Zyrtare: Barcelona kompleton transferimin e lojtarit

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka peshkuar përsëri në Holandë.

Katalanasit kanë zyrtarizuar blerjen e 20-vjeçarit Mike van Beijnen nga ekipi U21 i Nac Breda.

Mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë dhe do të përforcojë skuadrën e dytë të Barçës, transmeton Periskopi.


Klauzola për prishjen e kontratës së tij është 100 milionë euro.

Van Beijnen është djali i menaxherit të Frenkie de Jong, Ali Dursun.

Ai është holandezi i tretë i blerë nga Barcelona në këtë merkato pas De Jong dhe Ludovits Reis. /Periskopi.com/