, në një pikë mendoj se do të publikohen, do të mahniteni nga puna që kam bërë. Shumë shumë punë e madhe, më e madhe se e çdokujt… janë deklarime financiare fantastike.” – ishte duke thënë Trump. /Periskopi