Dy të vdekur pas shembjes së dheut në Minierën e Artanës

Periskopi.com Lajme

Dy minatorë e kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut që ka ndodhur sot në Minierën e Artanës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Hysen Vrajolli, kryeshef në ndërmarrjen “Trepça”.

Ai tha se nuk ka detaje të tjera deri më tani lidhur me rastin.

Për këtë tragjedi ka reaguar edhe ish ministri i Ekonomisë, Valdrin Lluka, i cili ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“I prekur thellësisht nga tragjedia në minierën e Artanës ku humbën jetën dy persona. Ngushëllimet e mija familjeve të të ndjerëve.”, ka shkruar ai./Periskopi/