‘Miku i studimeve’ që Kurti e emëroi në Bordin e Infrakosit mban edhe 5 pozita të tjera të punës

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Dërmaku, është emëruar drejtor Bordi i “Infrakos”, ky emërim vjen nga miku i tij i studimeve, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësuar se Artan Dërmaku, përveç punës së re që ka tani, ai mban edhe 5 pozita të tjera të punës si profesor.

Nga viti 2007, Arta Dërmaku është i punësuar në Universitetin e Prishtinës, konkretisht në Fakultetin Teknik si asistent profesor i rregullt.

Nga viti 2013, anëtari i VV’së është punësuar në Universitetin e Gjilanit, edhe këtu si profesor i rregullt.

Nga vitit 2014, Dërmaku  është punësuar në Universitetin e Prizrenit, konkretisht në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike si profesor i rregullt, shkruan Gazeta Metro.

Artan Dërmaku ligjëron edhe në Kolegjet private, ai mban dy pozita si profesor, njërën në Kolegjin AAB e tjetrën në Kolegjin Iliria.

Kujtojmë se Arton Dërmaku nga kryeministri në detyrë quhet si ‘mik i studimeve’, ai e ka emëruar atë në Bordin e ‘Infrakosit’ për ta çkapur korrupsionin.m

 

‘Jam kërcënuar me jetë’ – Sekretari i ministrisë denoncon në polici dhe tek Kurti mikun e ministrit Abdixhiku

Periskopi.com Lajme

Betim Reqica, sekretar në Ministrinë për Infrastrukturë e Ambient, e ka denoncuar sot në polici për kanosje biznesmenin Valon Ademi.

Përveç denoncimit në polici, Reqica për këtë veprim të shokut të shefit të tij, ministrit Lumir Abdixhiku, e ka njoftuar edhe kryeministrin Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

“Sot më datën 13/02/2020, në ora 8:11 të mëngjesit kam pranuar një kanosje të drejtpërdrejt përmes telefonit nga Valon Ademi pronar i kompanisë “2 A Group Sh.P.K, ku jam fyer dhe kam pranuar kërcënime me jetë për mua dhe familjen time”, thuhet në letrën që Reqica ia ka dërguar kryeministrit Albin Kurti, ministrës së drejtësisë Albulena Haxhiut dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt.

Sipas letrës së Reqicës, të cilën e ka siguruar Insajderit, zyrtarët e kësaj ministrie kishin pasur edhe më herët problemet të ngjashme.

“Valon Ademi tash e një kohë njihet për veprimet e tij kërcënuese edhe ndaj ish-zyrtarit përgjegjës të prokurimit, Besim Tahirit, në kohën e ministrit Lutfi Zharku. Rasti për këtë sulm dhe kanosje ndodhet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në zhvillim e sipër”, thuhet në këtë shkresë zyrtare.

Reqica ka njoftuar të tretë Kurtin, Haxhiun dhe Qalajn se e ka denoncuar edhe zyrtarisht në Policinë e Kosovës rastin e kërcënimit nga Ademi.

“Kërkoj nga të gjitha organet për luftimin e krimit dhe zbatimin e ligjshmërisë kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme për të ofruar ambient të qetë në zbatimin e detyrave zyrtare”, thuhet në shkresën e sekretarit Reqica.

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm në të cilin është përfshirë biznesmeni Ademi.

Ai pati bërë jehonë në publik me një kërcënim ndaj një zyrtari tjetër publik, edhe para tri viteve e gjysmë. Kishte kaluar 48 orë në burg për kanosje.

Më 20 korrik të vitit 2016 ishte denoncuar nga Besim Tahiri, atëkohë zyrtar i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës.

Tahiri kishte pohuar se është kërcënuar nga Ademi për shkak të një tenderi të zgjerimit të rrugëve. Aty ishte shpallur fitues kompania “Al Trade”, dhe kishte dalë humbëse kompania “Alko Impex”, pronë e kërcënuesit Valon Ademi.

Ky rast ende nuk ka epilog përfundimtar gjyqësor. Ende është në zhvillim e sipër në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

 

 

Pse Albin Kurti dhe Edi Rama dje u takuan me mikun e Vladimir Putinit?

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë në objektin e Kryeministrisë në Tiranë, Edi Rama dhe Albin Kurti u takuan për herë të parë pasi Lëvizja Vetëvendosje doli fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Për gati katër orë, të dy liderët me dyer të mbyllura diskutuan për tema me rëndësi për të dyja vendet. Është Rama që tek në mesnatë doli me një reagim në Facebook, ku ndër të tjerash postoi një fotografi ku bashkë me ta shihej edhe aktori francez, Gérard Depardieu,  mik i ngushtë i presidentit Vladimir Putin,  i cili i ofroi pasaportë dhe përqafim shumë të ngrohtë, raporton Periskopi.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e ka quajtur ‘aktor të madh’ Gérard Depardieu, historia e të cilit çon në prehrin e Putinit, destabilizuesit më të madh të Ballkanit.

‘’Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”’’, ka shkruar Rama në Facebook.

Por kush është Gérard Depardieu dhe si e ‘tradhtoi’ Francën për Rusinë?

Aktori francez, i cili luajti në mbi 170 filma gjatë pesë dekadave të fundit mori  nënshtetësinë ruse në janar të vitit 2013, ceremoni e përcjellur me një përqafim të ngrohtë nga Vladimir Putin. Depardieu kishte deklaruar se po e braktis Francën për shkak të pakënaqësive ndaj taksave të larta, kështu duke gjetur ngushëllim në Rusi, vend të cilin e quan ‘demokratik’. Pas marrëdhënieve komode me Putinin,  Depardieu   doli edhe në favor të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Kur ish-presidenti Francois Hollande i telefonoi aktorit më 1 janar të atij viti, për të kuptuar vendimin për t’u larguar, Depardieu e akuzoi atë për mos vlerësim të suksesit.

Depardieu u kishte thënë  gazetarëve rusë se “Unë e dua presidentin tuaj Putin dhe kjo dashuri është e ndërsjellë’’.

Depardieu edhe më herët ishte person favorit në Rusi, pasi shpesh ishte shfaqur si personazh  në  fushata reklamuese. Ai gjithashtu punoi atje më 2011 në një film ku bëhej fjalë për murgjin rus, Grigory Rasputin, për shkak ishte takuar enkas për diskutim me Putinin.

Kritikët e tij në Francë e shikojnë qëndrimin e Depardieut si fatkeqësinë më të madhe të aktorit në jetën e tij.

Gazeta Le Monde kishte shkruar se ‘’zgjidhja e aktorit për t’u bërë qytetar rus është një gjest i hapur i mashtrimit dhe refuzimit ndaj kombit francez.

‘’Kur një nga yjet më të famshëm dhe të dashur të filmit në Francë heqë dorë nga pasaporta e tij  dhe fluturon nga familja kombëtare, kjo  mund të interpretohet si një akt tradhtie.

Në zgjedhjet e vitit 2018 në Rusi, Gérard Depardieu kishte votuar për herë të parë si shtetas në ambasadën ruse në Paris. Njerëzit ishin revoltuar mjaft shumë, aq sa e fyenin dhe përçmonin nëpër rrjete sociale.

Gérard Depardieu akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Skandalet e aktorit francez nuk përfundojnë tek Rusia. Në gusht të vitit 2018, një gjykatë franceze ngriti aktakuzë ndaj Depardieus, për dyshimet se sulmoi seksualisht aktoren 22-vjeçare, në shtëpinë e tij në Paris.

Po ashtu, Depardieus ishte arrestuar dhe burgosur për drejtimin e skuterit të tij nëpër Paris në një gjendje intoksikimi.

Depardieu dëshiron takim edhe me Erdoganin

Gérard Depardieu duket se nuk mjaftohet me pasaportën ruse. Gjatë një udhëtimi në Korenë Veriore, aktori njoftoi se planifikon të kërkojë nënshtetësinë turke dhe të takohet me presidentin Erdogan.

“Unë do të vizitoj Turqinë në tetor dhe do të flas me presidentin Rexhep Tajip Erdogan, u citua Depardieu duke thënë nga gazeta turke Aydınlık./PERISKOPI/

 

 

Kur keni një mik në zyrë, jeni më të lumtur dhe më produktiv në punë

Periskopi.com Showbiz

Shumica e njerëzve kalojnë më shumë kohë në punë sesa në shtëpi, kështu që është e natyrshme që ata janë të prirur të krijojnë lidhje me kolegët e tyre. Përtej një marrëdhënieje profesionale, është e rëndësishme të kesh dikë që feston arritjet e punës tënde dhe në të njëjtën kohë, të dëgjon kur të duhet të flasësh për çështjet e tua personale. Përndryshe, vendi i punës do të bëhej një mjedis i vetmuar dhe izolues.

Sipas një studimi të kryer nga Gallup, një kompani globale e specializuar në burimet njerëzore, të kesh të paktën një mik në punën tënde të ndihmon të performosh më mirë dhe të lejon të jesh më inovativ, gjë që mund të çojë në të ardhura më të larta.

Ne dëshirojmë të ndajmë me ju këtë hetim që përcaktoi vlerën e të pasurit një mik në zyrë.

Krijon më shumë mundësi për t’i përfunduar gjërat

Sipas këtij studimi, të kesh një mik në punë mund të të inkurajojë të shkosh në punë pasi është vendi ku mund të kalosh kohë me atë person që të pëlqen dhe, për këtë arsye, të jesh i lumtur.

Për shkak të kësaj, ka 7 herë më shumë gjasa që ju do të dëshironi të përfshiheni më shumë në projektet e kompanisë, qoftë duke shkëmbyer ide ose duke rritur punën tuaj.

Ekziston gjithashtu rreth 20% më pak shans që të lini pozicionin tuaj ose vazhdimisht të kërkoni mundësi të tjera. Studimi tregon gjithashtu se 50% e punonjësve që punojnë së bashku me një mik ndërtojnë një lidhje speciale me kompaninë në krahasim me 10% të atyre që mbajnë vetëm marrëdhënie profesionale.

Dy të tretat e grave besojnë se të kesh një mik në zyrë është thelbësore për të punuar mirë

Paga, mundësitë për rritje profesionale brenda kompanisë dhe përfitimet siç është sigurimi mjekësor janë disa nga faktorët kryesorë që njerëzit i konsiderojnë kur kërkojnë punë.

Sidoqoftë, sipas hulumtimit, dy të tretat e grave pranojnë se aspekti social është gjithashtu një “arsye e rëndësishme” për të zënë një vend pune. Kultura brenda një kompanie është thelbësore në mënyrë që personi të mund të shijojë një jetë më të shëndetshme.

Miqtë zhvillojnë një dinamikë që shkakton risi, duke bërë që bizneset të rriten

Mbajtja e një miqësie në vendin e punës mund të çojë deri në 12% më shumë fitime pasi punonjësit ndjejnë një lidhje më të madhe me anëtarët e ekipit të tyre. Kjo do të thotë që ata janë më të gatshëm të marrin rreziqe që mund të çojnë në risi.

Për më tepër, për shkak të besimit që ata kanë ndaj njëri-tjetrit, mbikëqyrësit kanë tendencë të vlerësojnë performancën e tyre, atë të ekipit dhe kompanisë në përgjithësi si pozitive, gjë që mund të rezultojë në një rritje të pagave, një promovim ose shpërblim për arritjet e tyre.

Për më tepër, do të keni më pak të ngjarë të përjetoni ndjenja negative, siç janë shqetësimi, stresi dhe lodhja pas një dite në punë.

Ka një shans 36% më të vogël të aksidenteve në punë

Si për burrat ashtu edhe për gratë, të kesh një mik më të mirë në zyrë çon në performanca më të mira. Sipas hetimit, 6 nga 10 ndërmarrjet, punonjësit e të cilave kanë marrëdhënie personale dhe profesionale bëhen pjesë e 36% më pak incidentesh sigurie.

Kjo ndodh sepse punëtorët e tyre kanë një lidhje më të fortë me bashkëmoshatarët e tyre dhe janë të detyruar të ndërmarrin veprime pozitive që i sjellin përfitime kompanisë.

A mendoni se është e përshtatshme të keni një mik në punë? Apo besoni se marrëdhëniet duhet të jenë rreptësisht profesionale? Ndani mendimet tuaja me ne dhe na tregoni nëse keni një lidhje të veçantë me një koleg.

 

Haziri: Ambasadori zviceran u soll si mik i Kosovës, e turpshme deklarata e Pal Lekajt

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran në Kosovë, kur tha se ata po investojnë ndërkohë që në Kosovë po bëhet hajni përmes pensioneve të veteranëve të rrejshëm.

Ndërkohë për ata që kërkojnë largimin e tij nga Kosova thotë se kjo është e turpshme.

Haziri thotë se ambasadori zviceran është treguar mik i vërtetë me shqiptarët.

“Ai është sjell, jo si diplomat, por si mik i Kosovës, ai ka folur në Skenderaj si miku më i mirë i shqiptarëve të Kosovës. Nëse dikush si ai përmend probleme të faktuara me të cilat sot prokuroria merret, ne nuk duhet me pas kurrfarë tjera përveq me i thanë faleminderit……pastaj e turpshme është me kërku me largu apo me shpall personan non grata ambasadorin vetëm pse është treguar miqësor me Kosovë”, thotë Haziri

Pas tre muajve, bëhet e gjallë Elvana Gjata (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Elvana Gjata është bërë e gjallë!

Pas një periudhe prej më shumë se tre mujore nga incidenti në bllok, këngëtarja dihet tashmë ku është, me punë e me lokacion!

Elvana momentalisht gjendet në Prishtinë, në atelienë e Valdrin Sahitit ku po bëhen përgatitjet e fundit për premierën e filmit ‘Dy gisht mjaltë’.

Lajmin e ka zbuluar miku i saj i Ermali i cili në foto shprehet: “Kjo foto u shkrep nga @elvanagjataaaa që vetëm mu më nxjerr keq… #2Gisht Mjaltë së shpejti në të gjitha Kinematë”.

Duket se sonte po punohet në setet fotografike të premierës së filmit. /Prive

https://www.instagram.com/p/BsjHmr3FDlz/

 

Thaçi: Ashdown, zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO’s në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e diplomatit britanik Paddy Ashdown, mik i Kosovës.

Thaçi shkruan se ai i ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë, transmeton Periskopi.

Ashdown vdiq dje në moshën 77 vjecare, pas një sëmundjeje të shkurtër. Vuante nga kanceri në fshikëz.

Ja postimi i plotë:

Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdoën. Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Ashdoën ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës. Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe popullit britanik. HTH

Dy mënyra për largimin e stresit

Periskopi.com Shëndeti

Stresi pa dyshim që është shumë shqetësues në jetën e përditshme, mirëpo dinamika e sotme e punës dhe stilit të jetës, e bënë shumë të vështirë një ambient ku stresi nuk është i pranishëm.

Ju sjellim më poshtë dy mënyra për ta luftuar stresin:

Dëgjoni muzikë

Nëse ndjeheni të rraskapitur nga stresi, provoni të merrni një pushim të vogël dhe lëshoni muzikë. Muzika e qetë ka ndikim të mirë në mendje dhe trup, mund të ulë shtypjen e gjakut, si dhe të ulë kortisolin- hormoni i cili lidhet me stres.

Telefoni ndonjë mik

Kur ndjeheni të stresuar, merrni pushim dhe telefoni një shok për të ndarë së bashku problemet. Lidhjet e mira me miqë janë të rëndësishme për një jetë të shëndetshme dhe pa stres.