Burdushi: Një ministër më kërkoi t’ia shërojë gruan, m’i dha 50 euro

Periskopi.com Lajme

Mjeku popullor, Hysri Peqani, i cili si “Burdushi”na thënë se ai ka incizime të shumta, të cilat nëse publikohen do të ishin si “Bomba e Hiroshimës”, raporton Periskopi.

Ai ka thënë se një ministër kishte kërkuar nga ai që t’ia shërojë gruan.

Burdushi nuk ka përmendur emrin e Ministrit, por ka bërë të ditur se ai ka qenë Ministër i Shëndetësisë.

“Një ministër e ka pru gruan te unë e unë e kam shëru. Unë jam shërues shpirtëror. Nuk i deklaroj. Ministër i Shëndetësisë ka qenë ai. E ka sjell gruan më 2008. Kam njerëz të lartë të shtetit, që kanë telashe e vinë te unë kërkojnë shërim shpirtëror. Ai i ka lënë 50 euro me vetëdëshirë”, ka thënë ai në T7.

Ai ka thënë se ka incizime edhe të njerëzve të tjerë publik në Kosovë që kanë shkuar e kanë kërkuar ndihmë nga ai.

Por, ai thotë se ato incizime nuk do t’i bëjë asnjëherë publike.

“Unë nuk e thërras kërkon me zor. Mundohna me ju ndihmu me shpirt. Ka njerëz që më sjellin dhurata për të mirat që ua kam bërë. Kanë kaluar me qindra njerëz nga unë për 36 vite dhe janë të kënaqur për punën time”, ka thënë tutje ai./PERISKOPI