Vuçiq: Milan Radojçiq nuk është lule, por ai nuk e vrau Oliver Ivanoviqin

Periskopi.com Lajme

Aleksandër Vuçiq e ka mbrojtur Milan Radojçiqin duke thënë se ‘ai nuk është lule por as nuk është vrasës’.

Pas takimit me kongresistin amerikan, Eliot Engel, Vuçiq ka folur për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke thënë se Prishtina po tenton ‘të bëjë hetime politike për këtë vrasje’.

“Mendoj se ne e dimë emrin e urdhërdhënësit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Jemi duke punuar seriozisht në këtë drejtim derisa shqiptarët nuk kanë ide se çka dhe si po punojnë në këtë aspekt. Ata përkujdesen vetëm që të bëjnë një hetim politik në mënyrë që të fajësojnë serbët për vrasjen e Ivanoviqit”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, përcjell Periskopi.

“Radojçiq sipas të gjitha hetimeve që ka bërë BIA dhe MUP nuk ka qenë në asnjë mënyrë i involvuar në vrasjen e Ivanoviqit”, thotë Vuçiq. /Periskopi/