“Hoqa dorë nga dieta vegjetariane për rikthimin në ring”

Periskopi.com Sporti

Pas një pushimi 15-vjeçar, Mike Tyson do të rikthehet në ring më 28 nëntor, në një duel “show” ndaj Roy Jones Jr. Kjo sfidë do të zhvillohet në Kaliforni, një duel me 8 raunde, nga 2 minuta secili.

Duke folur për këtë përballje, Tyson shprehet se ka hequr dorë nga jeta e tij prej vegjetariani. “Ndërpreva dietën vegjetariane, pasi më duhej të përballoja stërvitjen e vështirë”, tha “Iron Mike”

Dieta që përdorja nuk me jepte forcën e duhur për të qenë rezistent në ring dhe të kisha shumë energji. Sot ha vetëm mish dhe gjëra të tilla, që më japin mundësi të jem në formë”, tha Mike Tyson.