Miliarderët e botës kanë pasuri më shumë se 60 % e krejt popullësisë në planet

Periskopi.com Lajme

“Ekonomitë seksiste” po përkeqësojnë pabarazinë globale të të ardhurave, derisa numri i miliarderëve është dyfishuar në dekadën e fundit, thotë në raportin e ri organizata ndërkombëtare bamirëse Oxfam.

I titulluar “Koha për kujdes”, raporti thotë se 2,153 miliarderët e botës posedojnë më shumë pasuri se 4.6 miliardë njerëz, që përbëjnë 60 për qind të popullsisë së planetit.

“Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve nuk mund të zgjidhet pa politika që luftojnë pabarazinë dhe shumë pak qeveri janë të angazhuara në këtë drejtim”, tha shefi ekzekutiv i Oxfam-it në Indi, Amitabh Behar.

Raporti po ashtu thekson se 22 burrat më të pasur në botë kanë më shumë pasuri sesa të gjitha gratë në Afrikë.

Raporti vjetor i Oxfam-it për pabarazinë globale del zakonisht përpara se të hapet Forumi Botëror Ekonomik, i cili sivjet nis punimet më 21 janar në Davos të Zvicrës.

“Ekonomitë tona të prishura po mbushin xhepat e miliarderëve dhe bizneset e mëdha, në kurriz të burrave dhe grave të rëndomta”, tha Behar, i cili ndodhet në Davos për të përfaqësuar grupin Oxfam të organizatave joqeveritare./REL/

 

Këta janë pesë miliarderët që nuk kanë mbaruar as shkollën e mesme

Periskopi.com Lajme

Shpesh kemi dëgjuar për braktisje të spikatura të shkollës së lartë për tu bërë më vonë miliarderë por kemi dëgjuar shumë pak për njerëz ultra të pasur që braktisën shkollën e mesme për të nisur karrierën e tyre

Miliarderët që gjetën famë dhe pasuri pas braktisjes janë në industri përfshirë modën, teknologjinë dhe muzikën.

Është përgjithësisht më e rrallë që braktisjet e shkollave të mesme të bëhen ndër njerëzit më të pasur në botë por prapëseprapë, kjo ndodh herë pas here.

Ja disa nga miliarderët më të njohur që gjithashtu kanë braktisur shkollën e mesme:

Amancio Ortega

Amancio Ortega u largua nga shkolla në moshën 14 vjeçare për të filluar drejtimin e punëve për dyqanet vendase. Vite më vonë, Ortega themeloi zinxhirin e shitjes me pakicë Zara në vendlindjen e tij, Spanjën. Sot kompania e tij njihet në rang kombëtar.

Sot, ai është njeriu i dytë më i pasur në Evropë, me një vlerë neto tronditëse prej 70.4 miliardë dollarësh.

Jay Z

Jay-Z ndoqi shkollën e mesme tekniko-profesionale George Westinghouse por kurrë nuk u diplomua. Jay-Z u bë bëhet miliarderi i parë i hip-hopit në qershor 2019.

Sipas Forbes, ai aktualisht ka një vlerë rreth 1 miliard dollarë. Pasuria e tij vjen nga aksionet e tij në markat e pijeve, artit, pasurive të patundshme dhe në kompani të tilla si Uber.

Ndërsa ai personalisht arriti të gjente sukses të jashtëzakonshëm pasi braktisi shkollën e mesme, reperi inkurajon njerëzit që të marrin seriozisht arsimin e tyre.

Richard Branson

Richard Branson u largua nga shkolla e mesme kur ishte vetëm 16 vjeç pasi luftoi me disleksinë. Shpejt pasi u largua nga shkolla, Branson themeloi biznesin e tij të parë, një revistë studentore, dhe përfundimisht një kompani regjistrimi që më vonë u bë labeli muzikor i Virgin Records.

Sot, kompania e tij, Virgin Group, mbikëqyr gati 500 filiale. Vetë Branson ka një vlerë neto prej 3.9 miliardë dollarë.

Francois Pinault

Francois Pinault, themeluesi i grupit luksoz Kering, u largua nga shkolla kur ishte 11 vjeç për të punuar në fabrikën e lëndëve të para të babait të tij.

Sipas Forbes, Pinault u largua për shkak se bashkëmoshatarët e tij dikur talleshin me “prejardhjen e tij”. Sot, ai ka një vlerë neto prej 33.2 miliardë dollarësh.

Zhou Qunfei

Zhou Qunfei braktisi shkollën e mesme në moshën 16 vjeçare për të punuar në një fabrikë të lenteve të shikimit.

Duke ndjekur klasat e kontabilitetit natën, ajo kurseu rreth 2.500 dollarë dhe përfundimisht hapi kompaninë e saj të lenteve të shikimit, e drejtuar nga vetë ajo dhe familjarët e saj.

Ajo tani është CEO e Lens Technology, e cila prodhon xhama për marka të tilla si Apple, Samsung dhe Tesla. Në vitin 2015, kompania doli në publik dhe aksionet e Zhou në biznes ishin me vlerë 7.2 miliardë dollarë, sipas New York Times.

Një e treta e miliarderëve britanikë e kanë pasurinë në parajsa fiskale

Periskopi.com Lajme

Një investigim i “The Times” zbuloi të vërteta tronditëse për miliarderët britanikë të cilët e vendosin pasurinë në parajsa fiskale.

Në këtë hulumtim, thuhet se në dhjetë vitet e fundit, një e treta e miliarderëve ishullorë e kanë vendosur pasurinë e tyre në parajsa fiskale.

Kjo e përditshme britanike thotë se ka identifikuar 28 nga 93 miliarderë të cilët i kanë zhvendosur paratë e tyre në vende me taksa shumë të ulëta ose që janë në proces për të ndërmarrë një hap të tillë.

 

Jeta e fëmijëve të miliarderëve të teknologjisë

Periskopi.com Lajme

Kur babai yt ka 90 miliardë dollarë, është e vështirë të mos rritesh si fëmijë i privilegjuar. E sidomos kur familja renditet mes 10 më të pasurave në të gjithë botën, është e pamundur të kesh jetë normale.

Megjithatë, familja e Bill Gejts, e cila është angazhuar të bëjë bamirësi me një pjesë të mirë të miliardave, është përpjekur t’u japë një jetë sa më të thjeshtë tre fëmijëve të tyre.

Thuhet se Bill Gejts, personi që atë pasuri e ka bërë pikërisht me programin që fuqizon kompjuterët, “Windows”, u ka lënë fëmijëve shumë pak pajisje teknologjike rrotull.

Po ashtu edhe kolosët e tjerë të teknologjisë, që nga Xhef Bezos e deri te një nga pronarët e Google, duken shumë të vendosur që t’u mësojnë fëmijëve një jetë sa më të thjeshtë e larg shpenzimeve marramendëse, ndryshe nga ç’pritet prej pasanikëve.