Fahri Osmani flet për Periskopin, tregon çka pritet të ndodh nesër

Periskopi.com Lajme

Pas shkarkimit të disa prej ministrave të Partisë Demokratike të Kosovës, me vendim të kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit, tashmë ka ardhur koha të fillojnë emërimet e reja.

Periskopi nga burimet e veta konfirmoi se Fahri Osmani do të emërohet ministër i ri i Inovacionit.

Osmani pritet të zë vendin e ish-ministrit të Inovacionit, Besim Beqajt.

I kontaktuar nga Periskopi, Osmani tha se emri i tij është njëri nga emrat e përfolur për këtë pozitë dhe se ai ende nuk ka marrë asnjë informatë zyrtare.

E, megjithatë burimet e Periskopit konfirmojnë se festa në degën e PDK-ës në Podujevë tashmë ka filluar.

“Unë ende nuk kam informatë zyrtare , emri im është njëri nga emrat e përfolur, mirëpo zyrtarisht nuk kam dhe përderisa nuk kam një informatë zyrtare nuk mundem me thanë asgjë”, u shpreh Osmani.

Ai tha se presin që nesër kryetari i PDK-ës, Kadri Veselit të shkoj në Podujevë në një takim me strukturat e partisë ku ekziston mundësia që nesër të bëhet publike emërimi i ministrit të Inovacionit.

Por, kush është Fahri Osmani, i cili do ta vazhdoj mandatin e ministrit të shkarkuar Besim Beqaj?

Fahri Osmani është nga Podujeva dhe momentalisht është drejtor i Mensës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Është këshilltarë nga radhët e PDK-ës në Asamblenë komunale.

Ishte kundër kandidat i Naim Fetahut në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Podujevës.

U mposht nga Fetahu për një rezultat shumë të ngushtë në vota, por edhe pse konsiderohej favorit ai nuk arriti të zgjedhej kryetar i PDK-ës në Podujevë.

Ai ka punuar asistent i Biologjisë në fakultetin e Edukimit të Mjeksisë për një periudhë të caktuar kohore.

E la këtë pozitë para dy viteve pasi rektori Ramadan Zejnullahu mori vendim që të lirojnë njërën pozitë të punës ata persona që mbajnë nga dy pozita në Universitetin e Prishtinës.

Osmani atë kohë vendosi të mbajë pozitën e drejtorit të Mensës së Studentëve, pozitë që e mbanë edhe aktualisht.

Fahri Osmani do të emërohet ministër i ri i Inovacionit

Periskopi.com Lajme

Pasi kanë kaluar disa ditë prej kur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, mori vendim për t’i liruar nga detyra të gjithë të emëruarit politikë nga kjo parti, të cilët kanë aktakuza që ndërlidhen me dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion ose nepotizëm, tashmë ka filluar të mendohet pëer emrat e rinj që do të zënë pozitat e tyre, raporton Periskopi.

Burimet e Periskopit brenda PDK-ës kanë konfirmuar se ministër i ri i Inovacionit do të jetë anëtari i PDK-ës, Fahri Osmani.

Osmani do ta zëvendësoj ministrin Besim Beqaj.

Fahri Osmani ka qenë kandidat për kryetar të PDK-së në Podujevë, por që u mposht nga Naim Fetahu. /Periskopi