Shembet përfundimisht restoranti i Mihal Kokëdhimës

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar procesi i shembjes së restorantit të Mihal Kokëdhimës, pronari që dhunoi turistët spanjollë.

Rreth orës 13:00, dy fadromat e IKMT-së kanë shembur godinën në fjalë dhe më pas janë larguar.

Siç mund ta shihni edhe nga videoja, aktualisht në këtë zonë ku ka vetëm rrënoja nuk ndodhet asnjë punonjës policie, po ashtu as edhe një familjar.

Ju kujtojmë se dhunimi që Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” u bëri turistëve spanjollë bëri të mundur që organet shtetërore të bënin kontrollet përkatëse mbi restorantin, ku rezultoi që ishte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.

Plas ironia me videon e Mihal Kokëdhimës, aktori i humorit imiton biznesmenin

Periskopi.com Lajme

Video e pronarit të një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokedhimës, i cili shkaktoi incidentit me disa turistë spanjollë në bregdetin jugor shqiptar gjatë javës së kaluar bëhet virale.

Një tjetër personazh i njohur i shoubizit shqiptar ka ironizuar me këtë ngjarje, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Bëhet fjalë për aktorin e ri por shumë të njohur të humorit shqiptar, Olsi Bylyku, i cili shfaqet protagonist në një video duke “tentuar” të thyejë xhamin e një automjeti në ecje, ndërsa kishte hipur mbi kofano.

Pa thirrjeve të shumta të Olsit, automjeti ndalon dhe aktori. Pasi zbret nga kofano, Olsi i drejtohet dritares së shoferi, të cilit i jep një telefon celular, duke i thënë “e kishe harruar te lokali”…!

Pas incidentit, mbyllet restoranti i Kokëdhimës

Periskopi.com Lajme

Ky është restoranti i Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo.

Dyert e këtij biznesi tashmë janë të mbyllura, pas incidentit që ndodhi me turistët spanjolle.

Shezlongët dhe karriket e restorantit, kanë mbetur bosh. Megjithatë, disa turistë që kanë pronotuar më herët, po vazhdojnë të qëndrojnë në dhomat poshtë restorantit.

“Kemi ardhur këtu që në datën 8 gusht. Për mua Porto Palermo është vendi më i bukur në Shqipëri. Për të fjetur jemi tek Panorama. Restoranti është i mbyllur sot. Është i hapur vetëm për ata që kanë pronotuar”- thotë një pushues.

“Restoranti sot është i mbyllur. Është i hapur vetëm për klientet që kanë pronotuar ditë më parë dhomat. Vendi këtu është fantastik. Nuk e di motivin përse sot paska kaq pak njerëz. Dje përshembull këtu ishte plot me njerëz dhe nuk e di se çfare ka ndodhur”- thotë pushuesja.

Plazhi i Porto Palermos, ngjtiur me restorantin e Mihal Kokëdhimës, është i mbushur me turistë të huaj të cilët kanë ardhur me makinat e tyre ose me kamper. Në padijeni të incidentit, ata po i vazhdojnë të qetë pushimet.

“Erdhëm sot. Kemi ardhur nga Bari, Itali. Po rrimë në një hotel në Dhërmi. Mikëpritja ishte fantastike. Po e shijojmë çdo gjë. Vendin, njerëzit. Deti është spektakolar. Nuk dija shume për Shqipërinë, por po më pëlqen shumë si vend. Këtu në Porto Palermo është shumë qetë. Njerëzit rreth e qark janë shumë miqësore”- tha një pushuese.

Më pëlqen shumë këtu në Porto Palermo. Kemi ardhur përpara katër ditësh në Shqipëri dhe sot erdhëm këtu në Porto Palermo. Është shumë bukur dhe shumë qetë. Kemi vizituar disa vende këtu në Shqipëri”- u shpreh një pushues tjetër.

“Deti është pak i ftohtë por më pëlqen shumë këtu. Kemi ardhur me kamper”- tha një pushues.

Nga ambjentet e këtij restoranti na u përgjigj një person i cili tha se restorani është mbyllur. Ai refuzoi të jepte shpjegime të metëjshme.
Pavarësisht tentativës së Bashkisë së Himarës për ta shembur në vitin 2012, si objekt pa leje, biznesi vijoi të ushtrojë aktivitetin për vite me radhë mbi pronë publike, teksa aktualisht ndodhet në proces legalizimi. Aktualisht po verifikohet nëse pronari e ka regjistruar si aktivitet dhe nëse i paguan apo jo detyrimet shtetërore.

“Spanjollët ikën pa paguar dhe ia shanë gruan” – flasin kushërinjtë e pronarit

Periskopi.com Lajme

Persona që kanë qenë të pranishëm në restorantin “Panorma” në Porto Palermo në momentin kur ka ndodhur incidenti mes pronarit Mihal Kokëdhima dhe grupit të turistëve spanjollë, japin dëshmi mbi atë se çfarë kanë parë.

Një klient, i cili njëherësh është i afërt i Mihal Kokëdhimës dhe që e frekuenton çdo vit restorantin e tij, ka qenë i pranishëm në momentin e incidentit. Ai pretendon se turistët spanjollë të shoqëruar nga dy shqiptarë, i kanë ofenduar Mihal Kokëdhimës bashkëshorten e tij si dhe stafin, edhe kamerieret vajza.

Sipas tij, në një dëshmi dhënë për Report Tv, turistët nuk kanë dashur të paguajnë pasi kishin konsumuar ushqimin duke pretenduar se nuk u kishte ardhur në tryezë lloji i peshkut që ata kishin porositur.

“Kam qenë klient për çdo vit, duke ngrënë ushqim. Jam njeri i tij, dhe nuk e them se jam njeri i tij. Në restorantin e tij është të hash ushqim me gjithë familjen, edhe ndjen një kënaqësi të plotë dhe të pastër. E ka ngritur që nga guri i parë me gjakun e tij. Ata njerëz që erdhën atë ditë me ata dy shoqërues shqiptarë, ata ofenduan gruan e tij dhe ata që shërbyen në mënyrë perfekte se atje ka edhe kameriere. Atë e fyen aq rëndë sa ai momentalisht humbi logjikën.

Unë kam qenë në restorant. Tek ky incident që ka ndodhur nuk është mirë për asnjë familje shqiptare. Por e vërteta të dalë siç është. Ata u ngritën dhe i goditën brenda në lokal, i goditën gruan dhe i shanë gruan, nga grupi spanjoll dhe shqiptarët. Vet spanjolli i ka goditur gruan, për këtë që them mbaj përgjegjësi”, shprehet i afërti i Mihal Kokëdhimës.

Ndër të tjera, ai zbulon se një vit më parë, Mihal Kokëdhima ka marrë gjobë 60 milionë lekë të vjetra nga shteti, por këmbëngul se ai ka qenë i rregullt me gjithçka në restorantin e tij.

Në fakt, restoranti dhe hoteli “Panorma”, rezulton të jetë pa leje, dhe në proces legalizimi, ndërsa në vitin 2012 bashkia e Himarës e ka shembur një herë për shkak të mos pasjes së lejes për ndërtimin buzë detit.

“Ai u kërkoi të bënin pagesën dhe ata i thonin nuk më dhe këtë peshkun, nuk më dhe atë. Zotëri i tha ai i ke të gjitha në tavolinë edhe në menu me kupon të rregullt me të gjitha. Vjet e kanë gjobitur edhe 60 milionë lekë shteti shqiptar kur ai nuk ka pasur asnjë lloj gabime. Ai i ka paguar të gjitha. Ai në çdo lloj mënyre të jetës më të sinqertë se ai njeri nuk mund të gjesh. Mua mund të më gjesh gabime, por atij njeriu nuk i gjen gabim” “, thotë ai.

Ndërkohë, një tjetër person që kishte qenë në restorant së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët, thotë se e ka parë incidentin dhe se debati më tej ka vijuar jashtë restorantit derisa pronari ju hodh mbi makinë turistëve spanjollë teksa ata largoheshin nga biznesi i tij në Porto Palermo.

“Unë isha me familjen dhe ndodhi një keqkuptim dhe spanjollët u çuan dhe po debatonin. Pronari i lokalit debaton dhe po fliste me dikë tjetër. Çohet një çun qeros dhe e ofendon pronarin. Biseduan jashtë, ai mori makinën dhe ikën”, shprehet një tjetër turist.

Mihal Kokëdhima sot u la në masë arresti me burg nga Gjykata e Vlorës për kanosjen ndaj turistëve spanjollë.

Kokëdhima u hodh mbi makinën e tyre dhe qëndroi mbi kofano të furgonit në ecje përreth 3 kilometra rrugë duke qëlluar dhe thyer xhamin e përparmë. Sot në gjyq ai tha se turistët donin ta shtypnin dhe se ai ju hodh makinës për të shpëtuar. Xhamin e theva për tu mbajtur tha 51-vjeçari, ndërsa shtoi se nuk i ka prekur me dorë turistët që në këtë udhëtim shoqëroheshin nga dy shqiptarë.

Sot, restoranti është i mbyllur.