Rozeta Hajdari, ministrja e Kurtit për Ekonomi ishte e punësuar në zyrën e Hashim Thaçit, u largua për punë të dobët

Periskopi.com Lajme

Më 6 janar 2020, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte propozuar emrat për ministra dhe zëvendëskryeministrin e dytë nga partia e tij. Mes tyre ishte edhe emri i Rozeta Hajdarit, e nominuar nga Kurti për postin e ministres së Ekonomisë.

Emri i znj.Hajdari ishte befasi për opinionin duke qenë se nuk njihej publikisht deri më tani. Mediat kosovare raportuan për punët që ka bërë deri tani ajo. Veç tjerash, znj. Hajdari, kishte udhëhequr Qendrën e Koordinimit të Donatorëve në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, deri kah fundi i vitit 2008.

Ish-shefi i kabinetit të Thaçit, Abelard Tahiri, e ka konfirmuar për Periskopin se znj.Hajdari ka qenë këshilltare në kabinetin e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, gjatë mandatit të parë. Ajo ka qenë e kontraktuar nga UNDP si këshilltare në Zyrën e Kryeministrit, deri në fund të vitit 2008.

“Ka qenë aty, në cilësinë e këshilltares së jashtme. Ka qenë e angazhuar deri kah fundi i vitit 2008. Poashtu si pjesë e delegacionit qeveritar ka qenë edhe pjesmarrëse në konferencën e donatorëve për Kosovën që është mbajtur në Bruksel pas shpalljes së pavarsisë, më 17 shkurt”, ka thënë Tahiri për Periskopin, i cili ka shtuar se ‘Hajdari ishte larguar për shkak të performancës së dobët në punën e saj’.

Në ditën kur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, do të takohej me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaci, ai nëpërmjet një video, bëri të ditur emrat e që partia e tij, propozonte për ministra. Përveç zonjës Hajdari, për ministra, Kurti ka propozuar Albulena Haxhiun për ministre të Drejtësisë, Besnik Bislimi si ministër i Financave, Arben Vitia si ministër i Shëndetësisë dhe Blerim Reka si ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Periskopi/

Lladrovci vlerëson Dhurata Hoxhën si ministren e parë që largoi zyrtarët me akuzë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar Ministren e Integrimit në detyrë, Dhurata Hoxha dhe me këtë rast e ka falënderuar për angazhimin e saj për projektet infrastrukturore.

Lladrovci në veçanti e ka vlerësuar Minsitren Hoxha si e para Ministre e cila ka larguar zyrtarët me akuzë deri në përfundimin e procesit, gjë të cilën e ka bërë edhe ai në komunën e Drenasit.

Ja postimi i z. Lladrovci:

Në takimin e rastit në Drenas, e falënderova Ministren në detyrë, Dhurata Hoxhën, për angazhimin e saj për promovimin e nevojave të vendit dhe komunës tonë për projekte të mëdha infrastrukturore.

E falënderova Ministren dhe përgëzova për angazhimin e saj konsekuent duke qenë e para ministre që largoi të gjithë zyrtarët me aktakuzë, gjë të cilën unë po ashtu e kam aplikuar që nga dita e parë si kryetar i komunës.

Vendi ynë me përfaqësuesen si Ministrja Hoxha, ka shtuar Fondet e IPA-s, WBIF dhe fondet nga donatorët bilateral, duke u vënë në shërbim të nevojave të qytetarëve me projekte nga fusha e sundimit të ligjit, mbrojtjes së ambientit, energjia, arsimi, konkurrueshmëria, etj.

 

 

Hoxhiqi e prezanton raportin 100 ditësh të punës në Ministri në një restorant në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ministrja në largim e Administrimit të Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, ka kremtuar 100-ditëshin e punës së saj në krye të këtij dikasteri qeveritar.

Prezantimin e raportit të punës për këtë periudhë, Hoxhiqi e ka bërë në njërin prej lokaleve në kryeqytet, e jo brenda objektit të Ministrisë, raporton KTV.

Këtë është munduar ta arsyetojë me mungesë hapësire në Ministri.

Hoxhiqi nuk ka dhënë informata se sa ka kushtuar rezervimi i sallës në njërin nga restorantet në Prishtinë.

KTV-ja ka kërkuar të dhëna nga Ministria e Pushtetit Lokal për shumën e shpenzimeve për këtë rezervim, por nuk ka marrë përgjigje.

Televizioni ka biseduar me stafin e këtij restoranti dhe ata kanë treguar se shuma totale për një rezervim dhe organizim të ngjashëm sikurse ky i Ministrisë së Pushtetit Lokal, kushton mbi njëmijë euro.

Aktiviteti i së martës i Ministrisë, ishte shoqëruar edhe me një koktej, që Hoxhiqi e ka quajtur modest.

Adrijana Hoxhiq ishte emëruar ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal në prill të këtij viti, pas shkarkimit të Ivan Todosijeviqit, për shkak se i kishte quajtur shqiptarët terroristë dhe masakrën e Reçakut trillim.

Albena Reshitaj shpenzoi mbi 7 mijë euro për t’i marrë në udhëtim 14 persona që s’ishin pjesë e Ministrisë

Periskopi.com Lajme

Jo rrallë herë, zyrtarët e lartë në udhëtimet zyrtare bëjnë shpenzime të parregullta të financave publike.

Një Ministre vitin e kaluar në udhëtimin zyrtar madje mori 14 persona të cilën nuk ishin fare pjesë e Ministrisë.

Bëhet fjalë, për ish-ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Rashitaj e cila me datën 16.05.2018, kishte marrë vendim për përkrahje financiare, mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit (bileta aeroplani).

Për këto bileta, nga buxheti i shtetit, u shpenzuan 7 mijë e 144 euro për këta 14 persona për të marrë pjesë në “Ekspozitën e 16 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Vendikut”.

Personat në fjalë nuk kanë qenë pjesë e Ministrisë dhe nuk dihet qëllimi i kësaj përkrahje apo përfitimi i ministrisë nga pjesëmarrja e tyre në ketë ngjarje.

Vendimi ishte lëshuar në bazë të një kërkese, bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të përkrahur mbulimin e pjesërishëm të shpenzimeve, pa ofruar ndonjë dokument mbështetës i cili do të tregonte qëllimin apo përfitimin e ministrisë nga kjo ngjarje, shkruan indeksonline.

Sipas ZKA-së, shpenzimi i mjeteve financiare për personat që nuk janë pjesë e ministrisë dhe pa përfitime për ministrinë, si dhe mosarsyetimi i mjeteve të shpenzuara, tregon menaxhim jo adekuat të financave publike, dhe shpenzimet si të tilla, mund të konsiderohen shpenzime të parregullta.

“Duhet të sigurohet se çdo shpenzim i bërë nga buxheti i ministrisë bëhet për financimin e aktiviteteve të ministrisë, është i dokumentuar dhe është në përputhje me rregulloret financiare”, thuhet në këtë raport.

Vjen reagimi i ministres Hoxhiq pas kritikave për emërimin e saj në MAPL

Periskopi.com Lajme

Adriana Hoxhiq u emërua gjatë ditës së djeshme në postin e ministres së ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Hoxhiq në këtë pozitë vije pas shkarkimit të Ivan Teodosijeviq, i cili u shkarkua pas fyerjeve raciste ndaj shqiptarëve, dhe deklaratave për masakrën e Reqakut.

Mirëpo, menjëherë pas emërimit të Hoxhiq ka pasur reagime të mëdha në drejtim të saj, të cilat pretendojnë se ishte pikërisht ministrja në ardhje e cila ka qenë në përkrahje të Listës Serbe dhe se ka qenë kundër kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre.

E vetë Hoxhiq në një deklaratë është kundërpërgjigjur ndaj reagimeve dhe pretendimeve që kanë ardhur ndaj saj.

Duke i quajtur politike, Hoxhiq ka thënë se të gjitha këto reagime kanë qëllime të caktuara.

“Të gjitha ato reagime janë politike dhe unë besoj që janë për qëllime të caktuara meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve lokale në Mitrovicën Veriore. Ato deklarata nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën”, ka thënë në fillim Hoxhiq.

Ajo i është kundërpërgjigjur dy ish-kandidatëve të PDK-së në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut, Valdete Idrizit dhe Gonxhe Çaushit, duke thënë se me të dyjat ka pasur bashkëpunim në të kaluarën.

“Unë zonjën Valdete Idrizi  e kam një shembull të mirë dhe ajo ka qenë një shembull që mua më ka jep kurajo që unë me vazhdu me punu se si ka punuar ajo. Unë e përgëzoj për të gjithë punën që ajo e ka bërë edhe si OJQ edhe si subjekt politik dhe i dëshiroj suksese më të mëdha”, ka thënë ajo.

“Sa i përket Gonxhes, edhe me të kam bashkëpunuar, ajo është ende asambliste në Mitrovicën e Veriut. Është një politikane e reja, besoj që ka me ardhë kohë që edhe ajo do të shkëlqejë. Të dyja ato e dijnë që unë e besoj bashkëjetesen e jetoj bashkëjetesen dhe asnjëherë me secilin gjest që e kam bërë unë kam dhënë rezultate që shihen”, ka thënë tutje Hoxhiq.

Tutje, ministrja e re ka thënë se sipas saj ajo ka treguar se mbështet bashkëjetesen e etniciteteve dhe se nuk qëndrojnë argumentet e dhëna.

“Komuna e Mitrovicës Veriore është e vetmja që ka staf multietnik në secilin nivel të qeverisjes. Edhe drejtorët i kemi nga minoritetet, siç është nga minoriteti boshnjak.  Unë me argumente të gjalla kam treguar se e mbështes bashkëjetesen dhe i respektoj të gjitha etnicitetet”, ka thënë tutje ajo.

Hoxhiq ka folur edhe për kthimin e serbëve në Kroin e Vitakut në Mitrovicën e Veriut, për të cilin proces ka thënë se është politizuar, dhe se kjo sipas saj është arsyeja se pse nuk ka pasur rezultat.

“Sa i përket kthimit në Kroin e Vitakut, Adriana Hoxhiq asnjëherë nuk ka qenë dikush i cili krijon politika, unë nuk ndërtoj politika, unë kam qenë edhe jam në ekzekutiv. Politikat të cilat i ndërtojnë politikanët ato vetëm zbatohen përmes ekzekutivit. Procesi i kthimit në Kroin e Vitakut është politizuar edhe për këtë arsye nuk ka pasur rezultat. Unë nuk jam përgjegjëse për këtë punë. Ju e dini që procesi është marrë nga niveli qëndror. Unë vetëm më një takim kam qenë si përkthyese dhe nuk jam përzier në atë proces”, ka thënë ajo.

Sipas Hoxhiq, kthimi i shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur, dhe se ka ndodhur me përkrahjen e saj.

Ajo thotë të mos ketë folur publikisht për këtë çëstje sepse nuk ka dashur që kjo çështje të politizohet.

“E dyta, kthimi i shqiptarëve në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur , dhe ka ndodhur me përkrahjen time edhe ka pasur rezultat të mirë vetëm se nuk kam lejuar që të politizohet. Unë asnjëherë  nuk kam folur për këtë çështe publikisht sepse nuk kam dashur t’i rrezikojë njerëzit të cilët janë kthyer  dhe jetojnë në veri”, ka thënë ajo.

Hoxhiq shprehet se këto deklarata kanë tentime politike dhe se viktima të tyre sipas saj janë vetëm qytetarët e Kosovës.

Siç shprehet ajo, kthimi i shqiptarëve në pronat e tyre ëshë një proces shumë i ndjeshëm, dhe se ka sukses vetëm nëse rezulton me kthimin e të gjitha komuniteteve.

“Unë jam shumë e bindur që këto deklarata kanë tentim politik. Dhe është keq se i kemi qytetarët të cilët janë viktima në këto procese. Leni njerëzit rehat sepse është më të vërtet se njerëzit tash e sa vite nuk jetojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë ajo.

“Unë besoj që procesi i kthimit është një proces sensitiv që kërkon punë serioze, dhe nëse do të ishte proces i tillë që rezulton me kthimin e të gjitha etniciteteve, atëherë kjo do të ishte e suksesshme. Unë nuk kam përkrahur ndonjë opsion politik”, tha tutje ajo për Lajmin.

Hoxhiq në fund ka folur edhe për postin e ri të saj të cilin ka thënë se do ta ushtrojë me përgjegjësi të plotë dhe se do të jetë afër të gjitha komunave e komuniteteve.

Kujtojmë, se menjëherë pas shkarkimit të minsitrit nga Lista Serbe, Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj tij për gjuhë të urrejtjes.

Albena Reshitaj shpenzoi paratë e shtetit edhe pas dorëheqjes nga posti i ministres

Periskopi.com Lajme

Jo të gjitha benefitet që i ofronte pozita e ministrit i kishte braktisur Albena Reshitaj më 1 gusht të vitit 2018, kur kishte dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Saktësisht 5.633.57 euro janë shpenzuar prej saj, edhe pasi e kishte braktisur Ministrinë, shkruan sot Koha Ditore.

E dhëna është prezantuar nga vetë Ministria, e cila i ka krijuar “Kohës Ditore” qasje në disa prej shpenzimeve të ish-ministres Reshitaj, ministrit aktual Fatmir Matoshi, të anëtarëve të kabineteve të tyre, e edhe të pesë zëvendësministrave.

Saktësisht më 1 gusht të vitit të shkuar, nëpërmjet një deklarate, Reshitaj kishte kumtuar vendimin për dorëheqjen nga pozita e ministres. Kishte thënë se vendimin po e merrte “për shkaqe personale”, ani se paraprakisht ishte raportuar në media se largimin e saj ishte duke e kërkuar AKR-ja, subjekt të cilit i takonte.

 

Besa Shahini merr zyrtarisht pozitën e ministres së arsimit në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Besa Shahini që vjen nga Kosova, anëtare e kabinetit qeveritar në Shqipëri, sot gjatë ditës është betuar në Presidencë. Shahini, zyrtarisht mori detyrën si Ministre e Arsimit, Sporti dhe Rinisë në Shqipëri.

“Sot mora zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë. Paraardhësja ime Lindita Nikolla, me të cilën punova ngushtë për 15 muaj si zëvendësministre, ka drejtuar këtë ministri me shumë kurajë dhe durim. Kurajën për të marrë vendime të vështira që sollën ndryshime të mëdha në sistemin arsimor dhe durimin për të dëgjuar dhe konsultuar të gjithë hisedarët para se të merrte ato vendime. Unë shpresoj që këto virtyte të më përcjellin dhe mua në zbatimin e kësaj detyre të rëndësishme, sidomos në këtë moment sfide që ngërthen në vetvete edhe një mundësi të madhe për të realizuar idetë më të mira për arsimin shqiptar”, ka shkruar Shahini në Facebook.
Kujtojmë se Shahini, dje gjithashtu mori votëbesimin në Kuvend me 77 vota./Periskopi

Spanjë, jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë për një diplomë master të dyshimtë

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Shëndetësisë së qeverisë spanjolle të Pedro Sanchez njoftoi sot në darkë dorëheqjen e saj.

Dorëheqja e Carmen Monton vjen pas publikimeve në media për manipulimin e notave për marrjen e një diplome master.

‘’I komunikova kryeministrit dorëheqjen time’’, njoftoi për shtypin ministrja Monton.

Rasti i saj përbën rastin e dytë të një dorëheqjehe të bujshme në qeverinë e re socialiste, e formuar më pak se katër muaj më parë.

 

A po i mungon Albena Reshitajt posti i ministres, ja çfarë ka postuar (Foto)

Periskopi.com Lajme

Ish- ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, Albena Reshitaj ka reduktuar dukshëm paraqitjet e saj që pas marrjes së detyrës së re si këshilltare e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të rinisë, ajo ka kujtuar faktin që kemi një rini të shëndoshë, ndonëse ende padrejtësisht të izoluar.

 

 

Reshitaj është kthyer prapa në kohë, derisa shkrimit i ka bashkangjitur një fotografi të realizuar në kohën kur drejtonte ministrinë.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë dua të kujtoj që jemi me fat që kemi rininë me të mirë, më të shëndoshë, më të re ndonëse ende padrejtësisht të izoluar.
Një komb që ka rininë ka të ardhmën e ndritun, ndryshimet e mëdha vijnë pikërisht nga rinia, energjia dhe kreativiteti i tyre.

Urime të dashur të rinjë!

Albena Reshitaj,