Dramë në derbin Milan – Lazio: ‘Rossonerët’ fitojnë me përmbysje, marrin kreun

Periskopi.com Sporti

Kryesuesja e tabelës së Serie A, skuadra e Milanit ka vijuar serinë e rezultateve pozitive, pasi edhe sonte në kuadër të javës së 14’të, në një përballje dramatike, ka mposhtur 3:2 mysafirët e Lazios, raporton Periskopi.

 

AC Milan shënoi dy gola në 17 minutat e para të ndeshjes, e ku golashënues ishin Rebic dhe Calhanoglu.

Por, Lazio arriti që me golin e Albertos dhe Immobile të barazonte rezultatin.

Siç duket fati në këtë ndeshje ishte për vendasit, pasi që arritën të shënonin në minutat e fundit.

Hernandez shënoi në minutat shtesë, për t’i siguruar fitore kështu skuadrës së tij.

 

Me këtë fitore ‘Rossonerët’ marin kreun e tabelës, duke u pozicionuar në pozitën e parë me një pikë më shumë se Interi.

Milan e shënon edhe golin e radhës ndaj Lazios – ky është rezultati aktual

Periskopi.com Sporti

Milani ka arritur ta realizojë edhe golin e radhës në përballjen e sontme kundër Lazios, shkruan Periskopi.

Tani kur po luhet minuta e 21’të e takimit, rezultati i këtij derbi të Serie A është 2:0 në të mirë të Milanit.

Autor i golit për vendasit është Calhanoglu, i cili u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltisë.

Shihni golin. /Periskopi

https://twitter.com/i/status/1341838598342107136