Aurela Hoxha i ‘vë flakën’ Milanos (Video)

Periskopi.com Showbiz

Modelja e njohur shqiptare Aurela Hoxha është gjithmonë në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston vazhdimisht në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në festën e organizuar nga “Vogue”, në Itali. Përmes një postimi në “Instagram”, Aurela tregoi se kishte zgjedhur të shfaqej me një fustan të kuq me xixa të çarë në njërën këmbë dhe me dekolte të hapur.

Mirëpo ajo që ra në sy ishte e çara e fustanit ku dallohej qartë se modelja nuk kishte veshur fare të brendshme. Në “Instagram” nuk kanë munguar as pëlqimet apo komentet e shumta për Aurelën, të cilën e kanë komplimentuar me disa emoj `zjarr´.

https://www.instagram.com/p/B82GpglBONK/?utm_source=ig_embed

Ndotja në Milano, të dielën hiqen makinat

Periskopi.com Lajme

Të dielën, makinat do të ndalohen në Milano e zyrtarët lokalë po diskutojnë edhe mundësinë që të ndalohet duhanpirja në stacionet e autobusëve, masa këto që janë pjesë e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e larta të ndotjes në qytet.

Italia është një nga vendet më të ndotura të Europës e dhjetëra qytete dhe fshatra atje janë përballur këtë muaj me alarme nga smogu.

Banorë e turistët do të detyrohen të përdorin vetëm biçikletat e skuterat elektrikë të dielën ndërsa transporti publik do të jetë I mundur vetëm ndërmjet 10:00 të mëngjesit dhe 6 pasdite. Tifozëve do tu lejohet megjithatë të shkojnë me makina në Stadiumin e San Siros për të ndjekur ndeshjen e AC Milan me Hellas Verona.

Ndalimi i automjeteve është pritur megjithatë me kritika, duke përfshirë këtu dhe ato të Raffaele Cattaneo, këshilltar rajonal për mjedisin, i cili e quajti atë “ demagogji të gjelbër dhe qasje dritëshkurtër më fushëpamje të kufizuar”.

Kryetari i bashkisë së Milanos, Beppe Sala e ka pranuar dhe vetë se masa nuk e zgjidh problemin e ndotjes së qytetit në periudhën afat të gjatë. Ishte ai që propozoi në fillim të muajit ndalimin e pirjes së duhanit në ndalesat e autobusëve dhe tramvajeve, si pjesë e një plani më të gjerë për ta ndaluar duhanpirjen në ambientet e hapura deri ne vitin 2030. Por Cattaneo tha që tymi i cigares përbën vetëm 1.9 përqind të emetimeve ndotëse për mjedisin.

Italia kaplohet nga i ftohti, në Milano borë

Periskopi.com Lajme

Ndërsa në vendin tonë ende nuk ka mbërritur i ftohti i acartë dimëror, në Milano të Italisë ra bora e parë e sezonit.

E premtja solli një stuhi të fortë në disa pjesë të vendit fqinj. Kushtet atmosferike detyruan mbylljen e shkollave në Romë e Napoli. E mbiquajtur “ Santa Lucia”, sipas emrit të shenjtores që kujtohet në 13 dhjetor, stuhia pritet të shkaktojë probleme përgjatë gjithë orëve në vazhdim. Mes erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë pushtuar rajonet jug-perëndimore, qytetarët janë këshilluar të tregojnë kujdes.

Trafiku ka qenë i rënduar gjatë ditës në kryeqytet, ku rrugët u mbushën me ujë. Kryetarja e bashkisë Virginia Raggi ka bërë thirrje të shmanget sa më shumë që të jetë e mundur udhëtimi. Në Milanon që u zgjua këtë mëngjes e zbardhur nga bora, autoritetet i kanë kërkuar banorëve t`i lënë makinat në shtëpi e të hedhin kripë në rrugën përpara banesave të tyre.

Edhe në disa qytete të tjera ka pasur reshje dëborë por më të lehta, ndërsa sasia e saj ka qenë më e madhe në pjesën e Alpeve, përfshire liqenin Como. Flokë dëbore u raportuan deri në Toskanë, ku zonat e goditura në fillim të javës nga një tërmet, u përballën edhe me shi të ngrirë.

Departamenti Italian i mbrojtjes civile paralajmëroi për erëra të forta në zonat jugore dhe qendrore te Italise, ku më të goditurat duket do të të jenë Calabria dhe Puglia. Kushtet atmosferike pritet të zbuten ditën e diel.

 

Edhe në Milano ndizen qirinj për viktimat e tërmetit

Periskopi.com Lajme

Edhe në sheshin “Piazza Duomo” të Milanos janë ndezur qirinj në shenjë solidarizimi për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

49 persona kanë humbur jetën zyrtarisht deri më tani, derisa akoma po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Qirinj në nderim të viktimave të tërmetit janë ndezur sonte edhe në Tiranë, shkruan Top Channel.

Shoferi i autobusit i zbret 51 nxënës dhe ia vë flakën autobusit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një drejtues autobusi shkolle ka bërë një gjest të padëgjuar më parë, në shenjë revolte për një çështje tejet të ndjeshme në Itali dhe jo vetëm, gjatë viteve të fundit.

Ka ndalur autobusin që po drejtonte, në të cilin kishte 51 studentë gjimnazi, i ka zbritur një e nga një të gjithë dhe më pas i ka vënë zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur në “San Donato Milanese” të qytetit të Milanos. Drejtuesi, një 47-vjeçar me origjinë senegaleze dhe me nënshtetësi italiane është arrestuar nga policia. Për fat të mirë askush nuk ka mbetur i dëmtuar, por 12 gjimnazistë janë dërguar në spital për shkak intoksikimi nga tymi.

Në spital përfunduan edhe dy të rritur, sikurse edhe shoferi i autobusit. Nga hetimet paraprake rezulton se shoferi, përpara se t’i vinte zjarrin autobusit ka thirrur me zë të lartë: Dua t’i japim fund, duhen ndalur medoemos viktimat në Mesdhe!

Autori i kësaj ngjarjeje quhet Ousseynou Sy, senegalez i kthyer në italian në vitin 2004, me precedentë të mëparshëm penalë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, madje në një rast edhe për dhunë seksuale ndaj një minoreneje.

Thuhet se shoferi duhej të shoqëronte dy klasat e gjimnazistëve të shkollës “Vailati di Crema” në palestër, por ka devijuar rrugë. Siç rrëfejnë dëshmitarët në bord, në një moment ai kishte nisur të bërtiste, tregoi një shishe benzine dhe një çakmak, duke thënë madje se “tani duhet të shkojmë në aeroport”.

Ka qenë një prej nxënësve në bord që ka mundur të telefonojë numrin e emergjencave 112, e pas këtij gjesti karabinierët janë gjendur në vendngjarje shumë shpejt. Ata ndalën autobusin, por nga ky moment nisi edhe zjarrvënia./TCh/

Ylli 35 milionësh kryen testet mjekësore te Milan

Periskopi.com Sporti

Lucas Paqueta ka filluar të bëjë pjesën e parë të testeve mjekësore të tij të Milanit përpara përfundimit të transferimit të tij prej 35 milionë euro nga Flamengo.

Paqueta ishte në San Siro për të parë Milanin duke arritur një barazim 0-0 me Torino të dielën dhe mesfushori sulmues bëri testet ‘sportive’ të hënën në mëngjes.

Brazilianni është tani në rrugën e tij për në Milanello, ku do t’i nënshtrohet testeve tjera mjekësore përpara se të takojë Gennaro Gattuso dhe shokët e tij të ri të skuadrës.

 

Ronaldo: I lumtur për golin ndaj Milanit, shpresoj mos ta dënojnë Higuainin

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi portugez realizoi golin e dytë në fitoren e Juves.

Juventusi mposhti Milanin me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në San Siro të vlefshëm për javën e 12-të të Serie A.

Golat e Mario Mandzukiq dhe Cristiano Ronaldos i siguruan fitoren e tretë radhazi skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Në prononcimin pas ndeshjes për Sky Sport, CR7 ka deklaruar se ishte një fitore e vuajtur dhe se të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë. Nuk ka munguar as komenti për kartonin e kuq të Gonzalo Higuain.

“Jam shumë i lumtur, sidomos për skuadrën, sepse të luash në San Siro është gjithmonë e vështirë”, tha Ronaldo.

“Të fitosh 2-0 në San Siro nuk është e lehtë. Ishte një fitore e rëndësishme, sepse Napoli mposhti Genoan të shtunën dhe ne duhet të ruanim distancën”.

“Situata e Higuain? I thashë të qetësohet, pasi po rrezikonte të dënohej për shumë ndeshje. Ai nuk bëri gjë, ai ishte i inatosur se po humbte lojën, kjo është kuptueshme dhe shpresoj të mos e dënojnë për shumë ndeshje”, u shpreh portugezi.

Emrata Ratajkowski, kjo bishë seksi në mes të Milanos

Periskopi.com Showbiz

Jo rastësisht është një nga modelet më të kërkuara dhe më të famshme në botë.

Emrata Ratajkowski që shquhet për linjat trupore thuajse perfekte e fytyrën karakteristike është tejet aktive në rrjetin social Instagram.

Bukuroshja 26 vjeçare së fundmi ka postuar disa fotografi ku shfaqet tejet atraktive, duke vënë në pah veçmas gjoksin e saj.

Ajo ka pozuar plot stil në Milano, ku edhe po është duke u mbajtur java e modës./Indeksonline/

 

A është mbipeshë Higuain? Sulmuesi i Milanit i shtang të gjithë me gjendjen fizike

Periskopi.com Sporti

Harrojini të gjitha batutat për peshën e Gonzalo Higuain, të paktën sa i takon javëve të para të këtij sezoni.

Pas disa viteve radhazi ku pesha e argjentinasit ishte bërë objekt talljesh në rrjetet sociale, duket se lojtari është paraqitur te kuqezinjtë në peshën ideale.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, testet fizike kanë treguar se pesha 87 kilogram e tij është idealja dhe ai është në kushtet më të mira të mundshme për të përballuar këto javë të para.

Gjithashtu, futbollisti nuk ka pasur asnjë prej shqetësimeve fizike të viteve të kaluara që kanë ndikuar zakonisht në fazën e tij përgatitore dhe do të jetë gati të luajë që në ndeshjen miqësore ndaj Realit.

Kësisoj, debutimi i tij me fanellën kuqezi do të jetë pikërisht në “Santiago Bernabeu”, stadiumin që e bëri të njohur në Europë.

Gazeta italiane bën të ditur se me shumë mundësi, ai nuk do të luajë të 90 minutat ndaj ish-skuadrës, por vetëm një pjesë të saj, pasi është ende mbrapa sa i përket fazë përgatitore meqë e filloi më vonë atë si pasojë e pjesëmarrjes në Botëror

Ky është destinacioni i radhës i Era Istrefit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Era Istrefi është këngëtarja nga Kosova, fama e të cilë ka kaluar kuftijë.

Ajo është shumë aktive vazhdimisht në udhëtime nëpër vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Derisa po shijon suksesin e këngës së fundit “Oh God”, këngëtarja nuk ka ndaluar së punuari rreth këngëve të reja.

Era ka udhëtuar për në Milano, ndërsa në rrjete sociale ka publikuar imazhet e para nga atje.

Kujtojmë që një nga sukseset e fundit të Era Istrefit është pjesëmarrja e saj në finalen e Kampionatit Botëror “Russia 2018”.

Zyrtare: Maldini rikthehet si drejtues te Milani

Periskopi.com Sporti

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, zyrtarisht është kthyer në klub, duke marrë rolin e drejtorit të zhvillimit strategjik.

Klubi Rossonerë ka bërë publik rikthimin e legjendës italiane, Maldini, gjatë një deklarata të faqet e tyre zyrtare.

“Epoka e re e Milanit forcohet më tej me emrin e Paolo Maldinit, i cili bëhet drejtor i ri i zhvillimit strategjik të zonës sportive të klubit”.

“Paolo është një legjendë e gjallë në historinë e Rossonerëve për klasin e tij të jashtëzakonshëm, talentin, udhëheqjen, besnikërinë dhe rekordin e suksesit, i cili është i pashembullt”.

“Këto cilësi do të luajnë një rol vendimtar në rikthimin e Milanit përsëri aty ku meritojnë të jenë”, thuhet në komunikatën e Milanit.

Deklarata zyrtare

Maldini bëri 902 paraqitje për Milanin midis viteve 1984 dhe 2009, duke fituar 7 Scudetto dhe pesë

Megjithatë, ai kishte ngurruar të kthehej në klub pas pensionimit të tij, pasi marrëdhënia e tij me ish-pronarin Silvio Berluskoni ishte e tensionuar, ndërsa ai pranoi se kishte pak besim në bordin e kinezit Li Yonghong.

Me marrjen e pronësisë nga Elliott Management dhe rikthimit të Leonardo, të cilët tashmë kanë rikthyer Rossonerët në Ligën e Evropës dhe kanë transferuar dyshen e Juventusit, Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain, është bindur edhe Maldini.

 

Ronaldo në Milano? – “Fake news”

Periskopi.com Sporti

Një “fake news” ka bërë çorap gazetarët sportivë në Itali, të cilët vërshuan “lumë” në Aeroportin Linate të Milanos, ku prisnin të zbriste Cristiano Ronaldo. Ajo që panë në të vërtetë nuk ishte asgjë e tillë, thjesht një futbollist i Milanit si Fabio Borini.

Thashethemi lindi pasditen e së premtes, kur u tha se në aeroportin e dytë të Milanos për nga rëndësia do të mbërrinte një lojtar shumë i rëndësishëm nga Ibiza, në bordin e një avioni privat.

E duke qenë në mesin e një tratative të rëndësishme si ajo mes Juventusit dhe Cristiano Ronaldos, kujtdo i shkoi në mendje se do të ishte pikërisht portugezi, ai që do të shkelte tokën italiane. Epoka e internetit, rrjeteve sociale dhe telefonave “të zgjuar” bën që secili të garojë me kohën, kush e kush ta nxjerrë më shpejt lajmin, i pari!

Gazetarë e operatorë të shumtë “pushtuan” Linaten, aty ku në orën 18:30 zbriti fluturimi i shumëpritur. Në fakt, në bordin e tij gjendej një futbollist, por jo ai që prisnin të gjithë, por Fabio Borini i Milanit.

Në fakt, e gjitha kjo mund të shmangej, nëse do të kërkoje diçka më shumë në internet e të mësoje se Cristiano Ronaldo po i kalon pushimet në Greqi, pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori i Rusisë.