Milan-Roma: Ja statistikat mes dy skuadrave

Periskopi.com Sporti

Milan-Roma është një ndeshje shumë e rëndësishme për sezonin, e cila zhvillohet sonte me fillim në orën 20:45, transmeton Periskopi.

Kuqezinjtë e Piolit ndjekin fitoren e pestë radhazi në po aq ndeshje dhe, nëse sonte fitojnë do të thotë të grumbullojë tre pikë të tjera avantazh ndaj Juventus e Atalanta. Pikë që do të ishin të rëndësishme për të përballuar periudha më të vështira që në mënyrë të pashmangshme do të vijnë gjatë sezonit.

Skuadra e Piolit vjen me moral të lartë e me një kondicion fizik të mirë. Diskutim tjetër për Romën e Fonsecas që e ka nisur sezonin duke caluar me ulje e ngritje.

STATISTIKAT
Pas një serie prej 4 humbjesh radhazi, Milan ka marrë tre suksese në 5 sfidat e fundit në Serie A kundër Romës (1B, 1H), një nga të cilat pikërisht në ndeshjen e fundit, në qershor.

Roma është skuadra kundër të cilës Milan ka fituar më shumë herë në Serie A (75 suksese kuqezi në 170 sfida). Milan ka fituar dy ndeshjet e fundit brenda kundër Romës në Serie A; hera e fundit që kuqezinjtë kanë marrë tre suksese radhazi në shtëpi kundër verdhekuqve ka qenë në 1996, me Fabio Capellon në pankinë.

Milan është skuadra e vetme me pikë të plota në këtë kampionat; vetëm tre herë në historinë e tyre kuqezinjtë kanë fituar të pesë garat e para sezonale në Serie A, më e fundit në 1992/93.

Asnjë skuadër nuk ka fituar më shumë ndeshje se Milan nga post lockdoën deri më sot në 5 kampionatet kryesorë europianë: 13 si Real Madrid. Ai kuqezi është formacioni që ka luajtur më shumë ndeshje në këtë periudhë (16) pa humbur asnjëherë (e ndjek Atlético Madrid me 15).

Roma ka fituar vetëm një nga tetë transfertat e fundit të Serie A diskutuar në Lombardi (4B, 3H), pikërisht më e fundit, 3-0 ndaj Brescias korrikun e kaluar.