Edhe një kosovar i shtohet futbollit zviceran, këtë javë pritet marrëveshja

Periskopi.com Sporti

Milot Avdyli aktualisht ndodhet në prova te klubi zviceran Aarau.

Sulmuesi i Trepçës ’89 ka zhvilluar dy ndeshje miqësore, duke shënuar një gol ndaj Young Boysit dhe luajti 45 minuta ndaj Baselit.

 

Drejtuesit e Aarau-t janë shprehur të kënaqur me paraqitjet 18-vjeçarit dhe gjatë kësaj jave pritet të fillojnë negociatat me Trepçën ’89 për transferimin e tij.

“Miloti nesër përfundon provat tek Aarau. Shpresoj që të arrijmë marrëveshje për transferimin e tij, unë do të isha shumë i kënaqur nëse futbollisti ynë do të luante në Zvicër”, deklaroi presidenti i Trepçës ’89 Abedin Zeka për Indeksonlinen.