Sot bëhet një vit që kur Van Dijk vendosi taksën 100 për qind ndaj kundërshtarëve

Periskopi.com Sporti

Virgli van Dijk akutalisht është mbrojtësi më i mirë në botë dhe atë nuk ka arritur që ta driblojë asnjë kundërshtarë tash e 365 ditë

Holandezi u transferua për shumën e 85 milionë eurove nga Southamptoni te Liverpooli dhe për çmimin e tij në fillim është diskutuar shumë, ndërsa sot në bazë të cilësive që po tregon Van Dijk po etiketohet si mbrojtësi më i mirë në botë, shkruan Periskopi.

27 vjeçari është mbrojtësi i vetëm në botë që nuk është driblual fare nga kundërshtarët këtë edicion.

Ai për herë të fundit është dribluar saktësisht para një viti, në ndeshjen kundër Newcastlen.

Mikel Merino është futbollisti i fundit që e ka dribluar holandezin më 3 prill të vitit 2018.

Kujtojmë që Liverpooli është në garë serioze për titull këtë edicion dhe njëri nga më meritorët është pa asnjë dyshim Virgil van Dijk. /Periskopi/

Aubameyang do të shkëlqente te klubi i madh

Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Mikel Merino beson se bashkëlojtari i tij, Pierre-Emerick Aubameyang do të shkëlqente te Real Madridi.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi nga Gaboni ka qenë shumë herë i lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra nga Bernabeu, mirëpo një gjë e tillë nuk është realizuar ende.

“A mund të luajë Aubameyang për Realin? Sulmuesit atje duhet të shënojnë dhe të bëjnë diferencën dhe ai do të mund ta bënte këtë”, deklaroi Merino.

“Ai do të përshtatej shumë mirë. Ai është duke bërë atë që Real Madridi kërkon nga sulmuesit e saj. Nuk e di pse nuk do të mund të luante atje”, përfundoi ai. /Periskopi.com