Kjo është përgjigja briliante e Tyson kur pyetet se a do të luftonte me një gorillë apo kangur

Periskopi.com Sporti

Legjenda e boksit, Mike Tyson u pyet në mënyrë të çuditshme nga youtuberi, Logan Paul nëse ai do të luftonte me një gorillë apo një kangur po ta kishte shansin, transmeton Periskopi.

Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse do të ishte në xhungël dhe do të duhej të luftonte me një gorillë “deri në vdekje”, ‘Iron’ Mike u përgjigj: “Oh, unë do të ulja kokën poshtë. Unë nuk po luftoj me ty.

“Unë nuk do të përpiqesha ta luftoja atë. Thjesht do ta ulja kokën dhe ai do ta dinte se ai ishte shefi […]”.

Kujtojmë se, ish kampioni i botës dikur u përpoq të luftonte me një gorillë argjendi për 10,000 dollar kur vizitoi kopshtin zoologjik në vitet 1980 me partneren e tij të atëhershme Robin Givens. /Periskopi