Kryeministri rus rezulton pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov, do të kryejë përkohësisht detyrat e tij.

Mishustin njoftoi se ishte i infektuar me coronavirus gjatë një telefonate me Presidentin rus, Vladimir Putin. Megjithëse ende nuk është e qartë se si është gjendja e tij, një agjenci lajmesh raportoi se kishte temperaturë të ngritur prej 39 gradë.

I dashur Vladimir Vladimirovich, sapo kam zbuluar se testet që dhashë për coronavirus janë pozitive. Në përputhje me rrethanat … Do të shkoj në izolim, duke përmbushur urdhërat e mjekëve të mi. Kjo është e nevojshme të bëhet për të mbrojtur kolegët e mi”, raportoi Mishustin para Putin gjatë një telefonate.

Ndryshe kryeminstri i tanishëm i Rusisë u emërua në detyrë në janar të këtij viti.