Mini-tornado në Lipjan, shikoni pamjet

Periskopi.com Lajme

Atmosfera është aq jostabile mbi Kosovë saqë është krijuar edhe një mini-tornado (trombë) në rajonin e Lipjanit. Këtë e dëshmojnë pamjet të cilat lexuesit  tanë sapo na kanë dërguar.

Tornadot janë karakteristikë e klimës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat shpesh prekin edhe Tokën duke shkaktuar dëme materiale dhe në njerëz. Ndërsa në Evropë ku ërfshihet edhe rajoni ynë, tornadot ndodhin vetëm në shtresat e larta atmosferike, rrallë dhe nuk prekin Tokën me disa përjashtime shumë të rralla.

Mini-tornadot janë regjistruar edhe më parë në Kosovë, kur atmosfera ka qenë jashtëzakonisht e paqëndrueshme.

Ndryshe mot i tillë do të vazhdojë deri të enjten, kur pritet përmirësim gradual i motit.

Pamjet e mini-tornados në Lipjan të dërguara nga Diti Shatri: