Edi Rama s’i lë zgjidhje tjetër, Meta detyrohet ta dekretojë si ministër të Jashtëm

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar këtë të premte kryeministrin Edi Rama, për të pasuar në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatin.

Kandidatura e kryeministrit iu dërgua kreut të Shtetit pas refuzimit që ky i fundit i bëri propozimit të kryeministrit Rama, Gent Cakaj, për postin e kryediplomatit të Shqipërisë.

Rama e gjeti këtë si një zgjidhje të përkohshme, derisa të ngrihet Gjykata e re Kushtetuese, që do të zgjidhë ngërçin mes Kryeministrisë dhe Presidencës.

Njëkohësisht, presidenti Meta ka dekretuar edhe shkarkimin nga detyra të ish-ministrit Bushati.