Lufta e brendshme e njerëzve të VV-së: Njerëz që akuzuan njëri-tjetrin, shkarkuan dhe kërkuan dorëheqjen

Periskopi.com Lajme

Lista e Lëvizjes Vetëvendosjes për deputetë të Kuvendit të Kosovës është më e përçudshmja në histori të zgjedhjeve në Kosovë. Kjo për shkak të numrit të madh të njerëzve që përfaqësojnë parti të ndryshme, me ideologji radikalisht të kundërta me Vetëvendosjen. Por, edhe për shkak të njerëzve që në të kaluarën kishin konflikte të ashpra me njëri-tjetrin.

Brenda listës së kandidatëve për deputetë ndodhen edhe disa parti tjera. Beni Kizolli përfaqëson Lëvizjen për Drejtësi. Gazmend Islami përfaqëson Ballin Kombëtar. Mimoza Kusari Lila përfaqëson Alternativën.

Por, ajo që lë pështypje të madhe në këtë rast në fakt është prania brenda një liste e një morie kandidatësh që kishin probleme të mëdha mes vete.

Haki Abazi është në po të njëjtën listë me Avni Zogjanin. Ky i fundit kishte bërë hiç më pak se kallëzim penal ndaj të parit për shkelje të ligjit, pasi paratë e Rockefeller Brothers në mënyrë të kundërligjshme i kishte transferuar te partia Fryma e Re [FER].

Po ashtu, në konflikt të madh kishin qenë edhe Emin Gërbeshi me Mimoza Kusari Lilën. Të dy ishin pjesë e Aleancës Kosova e Re [AKR] që në atë kohë ishte pjesë e koalicionit qeveritar me PDK-në. Por, Emin Gërbeshi ishte deputet ndërsa Mimoza Kusari Lila ishte ministre. Gërbeshi e kishte akuzuar ashpër znj.Kusari Lila pas vendimit të saj për t’i vënë taksë të lartë doganore çimentos që vinte nga Shqipëria.”

Ajo që ndodhi më pas ishte tepër e rëndë për z.Gërbeshi. Ai ishte përjashtuar nga partia me një vendim arbitrar nga z.Behgjet Pacolli. Pas AKR-së, Gërbeshi kishte kaluar në Vetëvendosje, dhe në këto zgjedhje ka kandiduar për deputet.

Por, konflikti më i përçudshëm ndodhi mes kandidatit tjetër për deputet, Fidan Ademit dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit. Sot të dy janë pjesë e Vetëvendosjes, shkruan Periskopi.

Ademi, që kandidon nga radhët e Vetëvendosjes, kishte qenë drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rinë dhe Sport kur i kishte pëlcitur një skandal i tmerrshëm. Në rrjete sociale atij i doli një fotografi me kallashnikov [AK-47].

Sidoqoftë, Bahtiri ishte treguar i shpejtë dhe e kishte shkarkuar atë. Por, nuk kuptohet arsyeja e kandidimit të tij për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shala – Kusari-Lilës: Edhe ti je pa parti diqysh, tek ju nuk shohim najfar fuqie (Video)

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Inovacionit nga PDK, Muzafer Shala e ka quajtur të pa parti Mimoza Kusari-Lilën, e cila së fundmi iu bashkua Vetëvendosjes, transmeton Periskopi.

Shala e pyet Kusari-Lilën se çka kishte ndërmarrë për shkolla sa ishte kryetare komune në Gjakovë.

‘’Cka ke ndërmarrë, cilët laboratorë i ke bë nëpër shkolla, sa trajnime i ke bë nëpër shkolla, sa kuadro i ka nxjerrë. Lene mos bëni hajgare’’, tha Shala.

‘’Edhe ti je pa parti diqysh, tek ju nuk shohim najfar fuqie, kështu që..’

‘’Ti nuk e din as cka bëjnë kompanitë jashtë vendit. Nuk i ke vizitu kurrë’’

Mimoza Kusari-Lila ia ktheu: Ndalu tyregona luftën kundër korrupsionit, se me qata jeni duke  u marrë në fushatë’’./PERISKOPI/

Debat Plus me Ermal Pandurin – Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik – 30.09.2019

Krijimi i vendeve të Punës dhe Zhvillimi Ekonomik Mimoza Kusari-Lila – LVVHykmete Bajrami – LDKVisar Ymeri – AAK-PSDMuzafer Shala – PDKVesel Krasniqi – NISMA-AKR-PD

Posted by RTV Dukagjini on Monday, 30 September 2019

 

 

Edhe pasi iu bashkua, Kusari-Lila thotë se ka dallime me Vetëvendosjen

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, i është bashkuar listës për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, vetm pak kohë pas dështoi përpjkja për një koalicion parazgjedhor.

Kusari tha se vazhdojnë të kenë dallime me Lëvizjen Vetëvendojse, por janë të fokusuar në atë se çfarë i bashkon për të sjellë reforma dhe ndryshime që i duhen vendit.

“Ne na bashkon ideja e ndryshimit dhe reformës së shumëpritur shtetërore. Na bashkon përpjekja për rend dhe ligj dhe shtet ligjor i cili trajton qytetarët njëjtë pa marrë parasysh shtresën dhe kategorinë që përkasin. Ne na bashkon ideja e shtetit të Kosovës, vend i zhvilluar me agjendë dhe program zhvillimor dhe me status të barabartë me shtetet tjera në rajon dhe në Bashkimin Evropian. Bashkë do të rrugëtojmë në këto zgjedhje dhe bashkë do të rrugëtojmë në etapën e ndryshimit të mirëfilltë për Kosovën tonë”, tha Kusari.

Alternativa do të përfaqësohet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje edhe me nënkryetarin e saj, Reshat Nurboja. Kusari tha se ky ka qenë vullneti i shumicës së anëtarëve të Këshillit Drejtues, të cilët e mbështeten dhe inkurajuan këtë bashkëpunim.

“Për përfshirje në listë patëm edhe mundësi tjera, por, orientimi ynë ishte dhe mbetet në ngritjen e sinergjisë me partitë opozitare të deritashme për të realizuar ndryshimin e shumëpritur për Kosovën”, tha ajo.

Ish-deputetja Kusari-Lila tha se ndryshimi nuk është pa sfida dhe Alternativa si subjekt relativisht i ri dhe me orientim të qartë liberal-demokrat, për dy vite në Kuvendin e Kosovës, ka prezantuar domosdoshmërinë e ndryshimeve përmbajtësore në sistemin tonë edhe pse sipas saj ka paguar një çmim siç është largimi i Ilir Dedës nga partia.

Shuhet Alternativa në Prishtinë: Na përçau Mimoza me njerëzit e saj

Periskopi.com Lajme

Dega e Alternativës në Prishtinë njofton se ka ndërprerë zyrtarisht çdo bashkëpunim me partinë Alternativa për shkak të siç thonë ata, veprimeve autoritare të kryetares së kësaj partie Mimoza Kusari –Lila.

“Alternativa, e cila, ndonëse do të duhej të ishte sinonim i promovimit të frymës së liberal-demokracisë, falë veprimeve pas shpine, e shpeshherë edhe autoritare të kryetares Kusari-Lila dhe një grupi të ngushtë përreth saj, ndikoi në përçarjen e pariparueshme të partisë”, thuhet në njoftimin e degës së Alternativës në Prishtinë.

Dega e Alternativës në Prishtinë, thekson se duke i mbetur besnike parimeve të liberal-demokracisë dhe shtyrjes përpara të interesave publike, bëri gjithçka në fuqinë e saj për të ruajtur idenë mbi të cilën edhe ishte themeluar si projekt politik.

“Mirëpo, ky synim i kësaj dege, dhe i një pjese të konsiderueshme të degëve dhe anëtarësisë së Alternativës në nivel vendi, u anashkalua paturpësisht nga kryetarja Kusari-Lila dhe grupi i saj, për të çuar përpara projekte dhe ide me leverdi personale e grupore, duke anashkaluar apo nëpërkëmbur kështu të gjitha organet kryesore partiake”, thekson tashmë ish-dega e Alternativës në Prishtinë.

“Ne, si Alternativë e Prishtinës, nuk kemi qenë dhe as nuk do të jemi asnjëherë pjesë e lojërave të tilla.  Së këndejmi, për hir të të së vërtetës, dhe përgjegjësisë që kemi ndaj atyre që na besuan dhe na besojnë ende, njoftojmë opinionin e gjerë publik se, nga sot e tutje e ndërpresim edhe zyrtarisht çfarëdo formë të të bashkëpunimit dhe komunikimit me Alternativën, si parti”, thuhet në fund të komunikatës së ish- degës së Alternativës në Prishtinë.

 

Mimozën nuk e do askush, edhe NISMA dhe AKR e refuzuan

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila nuk arriti të lidhë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik në vend, përkundër tentimeve të saj. Thuajse çdo ditë ka zhvilluar takime me liderë të partive, por pa rezultat. Përveç që dështoi me koalicione, atë nuk po  e duan as në lista të përbashkëta zgjedhore.

Periskopi mëson se Kusari-Lila e kishte lutur edhe Nismën e AKR’në për t’u bërë pjesë  e listës së tyre zgjedhore, por që në fund e refuzuan.

Kusari në një deklaratë të djeshme në Zona Zgjedhore  tha se AAK-PSD dhe PDK i kishin bërë ftesë për bashkim në lista zgjedhore, e që kinse sot i ka refuzuar vetë ajo.

Kujtojmë që për koalicione ishte takuar me Isa Mustafën e LDK’së, Albin Kurtin e VV’së dhe Uran Ismailin e PDK’së. Asnjëri nuk  e pranuan partinë e saj për bashkëpunim.

Madje, për Albin Kurtin kishte thënë se takimi me të kishte lënë shije shumë të hidhur, pasi ai nuk kishte pranuar që Alternativa të figurojë në logon e tyre./PERISKOPI/

Kusari-Lila thotë se ka oferta nga PDK dhe AAK-PSD për listën zgjedhore

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se kjo parti është duke konsideruar dy oferta nga dy parti të ndryshme për t’u bërë pjesë e listave zgjedhore në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo në Magazinën Zgjedhore tregoi detaje të takimit të sotëm me Uran Ismailin nga PDK-ja.

“Përveç bisedës për situatën e përgjithshme ka qenë një takim ku është ofruar nga PDK-ja që të kemi hapësirë në listën zgjedhore të kësaj partie, me njerëzit që Alternativa do të vendosë si kandidatë për deputetë dhe pastaj me autonominë e vendimmarrjes në aktivitetet e mëtutjeshme pas zgjedhjeve në Kuvendin e Kosovës”.

Kusari-Lila gjithashtu ka treguar se ka pasur ofertë edhe nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj për koalicion parazgjedhor.

“Kam pasur takim edhe me Ramush Haradinajn. Ka ndodhur ditën kur ka qenë afati për dorëzimin e koalicioneve. Ka qenë ofertë e hapur për koalicion, megjithatë unë e kam falënderuar dhe për ne ka qenë një përgjigje e thjeshtë për jo, për shkak se së pari nuk kam asgjë personale por parimore. Nëse kam pasur vërejte aq serioze për qeverisjen dhe programin e tyre e tash me shku në të njëjtin proces me ata ku kam qenë kritikuesja kryesore nuk është parimore. Tani ka mbetur ofertë e hapur për me hy në listë zgjedhore”.

Ajo deklaroi se tani i mbetet Alternativës që të marrë një vendim, sipas saj, jo i lehtë ngaqë duhet të konsiderohet mundësia e moskalimit të pragut zgjedhor nëse kjo parti shkon e vetme në zgjedhje.

Sa i përket Vetëvendosjes, Kusari- Lila tha se e kanë refuzuar ofertën e tyre para përfundimit të afatit për dorëzimin e koalicioneve.

“Kam pasur takim me Albin Kurtin ku ma ka komuniku që Vetëvendosje vetëm nëse arrin marrëveshje me LDK-në mund ta përfshijë Alternativën, në të kundërtën Alternativa mund të vijë me disa kandidatë dhe të bëhet pjesë e listës”.

 

Kusari-Lila për largimin e Ilir Dedës nga Alternativa: Ishte i pakënaqur me mua dhe gjithë partinë

Periskopi.com Lajme

Mimoza Kusari-Lila ka folur për largimin e Ilir Dedës nga Alternativa, duke thënë se ai  u nda i pakënaqur me të dhe gjithë partinë, transmeton Periskopi.

‘’Ka refuzu,  ka qenë shumë I pakënaqësur me degën, me mua dhe të tjerët në parti.Mosmarrëveshjet kanë filluar më herët, atëherë kur bisedohej për ekipin negociator dhe Ligjin për Dialog. Ka ardh në mbledhje të kryesisë pas katër muajsh, për të treguar vijat  e kuqe, vija ka qenë për VV. Pastaj ka dorëzu edhe dorëheqjen.  Por këto zgjedhje do ta na tregojnë se cfarë gabimesh kemi ba’’, tha ajo.

Kusari-Lila ka folur rreth bisedimeve që i kishte zhvilluar para disa ditësh me Vetëvendosjen, për të lidhur koalicion të mundshëm, transmeton Periskopi.

Kusari-Lila në Info Magazine tha se Albin Kurti la shije shumë të hidhur me takimin e fundit, pasi i kishte thënë se nëse bëjnë koalicion, logoja e Alternativës të mos figurojë bashkë me të atyre.

‘’Takimi i fundit na ka lënë një shije të hidhët. Mos marrja seriozisht për afatin dhe Alternativën. Ajo ka qenë jo shumë parimore dhe jo e drejtë sepse unë kam kursy muaj me ardhë duke thënë se besoj në atë bashkëpunim dhe pastaj të bien pre e disa tekeve. Ai tha se nuk pranon fare të nënshkruajnë koalicion zyrtar, por të jemi pa emër të Alternativës. Që këto të jenë të mirëkuptuara dhe se po diskutojmë si dy subjekte’’, tha ajo.

‘’Të njëjtat fjalë i ka përdorur edhe për ne, sikurse me LDK’në. Nga vetë Albini. Kur flet njeri me kësi serioziteti, natyrisht që detajet tjera nuk janë problematike. Pak para mbylljes së afatit tha kështu. Ishte e padrejtë dhe nuk kam prit me mërgu mesazhe nga zyrtarë tjerë të VV’së, sepse bisedimet i kam zhvillu me Albinin’’/Periskopi/

 

 

Kusari-Lila: Takimi i fundit me Albin Kurtin la shije të hidhur, ishte i padrejtë me mua

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka folur rreth bisedimeve që i kishte zhvilluar para disa ditësh me Vetëvendosjen, për të lidhur koalicion të mundshëm, transmeton Periskopi.

Kusari-Lila në Info Magazine tha se Albin Kurti la shije shumë të hidhur me takimin e fundit, pasi i kishte thënë se nëse bëjnë koalicion, logoja e Alternativës të mos figurojë bashkë me të atyre.

‘’Takimi i fundit na ka lënë një shije të hidhët. Mos marrja seriozisht për afatin dhe Alternativën. Ajo ka qenë jo shumë parimore dhe jo e drejtë sepse unë kam kursy muaj me ardhë duke thënë se besoj në atë bashkëpunim dhe pastaj të bien pre e disa tekeve. Ai tha se nuk pranon fare të nënshkruajnë koalicion zyrtar, por të jemi pa emër të Alternativës. Që këto të jenë të mirëkuptuara dhe se po diskutojmë si dy subjekte’’, tha ajo.

‘’Të njëjtat fjalë i ka përdorur edhe për ne, sikurse me LDK’në. Nga vetë Albini. Kur flet njeri me kësi serioziteti, natyrisht që detajet tjera nuk janë problematike. Pak para mbylljes së afatit tha kështu. Ishte e padrejtë dhe nuk kam prit me mërgu mesazhe nga zyrtarë tjerë të VV’së, sepse bisedimet i kam zhvillu me Albinin’’/Periskopi/

 

 

Mimoza Kusari i përgjigjet Time Kadrijajt pasi i tha “Boll ke kullotë”

Periskopi.com Lajme

Ofendimit të ish deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, i është përgjigjur kryetarja e ALternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Përmes një fotografie në mes të ujit në Shqipëri, Kusari-Lila, ka shkruar “Më thanë që kishin shkru për mua…Përgjigja ime është kjo: nga uji i maleve shqiptare, a përnime e keni aaaa”, ka shkruar Kusari – Lila.

Kusari – Lila për Periskopin: Nëse shkoj në VV shkoj me parti, jo vetë

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari –Lila pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, kishte deklaruar së është në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e një koalicioni. Për Periskopin Kusari – Lila ka thënë se ky koalicion do të bëhet shumë shpejt publik.

Kusari-Lila ka thënë se janë afër një koalcioni parazgjedhor me LVV’në dhe se shumë shpejt do të bëhet publike.

“Jena tu e diskutu gjithçka, jemi tu e diskutu koalcionin parazgjedhor dhe besoj brenda pak dite bëhet publike nëse arrihet një marrëveshje”, ka thënë Kusari – Lila për Periskopin.

E pyetur për reagimin e fundit të Ilir Dedës i cili tha se nuk do të shkojë me Mimozën në Lëvizjen Vetëvendosje, Kusari – Lila ka thënë se nuk e ka parë këtë reagim.

Gjithashtu, Kusari – Lila për Periskopin ka mohuar kalimin e saj të mundshëm në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se me LVV do të bashkëpunojë vetëm si dy subjekte e jo si emër.

“Na si parti e kemi ba publike që kemi qenë tu e diskutu me LVV mundësin e bashkëpunimit por Alternativa është subjekt në vete dhe nësë ka bashkëpunim do të ketë bashkëpunim mes dy subjekteve dhe jo si emër”, u shpreh ajo./Periskopi/

Kusari–Lila dyshon se vendi mund të mos shkojë në zgjedhje

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se akoma ka dyshime se vendi mund të mos shkojë në zgjedhje.

Në Interaktiv të KTV-së, Kusari-Lila ka thënë se beson që mund të ekzistojë një skenar që të krijohet një “zgjidhje pa zgjedhje”.

Ajo ka thënë se situata aktuale do të dëshmojë se sa funksionon demokracia në Kosovë.

“Edhe pse si opozitë i kemi pa zgjedhjet domosdoshmëri, unë si deputete, edhe pse pa ndodh takimi i 22 gushtit i caktuar për shpërndarje të Kuvendit, e kam problem të besoj se s’do të ketë përpjekje për të bërë zgjidhje pa zgjedhje. Ka një qetësi totale dhe një datë të largët, më shumë se një muaj nga dorëheqja e Haradinajt nga pozita e kryeministrit”, ka thënë ajo. “Mendoj se këtu do të shihet sa jemi sovran e sa funksionon demokracia në Kosovë. Nëse arrihet një zgjidhje pa zgjedhje, atëherë e shohim se kjo është vetëm për arsye se është rekomanduar në forma të ndryshme që të bëhet kjo se është interes i vendit. S’jam e bindur deri në fund se ky skenar është jashtë agjendës”.

Sipas saj, vetë dorëheqja e Haradinajt ishte e befasishme.

Ajo ka shtuar se “përvoja e deritashme në Kosovë tregon se heshtja e bashkësisë ndërkombëtare për situata të tilla mund të prodhojë me diçka tjetër jashtë zgjedhjeve”.

“Në momentin kur distancohesh nga politika dhe realiteti kosovar dhe e sheh zhvillimin e sheh se kush është vendimmarrës, ose sa jemi ne vendimmarrës. Përderisa ka pas vazhdimisht kaos, gjithmonë në heshtje, edhe më herët, edhe para pavarësisë, por pas pavarësisë gjithmonë kemi pas bashkërendim me bashkësinë ndërkombëtare. Në këtë rrethanë kemi pas kryeministër që s’ka pranuar të ecën në çdo drejtim. Ai ka dhënë dorëheqje e tash ne e shohim se a janë forcat politike që marrin vendim a dikush tjetër në prapaskenë”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, brenda një jave apo dy mund të merret vesh se a është skenari i zgjedhjeve serioz, apo ka qenë skenar që Haradinaj të shtyhet në dorëheqje e të bëhet qeveri e re për të marrë vendime se si të ecet përpara, përfshirë edhe me dialogun me Serbinë.

Kusari-Lila po ashtu ka thënë se edhe vendimi i menjëhershëm i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që të kundërshtojë dhënien e mandatit nga presidenti Hashim Thaçi për të propozuar një emër të ri për kryeministër, ia ka shtuar bindjen se është një skenar i fshehtë, “sepse i shtohet Veselit pushteti se nuk i frikësohet zgjedhjeve e më pas vjen dita për të gjetur zgjidhje pa zgjedhje”.

Mimoza Kusari-Lila del me këtë urim për Isa Mustafën

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës dhe ish-Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen në krye të LDK-së.

Alternativa përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Kryetarja e këtij subjekti i ka uruar mandatin e fituar në krye të partisë më të madhe në vend.

Urimi i Mimoza Kusari- Lilës:

I nderuari Kryetar Mustafa,

Me vëmendje këtyre ditëve, sikur të gjithë në Kosovë, përcollëm procesin zgjedhor në LDK.

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Alternativës, të ju uroj edhe për një mandat të fituar në krye të partisë më të madhe në Kosovë.

Uroj në suksesin tuaj dhe të subjektit që drejtoni bashkë me suksesin e Kosovës në sfidat që na presin në të ardhmen e afërt.

 

 

Kusari-Lila: Haradinaj bëri kalkulime para se të nisej për Hagë

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se vendimi i Ramush Haradinajt, i cili dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për të shkuar në Hagë, është kalkulim i tij.

Në një bisedë për Koha.net, ajo thotë se pas dorëheqjes së tij, Haradinaj është dashur t’ia lëshojë vendin njërit prej tre zëvendëskryeministrave, e që Qeveria e Kosovës të funksionojë vetëm teknikisht e jo të marrë vendime kushtetuese.

“Ish-Kryeministri Haradinaj duket qartë se ka bërë një kalkulim tjetër me ftesën për intervistim në Hagë prej asaj çfarë deklaroi publikisht. Ai publikisht deklaroi se në Hagë në intervistë do të shkojë si qytetar i thjeshtë i Kosovës e jo si Kryeministër, ndërsa e pamë se në Hagë shkoi si Kryeministër i dorëhequr me kompetenca të cilat mendoi t’i mbajë edhe pas kthimit në Kosovë. Është e vërtetë se është hera e parë që një Kryeministër dorëhiqet nga posti i tij në Kosovë, por gjithashtu është e vërtetë se Kushtetuta e parasheh se pas dorëheqjes së Kryeministrit Qeveria bie dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Ish – kryeministri është dashur të lë njërin nga Zv/kryeministrat në detyrë të tij dhe qeveria vetëm teknikisht të funksionojë pa asnjë vendim tjetër të qeverisë me kapacitet të plotë. Kjo u pa se ishte një hyrje në fushatë zgjedhore që synoi të aktivizojë sentimentin popullor për personalitetin e ish-Kryeministrit”, deklaroi Kusari-Lila.

Tutje, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Kusari-Lila, ka komentuar edhe gjendjen aktuale politike qysh prej dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Si shumë deputetë tjerë, edhe ajo thotë se tashmë është koha që presidenti Hashim Thaçi ta thërrasë një datë për zgjedhje.

“Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend gjatë javës që lamë pas janë deklaruar të gatshme për zgjedhje të parakohshme dhe pas një deklarimi të tillë, i takon Presidentit të Republikës të thërras partitë për konsultime për datën e zgjedhjeve. Kjo situatë, besoj se do të ishte shumë e thjeshtë si proces, vetëm se vullneti i deklaruar duhet të jetë edhe i njëjti me atë të menduar. Por, tani në këtë situatë, duket se partitë një e flasin e tjetrën e mendojnë. Ndërsa, është evidente se rol të rëndësishëm do të kenë edhe zgjedhjet e brendshme në LDK, pasi kjo parti përfaqëson partinë më të madhe opozitare”, tha Kusari-Lila.

Ajo thotë gjithashtu se zgjedhjet janë e vetmja mundësi për një Qeveri dhe për institucione stabile.

“Çfarëdo zgjidhje tjetër do të ishte e paqëndrueshme në situatën aktuale të krijuar në Kosovë me sfidat me të cilat ballafaqohet vendi”, tha ajo.

Tutje, Kusari-Lila i ka thënë portalit Koha.net se partia e saj do të jetë patjetër pjesë e një koalicioni parazgjedhor kurdo që të shkohet në zgjedhje. Thotë se janë në konsultime me Lidhjen Demokratike e me Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse me këtë të dytën ka biseduar edhe më konkretisht.

“Ne kemi komunikim dhe koordinim me dy partitë e mëdha opozitare LDK dhe LVV, ndërsa me këtë të dytën kemi biseduar edhe konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit parazgjedhor, por ende asgjë të definuar nuk kemi. Nëse shkojmë në zgjedhje, e duket se gjithsesi duhet të shkojmë, Alternativa do të jetë pjesë e një koalicioni parazgjedhor”, ka përfunduar ajo.

Kusari Lila për thirrjen e mbledhjes nga Haradinaj: Po e shkelë ligjin, ai është vetëm kryetar i AAK-së

Periskopi.com Lajme

Pas vendimit skandaloz e të jashtëligjshëm të kryeministrit të dorëhequr Ramush Haradinaj për të thirrur një mbledhje të qeverisë, ka reaguar edhe deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila.

Ish kryetarja e komunës së Gjakovës e quan të jashtëligjshëm takimin e paraprarë për nesër në ora 14:00, pasi kryeministri kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post.

Ajo thotë se nga ai moment, Haradinaj nuk ishte më kryeministër por vetëm kryetar i partisë së tij, AAK-së, dhe qytetar i thjeshtë, përcjell Periskopi.

Ish kandidatja për kryeministre më tej shton se ish kryeministri Haradinaj duhet të shkarkojë nga detyra këshilltarin e tij ligjor për gabimin e bërë me këtë rast, e i cili invokon pasoja juridike.

Ky është statusi i plotë i zonjës Kusari Lila:

Jashtëligjshmëria e mbledhjes së Qeverisë

Nesër, në ora 14:00 është ftuar mbledhja e Qeverisë së Kosovës, nga ish – Kryeministri i Kosovës, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga ky post ditë më parë.

Rrjedhimisht, ai që nga momenti kur ia “dorëzoi” popullit mandatin, ish – Kryeministri është vetëm kryetar i partisë së tij dhe qytetar i thjeshtë i Republikës së Kosovës dhe i pushojnë të gjitha obligimet dhe përgjegjegjësitë e detyrës që mban, përfshirë edhe shkuarjen në zyre dhe vazhdimin e obligimeve të Kryeministrit.

Para se të hyjë nesër në ora 14:00 në sallën e mbledhjeve të Qeverisë, ish Kryeministri të lirojë URGJENTISHT nga detyra këshilltarin e tij ligjor dhe të angazhojë një tjetër i cili do ta mbrojë kur të ballafaqohet me pasojat ligjore të mbajtjes së mbledhjes së jashtëligjshme dhe abuzimit me detyrën të cilën vullnetrisht e dorëzoi.

Nëse ka planifikuar ish-Kryeministri të vazhdojë fushatën politike me resurset e shtetit të Kosovës të cilat i përdori deri më tani, është gabuar rëndë.

Qeveria është e shkarkuar vullnetarisht dhe me të edhe krejt të emëruarit e saj. Shkoni në shtëpi dhe mos e ngarkoni shtesë veten me shkelje, se deri më tani keni bërë mjaft.

Kusari-Lila: Haradinaj e shfrytëzoi ftesën nga Haga, ishte kryeministri më i keq i Kosovës

Periskopi.com Intervista

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë për Periskopin ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend. Ajo dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit e sheh si të vonuar, ndërsa thotë se po e shfrytëzon ftesën nga Haga në ngritje të popullaritetit të tij, si dhe për aspektin elektroral.

Kusari-Lila tregon edhe kur vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ajo flet  për prioritetet që duhet t’i ketë  Qeveria e ardhshme dhe për fatin e taksës dhe dialogut me Serbinë.

Intervista e plotë:

Periskopi: Si  e shihni dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Përveç arsyes që e ka shprehur për shkak të thirrjes në Hagë, a u bë kjo  për qëllime politike të tij?

Kusari-Lila: Rasti i fundit për të cilin kemi pritur që Ramush Haradinaj të tërhiqet, është ftesa për në Hagë. Për arsye se kishte kaluar nëpër këtë proces dy herë më përpara dhe kishte dalë i pafajshëm,   përderisa si qeverisje dhe si qeveri ka qenë më e keqja në periudhën e pasluftës në Kosovë. Ka pasë një mori skandalesh. Në numrin e ministrave me aktakuza, me mungesë të përgjegjësisë dhe llogaridhënies për obligimet shtetërore dhe natyrisht në mungesë të kompetencës. Mendoj se kryeministri Haradinaj është dashtë të japë dorëheqje më herët, në momentin kur s’ka mund të kontrollojë një numër të madh të digasterëve në qeverinë e tij, për shkak se asisoji ka qenë i ndarë pushteti, sa secila parti politike ka qeverisë totalisht e pavarur nga kryeministri, në digasteret të cilat u kanë takuar. Prandaj çfare do qoftë tash komenti pas asaj që ka ndodh, po e lë një reflektim edhe në aspektin elektoral edhe në ngritjen e popullaritetit të tij, për arsye se po thirret në kartën në të cilën në vazhdimësi e di se ka pasë ngritje të popullaritetit, për faktin që flitet për një periudhë të lavdishme të popullit, por edhe për një periudhë kur krejt për atë që kemi kalu si popull, natyrisht janë ndjerë meritorë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sa i përket, dorëheqjes, kjo është dashtë me ndodh shumë më herët. Konsideroj se krejt ato fjalë, ai entuziazëm dhe ajo dashuri e shprehur e tij për Kosovën, është dashur të bëhet më herët dhe të kishte marrë fund pushteti kur ka pa se po i shkakton dëm vendit qeverisja e tij, me vendime dhe dëme shumë të mëdha.

Periskopi: Kur mendoni se do të shkojë vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme?

Kusari-Lila: Vendi besoj që do të shkojë në zgjedhje në fillim të shtatorit, ashtu sipas afateve kushtetuese. Do të varet edhe prej bisedave që partitë politike i kanë me presidentin.  Por nuk mendoj që do të shkojë shumë gjatë pa u mbajt zgjedhjet, prej momentit kur vendoset 30 apo 45 ditë siç e parasheh Kushtetuta e Repubikës së Kosovës.

Periskopi: Çka pritet nga këto zgjedhje? Kush duhet ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme?

Kusari-Lila: Unë besoj që është moment ideal që të ketë një ndryshim substancial në Qeveri. Do të varet nga marrëveshjet dhe diskutimet opozitare. Është shumë e rëndësishme që edhe ato të kenë një strategji, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dhënien e mandatit për formim të Qeverisë nga partia e parë me rezultat nga zgjedhjet, ka vendosur një precedent të ri, i cili tashmë në dy palë zgjedhje po e përcakton formën se si partitë organizohen. Prandaj edhe kjo është një pikë shumë e rëndësishme për partitë opozitare që ato bashkërisht të kenë një strategji në atë se si mund të mandatohen së bashku dhe të kenë mandatin e Qeverisë së ardhshme.

Periskopi: Cilat duhet të jenë prioritetet e Qeverisë së ardhshme?

Kusari-Lila: Qeveria e re mbi të gjitha duhet të ketë guxim të ndërmarrë vendime të rëndësishme, në veçanti në reformën fiskale dhe në reformën në buxhet apo shpenzime kapitale. Po ashtu edhe në formë të administratës publike. Përfshirë këtu edhe riorganizimin politik dhe zvogëlimin e numrit të ministrive. Më se e domosdoshme është që të ketë një plan strategjik sa më të shpejtë për reformën dhe rikonsolidimin e ndërmarrjeve publike. Tashmë gati se, pa përjashtim nuk ka ndërmarrje publike që nuk ballafaqohet me probleme shumë serioze, siç është rasti i Telekomit. E njëjta duhet të jetë edhe me këshilltarët, numrin e zv/ministrave dhe në zvogëlimin e Qeverisë. Kjo Qeveri në ikje ka bërë një propagandë që kinse janë në përgatitje të një Ligji për Qeverinë, përderisa vetë kanë shkelë çdo normë dhe çdo parim në të cilin ata janë thirrë se do ta bëjnë në të ardhmen. Por nuk ka nevojë të thuhet që do të ketë Ligj dhe vendim politike i cili zvogëlon dukshëm numrin e tyre, por edhe ulë privilegjet dhe shpenzimet. Sepse është banale të flitet më për shpenzimet dhe luksin në shtetin më të varfër në Evropë.

Periskopi: Çka duhet të ndodh me taksën dhe dialogun me Serbinë?

Kusari-Lila: Taksa e ka tejkalu vetëveten. Në fillim ka pasë një efekt, por pasi që nuk ka pasur një objektiv të qartë, pastaj ka arritë gradualisht duke e izolu Kosovën dhe duke e sjellë në një situatë të papërshtatshme. Me Serbinë, domosdo duhet të ketë një masë e cila Serbisë ia mban në të njëjtin nivel të them sanksionet,  njëjtë me të cilat ajo ia shtron Kosovës . Përderisa në disa elemente, siç është politika e jashtme, ne jemi më të pafuqishëm se sa që është Serbia. Duhet të shikojmë mënyrën se çfarë mekanizma ka Kosova dhe që ia rikujton qasjen destruktive Serbisë gjatë gjithë kohës. Por, taksa në vendimin siç është marrë si Qeveri, duhet të anulohet dhe të ketë masa reciproke. Kjo duhet të tregohet saktë dhe qartë për secilën arsye. Përderisa për dialogun duhet të ketë rishikim të marrëveshjeve të deritashme, strategji dhe unitet politik, në mënyrë që bashkërisht spektri politik të jetë i unifikuar karshi Serbisë, e jo siç e kemi pasë rastin tash, me qëndrime të ndara.

Intervistoi: Kaltërina Misini

Gjini i përgjigjet partisë së Kusari-Lilës: Jeni bë si fëmija e vegjël, nuk e keni zbuluar akullin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, e ka quajtur fëmijërorë reagimin e Alternativës sipas të cilëve Gjini kishte përdorur fotografi të Tiranës për të treguar progresin e arritur në Gjakovë.

Ata e kishin akuzuar Gjinin se po mashtron qytetarët e kësaj komune.

Por, Gjini në një prononcim për EO thotë se ka qenë gabim teknik dhe askush nuk e ka kuptuar se ka qenë Tirana.

“Thjeshtë janë reagime fëmijërore, si do fëmijë të vegjël që e gjejnë një gabim teknik edhe kujtojnë se e kanë zbuluar akullin, domethënë janë krejt të kota, kanë qenë disa fotografi që janë postuar të Gjakovës, kur kanë postuar fotografi të natës një ju ka ikur dhe ka dalë, thjeshtë nuk e ka ditur askush që ka dalë Tirana, e kemi heqë, ka dalë tjetra, një gabim teknik, një fotografi tjetër që ka dalë, nëse mendojnë se e kanë zbuluar akullin le të vazhdojnë…”, ka thënë Gjini.

Alternativa kishte thënë se Kryetari i Komunës së Gjakovës, si arsyetim ndaj reagimit qytetar për murosjen e parkut të “Lirisë” të lagjes “Gecë” në Gjakovë, në një postim publik, ka përdorur fotot e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, si mashtrim kinse është Gjakova.

 

Edhe Mimoza Kusari në Washington, kërkon njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, e cila po merr pjesë në Forumin e liderëve parlamentarë në Kongresin Amerikan në Washington, ka folur për të arriturat dhe sfidat e shtetit të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të shteteve pjesëmarrëse që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin shtetin e ri demokratik të Evropës.

“Kosova është demokraci paralmentare për 18 vite dhe shtet i pavarur për 11 vite. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur gjashtë palë zgjedhje parlamentare dhe sfidat tona lidhur me procesin, por gradualisht kemi përparuar në organizimin e procesit zgjedhor. Sfida e Parlamentit të Kosovës janë mbajtja e fokusit në proceset zhvillimore dhe stabiliteti politik e avansimi demokratik. E kemi kuptuar se nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm pa demokraci të qëndrueshme”, tha Kusari-Lila.

Deputetja Kusari – Lila në emër të delegacionit të Kosovës, falënderoi kongresmenët David Price (D) dhe Vern Buchanan (R) bashkëkryesuesit e programit për partneritet demokratik të Kongresit si dhe përfaqësuesit e USAID, NDI dhe IRI për ndihmën për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.

Mimoza Kusari ia përmend Ardian Gjinit duhanin, alkoolin dhe prerje ilegale të drunjve

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila e ka akuzuar rëndë kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjinin, për prerjen e drunjëve në parkun e qytetit të kësaj komune.

Kusari përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se për një ish-Ministër të Mjdisit, më e pakta që do të pritej është të ketë njohuri dhe vullnet bazik të mbrojë mjedisin dhe të promovojë jetën e shëndetshme.

“Se nuk është adhurues i jetës së shëndetshme Kryetari i Gjakovës e kuptuam që në fillim të mandatit të tij, me duhanin dhe alkoolin që u kthyen në zyret e Komunës.
Se nuk është i interesuar të punojë me plane dhe rregulla të urbanizimit, edhe atë e kuptuam kur filloi të jap leje vend e pa vend dhe ndërtimet e parregullsitë vetëm filluan ta ngulfatin Gjakovën. Por, se urren vendin, trashigiminë dhe natyrën bashkë me të, po e kuptojnë çdo ditë e më tepër banorët e komunës së Gjakovës, ka shkruar Kusari.

Tutje ajo shton, se murosja e parkut të lirisë pa leje e pa plan, prerja e drunjëve 70 vjeçar në parkun e madh të qytetit, tregojnë frustrim dhe agresivitetin ndaj vlerës elementare njerëzore, trashigimisë dhe natyrës që e mbajnë jetën gjallë.

“Ardian Gjini, nëse ke kaq shumë urrejtje për Gjakovën, gjeje një mënyrë tjetër t’a trajtosh këtë ndjenjë. Dëmi publik dhe pasojat që po ia len vendit, gjatë do t’i vuajnë qytaterët e Gjakovës, nëse mbetet dikush për të jetuar aty.Me shpifje, gënjeshtra, lajme e foto të rreme, askund nuk do të arrijsh, përveq se në degradim dhe nënçmim të vetes dhe subjektit që përfaqëson.”

Kusari ka pyetur, se me çfarë leje u prenë drunjët në parkun e qytetit, kush autorizoi prerjen e tyre dhe kush ekzekutoi prerjen.

Sipas saj, i gjithë zingjiri i zyrtarëve komunal të përfshirë në këtë krim mjedisor duhet të japin llogari.

“Llogari dhe përgjegjësi duhet të jap edhe Ministria e Mjedisit, Agjencioni i Pyjeve të Kosovës dhe zyra e Kryeministrit e cila ndan miliona Euro për pastrimin e Kosovës dhe krenohet se do të dënojë ata që ndotin mjedisin.Por, për Kryetarin e Komunës dhe nënKryetarin e partisë çfarë ndëshkimi ka Kryeministri i Kosovës?!” përfundon shkrimi.

Kusari-Lila kërkon të caktohet data e zgjedhjeve, thotë se Qeveria po keqpërdor buxhetin

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila po kërkon që të caktohet data e zgjedhjeve.

Sipas saj, Qeveri ka keqpërdorur buxhetin e shtetit me vendimet e saj dhe nuk po punon për interesin e qytetarëve po vetëm për punësime partiake.

Në këtë konferencë ku Alternativa ka treguar qëndrimin për zhvillimet politike në vend nuk ka marrë fare pjesë deputeti Ilir Deda, i cili është një prej themeluesve të kësaj partie.

Rrëzimin e Qeverisë Haradinaj po e kërkojnë edhe partitë tjera opozitare, VV, LDK e PSD. Megjithatë deri tani ata deklarojnë se nuk i kanë 61 vota për ta kaluar mocionin.

NISMA e Fatmir Limajt është shprehur e gatshme të bisedojë për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa i vetmi që ka dalë hapur dhe ka thënë se do ta jap votën e tij është deputeti Milaim Zeka.

Haradinaj teksa ka folur për rrëzimin e tij, ka thënë se vetëm le t’i bëjnë 61 vota, sepse do ta shpëtonin nëse e rrëzojnë.

Kusari Lila: Haradinaj e ka izoluar Kosovën, në 20 vitet e fundit kurrë s’kemi qenë më keq

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila ka thënë se Kosova kurrë nuk ka qenë më keq se tash në 20 vitet e fundit, derisa ka theksuar se për rrëzimin e saj ka edhe deputetë të pozitës që do të jepnin votën.

Ajo ka thënë se vendimi i Kushtetueses për Ekipin Negociator është më së paku kontestues.

Kusari-Lila lë fajtor kryeministrin Ramush Haradinaj për izolimin e Kosovës.

“Haradinaj është treguar shumë i papërgjegjshëm me një mori vendimesh. Ai ka dhënë shumë premtime të mëdha, derisa këto duhet t’i bëjë në tavolinën e negociatave por nuk e ka bërë, fatkeqësisht ai ka përkeqësuar raportet me të gjitha institucionet dhe ka izoluar vendin”, ka thënë ajo.

Sipas saj nuk qëndron deklarata e PSD-së se tani presidenti Hashim Thaçi i ka duart e lira në dialogun me Serbinë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë që i ka duart e lira presidenti, ai mund të ketë një rol këshillues, por nuk është e vërtetë që ai ka lirinë të negociojë marrëveshjen dhe tashmë po shohim lëvizjet e tij. Ai po përdor letrën e tij, Luginën. Të shohim se çfarë ka ndodh me ekipin negociator, ka filluar të humbë besimi tek të gjithë. Ka humbë ndjeshmëria dhe përgjegjësia e personave që po udhëheqin”, u shpreh Kusari-Lila.

Sipas saj kemi në vazhdimësi skandale që ndodhin në Kosovë dhe izolimin që na bëhet dhe qershia mbi torte është emërimi i spanjollit, Josep Borrell në vend të Mogherinit.

“Kjo tregon se çfarë i ndodh një shteti kur futet në rrugë qorre dhe nuk i merr detyrat që i takojnë. Nëse ne kemi pasur derën gjysmë të hapur gjatë kësaj qeverie na është mbyllur plotësisht”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka shtuar se nuk beson se kryeministri dhe partitë e koalicionit nuk janë të vetëdijshme për dëmin që po ia sjellin Kosovës.

“Ndoshta kryeministri nuk do të ketë mandat deri në nëntor kur Borrello e merr mandatin, pasi mund të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë. Jam shumë e bindur se do të ketë edhe deputetë të pozitës që do ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit për rrëzimin e kësaj qeverie. Tri qeveri deri më tash janë rrëzuar nga deputetët e pozitës. Ndarja e pushtetit, keqpërdorimi i vendimeve të kryeministrit janë më eklatantet që kemi parë deri më tani”, ka thënë ajo.

Sipas saj kurrë më keq Kosova nuk ka qenë se në këto 20 vitet e fundit.

Ajo ka deklaruar gjithashtu se zhvillimi i kompleksit qeveritar përveç se i ushqen apetitet e pushtetarëve, nuk është asgjë tjetër.

“Kjo qeveri bën vetëm projekte prej së cilës nxjerr para kesh shpejt. Jam kundër kësaj autostrade, pasi nuk ka nevojë të rritjes së asfaltit por investime në ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve”, ka thënë ajo. “Ne po mbytemi çdo ditë nga ajri i ndotur, derisa vetëm rrisim numrin e ndërtimeve dhe betonit, e këto nuk adresohen por adresohen vetëm ato prej të cilave merr pare shpejt”.

Ajo thotë se ministri Pal Lekaj është sinonim i ministrit me abuzime të vazhdueshme.

“Nuk e di nëse ai do të heqë monopolin në homologim, ai do të duhej ta largonte këtë menjëherë, por duke parë veprimet e deri të tanishme e tërë kjo lë shumë për të dëshiruar”, ka thënë Kusari-Lila.