Tahiri: LDK deshi ta bëjë ‘Republika Sprska-n’ brenda Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se Qeveria e Isa Mustafës me veprimet e saj ka tentuar ta bëjë ‘Republika Srpska-n’ brenda Kosovës.

Kjo Qeveri sipas Tahirit i ka shkaktuar dëm Kosovës me 50 milionë euro me borxhe ndaj Bechtel Enca-s.

Kjo sipas Tahirit ka ndodhur në kohën kur ministër i Financave ishte Avdullah Hoti.

Këto deklarata Tahiri i ka thënë duke replikuar me përfaqësuesin e LDK-së Driton Selmanaj i cili ka akuzuar PDK-në si bashkëpjesëmarrëse në nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe.

Tahiri po ashtu tha se është e pavërtetë që Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Tahiri: Vuçiqi nuk shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes kësaj deklarate për media, reagon ndaj fletarrestimeve që Serbia është duke lëshuar për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit të Tomor Morinës me një urdhër nga Serbia, organet gjyqësore serbe kanë zhvilluar procedurë penale edhe ndaj shtetasit H.M.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Pa kaluar as një javë e plotë nga përpjekja për ta marrë në mënyrë arbitrare shtetasin tonë Tomor Morina, përmes fletarrestimeve ndërkombëtare irracionale që e kanë origjinën nga regjimi shtypës i Millosheviqit, Serbia vazhdon të impresionojë me shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, duke nxjerrë aktgjykime për qytetarët tanë, pa përfillur asnjë normë dhe asnjë parim nga Konventat ndërkombëtare, pjesë e së cilave është.

Rasti i fundit i shkeljes flagrante është ai me shtetasin tonë H. M, për të cilin, organet gjyqësore serbe kanë zhvilluar procedurë penale pa njohurinë e tij, në kundërshtim të plotë me të drejtën dhe i cili sot rrezikohet të arrestohet nëse e lëshon territorin e Republikës së Kosovës.

Për më tepër, përpjekja e vazhdueshme e Serbisë për të ushtruar juridiksion mbi shtetasit e Republikës së Kosovës, kur një gjë të tillë mund ta ushtrojë vetëm Republika e Kosovës si shtet sovran, në rrafshin e drejtësisë paraqet fytyrën e katandisjes që e ka sistemi i drejtësisë i Serbisë, ndërsa në rrafshin politik paraqet vazhdimin i mentalitetit të njëjtë të regjimit të Millosheviqit.

Është evidente se Aleksandër Vuçiqi nuk shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit, por me shtetasit tonë do humbë më keq se tutori i tij.

Këto janë sinjale të qarta se Serbia është larg me realitetin politik, larg me parimet e drejtësisë dhe një gjë të tillë, nuk mund të mbetet pa u adresuar.

Republika e Kosovës nuk do të lejojë që përmes abuzimit me parimet e drejtësisë, Serbia të shpërfaqë qëllimet politike të saj ndaj qytetarëve të vendit tonë dhe ndaj sovranitetit tonë si shtet.

Në fillim të javës së ardhshme, do t’iu drejtohem institucioneve të Bashkimit Evropian për të kërkuar nga ta që kjo praktikë e papërgjegjshme e shtetit serb, e dëmshme për drejtësinë dhe për relacionet fqinjësore, të marrë fund një herë e përgjithmonë.

Tahiri kërkon të sqarohen rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reagur lidhur pretendimet se Policia e Kosovës ka neglizhuar këtë rast i cili ka ardhur deri te vrasja e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë, shkruan Periskopi.

Tahiri tha se duhet të bëhet një hetim i plotë lidhur me këto pretendime.

“Mbi pretendimet që janë ngritur për mundësinë e neglizhencës në trajtimin e paralajmërimeve të këtij rasti, konsideroj se duhet një hetim i plotë dhe pa paragjykim. Institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës funksionojnë mirëfilli dhe janë agjens të plotfuqishëm e të besueshëm, të cilëve qytetarët ju drejtohen për ndihmë. Prandaj brenda tyre neglizhenca nëse ka të tillë, nuk mund të tolerohet”, ka shkruar Tahiri në profilin e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë i Tahirit:

Rrethanat e vdekjes së të miturit nga Fushë Kosova duhet sqaruar deri në fund. Pa dashur të paragjykoj asnjë element rreth këtij rasti, si Ministër i Drejtësisë jam thellësisht i bindur se dinjiteti i njeriut në shoqërinë tonë nuk mund të jetë subjekt i angazhimit ose mos angazhimit të institucioneve. Përgjegjësitë tona ligjore, kushtetuese e institucionale janë të ndara, por të gjitha bashkë janë në funksion të shoqërisë dhe anëtarëve të saj pa dallim.
Vlera e institucioneve merr tipare kuptimplota vetëm atëherë kur ato arrijnë të përmbushin misionin e tyre. Mbi pretendimet që janë ngritur për mundësinë e neglizhencës në trajtimin e paralajmërimeve të këtij rasti, konsideroj se duhet një hetim i plotë dhe pa paragjykim. Institucionet e zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës funksionojnë mirëfilli dhe janë agjens të plotfuqishëm e të besueshëm, të cilëve qytetarët ju drejtohen për ndihmë. Prandaj brenda tyre neglizhenca nëse ka të tillë, nuk mund të tolerohet

Cilat janë përfitimet e Kosovës nga hartimi i listës të organizatave terroriste?

Periskopi.com Lajme

Një grup institucionesh në Kosovë janë përfshirë në hartimin e një liste të personave, grupeve apo organizatave që kanë kryer akte terroriste, një veprim që shihet si pjesë e përpjekjeve për të shtuar shkallën e sigurisë në vend.

Ky hap pason dekretin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që tashmë ka hyrë në fuqi, për hartimin e një liste të tillë, ndërsa deri në përfundim të punës, vendi do të zbatojë listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, që është rifreskuar në janar të këtij viti.

Në atë listë janë 21 grupe apo etnitete dhe 15 persona.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e vlerëson lart rëndësinë e hartimit të një liste të tillë.

“Mendoj që kjo i kontribuon jashtëzakonisht shumë sigurisë sonë kombëtare, kjo i kontribuon një bashkëpunimi juridik ndërkombëtarë edhe në raport me Kosova me Bashkimin Evropian dhe po hyjmë me një proces shumë të rëndësishëm ku do të rrisim kujdesin, angazhimin tonë përballë individëve të cilët mund të jenë në lista përballë njerëzve që mund të jenë pra udhëheqës të këtyre organizatave dhe që në një formë mund ta vizitojnë Kosovën apo rajonin dhe do të jemi më vigjilentë, më të angazhuar përballe kërcënimeve që mund të vijnë nga organizatat e tilla”,tha ministri Tahiri.

Dekreti i presidentit Thaçi, është mbështetur nga Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton dhe sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, të cilët kanë veçuar posaçërisht cilësimin e Hezbollahut si një organizatë terroriste.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë për Zërin e Amerikës se hartim i listës do të ndihmonte shtimin e shkallës së sigurisë në vend.

“Kosova si pjesë e koalicionit kundër terrorist është shumë domosdoshme që të ketë listën edhe të organizatave terroriste por edhe të personave apo udhëheqësve të këtyre organizatave posaçërisht në këtë pjesë të brishtë ku ata realisht në Kosovë kalojnë apo kanë kaluar pa një kontroll të duhur”, tha ai.

Ibishi numëron disa nga përfitimet që do të jenë nga krijimi i një liste të tillë.

“Përfitimet janë nga ato se Kosova deri tash për shkak të një procesi shumë të stërzgjatur të zyrës së Interpolit në Kosovë e cila shkon përmes UNMIK-ut kemi pasur shumë ngecje, shpeshherë ka ndodhur që të kaloj personi dhe pastaj ta kuptojmë që ai ka qenë pjesë e një organizate terroriste apo një person i kërkuar ndërkombëtar. Me këtë sistem të ri dhe me evidencat e reja që do të jenë te pikat e kalimit kufitare por edhe brenda do të jetë më lehtë të identifikohen personat që janë pjesë e këtyre organizatave”, tha Ibishi.

Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit, ndërsa është përqendruar për një kohë të gjatë në ndërprerjen e valës së luftëtarëve të huaj dhe pengimin e financimit të grupeve terroriste.

Kosova së shpejti me listë finale të organizatave që i konsideron terroriste

Periskopi.com Lajme

Institucionet e Kosovës, të cilat i takojnë sektorit të sundimit të ligjit, brenda pak ditësh do të takohen, për të koordinuar veprimet dhe përgjegjësitë për zbatimin e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për krijimin e një liste të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do t’i nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Kosovës.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se në këtë drejtim, aktivitetet e institucioneve dhe dikastereve qeveritare do të intensifikohen gjatë javës që vjen.

“Jemi një varg institucionesh, të cilat duhet të marrin disa vendime për sa i përket dekretit të presidentit, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Besoj që ditëve në vijim edhe kryeministri (Ramush Haradinaj) do ta thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku do të diskutojmë për dekretin e presidentit dhe do t’i ndajmë përgjegjësitë tona. Tashmë kemi filluar, në nivel teknik, ndarjen e përgjegjësive tona, për sa u përket obligimeve karshi këtij dekreti të presidentit për shpalljen e organizatave terroriste, në linjë me atë të Bashkimit Evropian”, thekson Tahiri.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, e vlerëson dekretin e presidentit Thaçi për krijimi i listës së personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, si veprim mjaft të duhur përderisa Kosova është pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Mendoj që kjo vjen në momentin e duhur, sidomos tash kur “lista e zeze’ e Bashkimit Evropian është përditësuar në janar dhe vazhdon të jetë obligim i institucioneve të sektorit të sigurisë që ato ta përditësojnë me të dhënat e reja, si dhe ta fusin në sistem, me qëllim të identifikimit në hyrje apo në vendkalime kufitare, qoftë në pjesën tokësore, qoftë në Aeroportin ndërkombëtar në Prishtinë”, shprehet Ibishi.

Ministri Tahiri vlerëson që krijimi i listës së personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, do të kontribuojë shumë sigurisë nacionale të Kosovës, si dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

“Këtu po hyjmë në një proces shumë të rëndësishëm, ku do të rrisim kujdesin dhe angazhimin tonë karshi individëve, të cilët mund të jenë në lista, karshi njerëzve, të cilët mund të jenë udhëheqës, lider të këtyre organizatave dhe që, në një formë ose tjetër, mund ta frekuentojnë qoftë Kosovën, qoftë rajonin. Do të jemi më vigjilent dhe të angazhuar karshi kërcënimeve që mund të vijnë nga organizatat e tilla”, thotë Tahiri.

Ndërkaq, Ibishi vlerëson se deri më tash, pa një listë të tillë, qoftë të organizatave, e sidomos të personave që janë të përfshirë në organizata terroriste, ka qenë e pamundur që ata të identifikohen shpejt.

“Vetë procedimi i tyre përmes zyrës së INTERPOL-it në Kosovë, ka shkuar shumë ngadalë dhe me procedurë të zvarritur. Kështu që shumë herë ka ndodhur që kanë mundur të kalojnë personat e tillë nëpër territorin e Kosovës, qoftë transit apo edhe të hyjnë në Kosovë pa nj kontroll të mirëfilltë”, shpjegon Ibishi.

Dekretin që obligon institucionet e sigurisë të krijojnë listën vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, presidenti Thaçi e ka nxjerrë me 27 qershor të këtij viti.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, e kishtepërgëzuar vendimin e presidentit të Kosovës, i për krijimin e listës vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste. Ai kishte theksuar se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin emërtimin e Hezbollahut si organizatë terroriste nga autoritetet e Kosovës dhe bëri thirrje që të gjithë t’i bashkohen kësaj iniciative.

Deri në krijimin e listës vendore institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do ta zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, e cila është rifreskuar më 8 janar 2019.

Tahiri para Komisionit për Legjislacion për çështjen e noterëve

Periskopi.com Lajme

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhjen e tij të rregullt.

Në rend dite parashihen të diskutohen një sërë çështjesh, por në krye është ai në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.

Për këtë diskutim është i ftuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Po ashtu do të diskutohet edhe lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Kuvendi, pastaj shqyrtimi i propozim vendimit të Qeverisë me kandidatët për zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Gjithashtu, do të behet shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projektligjin nr. 06/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar dhe shqyrtimi i Raportit për Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Pritet edhe formimi i grupit punues për hartimin e Rregullores së punës së Komisionit.

Tahiri: Vuçiq të shkëpusë traditën e regjimit serb të mbulimit të krimeve

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një deklarate për media, ka reaguar ndaj deklaratës politike të presidentit Aleksandër Vuçiq rreth hetimeve për rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq.

Në reagimin e tij, Tahiri ka bërë të ditur se institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara me angazhim të pa kompromis deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri:

“Është për keqardhje që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka marrë rolin e gjykatësit, prokurorit, hetuesit dhe secilin rol tjetër që atij i nevojitet, në përpjekje e sipër për ta fshehur të vërtetën, kurdo që ajo afrohet të dalë  në pah.

Abuzimi kaq i madh me pushtetin e tij arbitrar mbi mediat, mbi prokurorinë, gjyqësorin dhe policinë e Serbisë në tendencën për të fshehur gjurmët e krimit në rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova,  Ivanoviq, është dëshmi e panikut që e ka kapluar mbi potencialin që ka e vërteta faktike.

Republika e Kosovës ka qenë e hapur për bashkëpunim me organet e zbatimit të ligjit të Serbisë për çështjen në fjalë dhe ky bashkëpunim është ndërprerë sapo janë theksuar qartë pistat e dyshimit të bazuar mbi autorin/autorët e këtij krimi që i mori jetën shtetasit tonë, z. Ivanoviq.

Deklarimi i fundit i Vuçiqit në media rreth kësaj çështje, është deklarim tërësisht politik, mbi një fushë për të cilën ai nuk e ka asnjë kompetencë. Të vetmet janë organet e zbatimit të ligjit ato që hetojnë dhe nxjerrin përfundime mbi pistat e dyshuara, mbi bazën e provave që janë nxjerrë rreth këtij rasti. Dhe një adresë e tillë tashmë ekziston.

Dëshiroj t’i siguroj qytetarët e Republikës së Kosovës pa përjashtim, se institucionet e Republikës së Kosovës do të jenë të përkushtuara në mënyrë të pa kompromis deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

I bëj thirrje presidentit Vuçiq që të shkëpusë traditën e regjimit serb të mbulimit të krimeve, sepse e drejta

Kritikohet ministri i Drejtësisë për mungesë në Komisionin për Legjislacion

Periskopi.com Lajme

Teksa ka filluar mbledhja e komisionit për Legjislacion dhe Mandate, ku është pritur të raportojë ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ky i fundit nuk ka ardhur.

Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se një ditë më parë janë njoftuar se ministri Tahiri nuk mund të raportojë para komisionit për shkak të agjendës së tij.

Megjithëkëtë, ajo u tregua kritike karshi mungesës së tij. Teksa shtoi se Tahiri do të ftohet sërish për raportimpara komisionit, sidomos, siç tha ajo, për çështjen e skandaleve të fundit që kanë dalë me rekrutimin e noterëve të ri.

“Unë besoj se kjo është papërgjegjësi karshi komisionit sepse asnjë agjendë tjetër nuk është më e rëndësishme sesa agjenda e Kuvendit të Republikës, në këtë rast, pranë Komisionit për Legjislacion. Prandaj, të martën e ardhshme, ne e ftojmë ministrin sërish dhe pikë e parë do të jetë çështja e noterëve, pastaj këto dy pikat tjera për sistemin e drejtësisë dhe shërbimin korrektues”, u shpreh ajo.

Ndërsa sa i përket rekrutimit të noterëve të ri, Haxhiu tha se shumica e noterëve ishin familjarë e miq të ministrit Abelard Tahiri, e punonjës të Ministrisë.

“Siç e dini, doli një listë prej shumë noterësh, ku shumica e tyre ishin familjarë e miq, bashkëpartiakë të ministrit të Drejtësisë, por edhe punonjës të vet MD, madje punonjës që kanë qenë përgjegjës për departamentin e profesioneve të lira, doli se kanë kaluar noterin. Prandaj, ne nuk mund të heshtim përballë kësaj situate, sepse ka pasur kërkesa ë adresim timin, në timin sidomos, si kryetare e komisionit, që kjo pikë të kthehet në pikën zero dhe meqë kanë dalë tashmë skandalet, unë mendoj se Komisioni për Legjislacion është kompetent për ta trajtuar dhe për ta thirrur në raportim ministrin e Drejtësisë”, shtoi ajo.

Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion dhe Mandate ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës: si: Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura me datë: 10.4, 16.4, 24.4 dhe 07.05.2019, Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr. 06/L-100 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja; Shqyrtimi i shkresave të Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë Valon Kurtaj  dhe Shqyrtimi i vërejtjeve dhe kërkesave të bashkëpunëtorëve profesional në lidhje me Draft Rregulloren për përzgjedhjen, emërimin, të drejtat dhe detyrimet e bashkëpunëtorëve profesional

Tahiri thotë se Kosova e ka detyrim politik kujdesin për shqiptarët e Luginës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me ftesë të kryetarit të Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të shkollës fillore në fshatin Samolicë të kësaj komune.

Punimet në këtë shkollë janë kryer me mjete të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës,  me propozimin e dhënë nga ministri Tahiri.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit, ministri Tahiri ka theksuar se një ndër vizitat e para pas marrjes së mandatit, e kishe bërë në këtë komunë, për të ndihmuar në projektet që drejtpërdrejt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane.

“Me anë të asaj vizite kam pasur për qëllim që ta vendosi një standard të ri në politikën e Qeverisë së Kosovës, ku kontributi dhe angazhimi për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e banorëve shqiptarë të Luginës  të jetë një interes madhor dhe detyrim politik primar i institucioneve të Kosovës”  ka thënë ministri Tahiri.

Ai ka potencuar se çdo investim në Luginë të Preshevës në fushën e arsimit është investim në zhvillimin e këtij rajoni, dhe se Kosova e ka obligim që të jetë sa më aktive në këtë drejtim.

“E drejta për shkollim dhe arsim është një e drejtë fundamentale demokratike njerëzore. Mirëpo, kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet nëse mungojnë kushtet bazike. Ajo shndërrohet vetëm në një të drejtë formale pa përmbajtje”, tha ministri Tahiri.

Ndërsa,  kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka potencuar se iniciativa e ministrit Tahiri i ka hapur rrugë shumë bashkëpunimeve tjera me Qeverinë e Kosovës, që aktualisht janë duke u realizuar në këtë komunë.

Ministri i Drejtësisë: Aksioni i Policisë kishte nisur dje, sot ishte vazhdimi

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për medie tha se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës është vazhdim i aksionit të djeshëm.

Ai tha se aksioni filloi të hënën në Prizren dhe kjo është një dëshmi se institucionet e vendin janë të përkushtuar për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Fillimi i kësaj jave nisi me një aksion të Policisë së Kosovës për t’i vënë në pranga një grup njerëzish nën akuzën për korrupsion dhe krim të organizuar.

Aksionet e nisura dje në Prizren, kanë vazhduar edhe sot në veriun e vendit.

Ky hetim dhe këto aksione dëshmojnë edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të luftuar pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe për të shtrirë kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës.

Krimi dhe korrupsioni nuk do ta mbajnë peng të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Askush nuk mund t’i japë drejtim të paqenë dhe as të shtrembërojë realitetin e veprimeve të bazuara në rend dhe ligj.

Si vend sovran, në të gjithë territorin e së cilit funksionon një rend unik juridik i bazuar në Kushtetutën e vendit, qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, duhet të ndjehen të sigurt se institucionet tona nuk do të lënë hapësirë për askënd dhe asgjë që t’ua rëndojë jetën dhe cenojë sigurinë përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Tahiri: Gjykata komerciale i jep fund vonesave dhe paqartësive të bizneseve

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se së shpejti bizneset do të kenë një gjykatë të veten ku do të marrin përgjegjësitë e drejtësisë për lëndët e tyre.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot kanë zhvilluar një takim me përfaqësuasit e sektorit privat dhe me ndërmarrës.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se sundimi i ligjit është thelbësor për të mundësuar zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nën organizimin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, mora pjesë në një forum diskutimi me komunitetin e biznesit, qëllimi i të cilit ishte forcimi i dialogut në mes institucioneve dhe sektorit privat të ndërmarrësisë. Qëllimi ynë i përbashkët është që t’i kontribuojmë aspiratave për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës, dhe në këtë drejtim nuk mund të lëvizet pa shtruar edhe komponentët e sundimit të ligjit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor. Që nga fillimi i mandatit tim si Ministër i Drejtësisë kam shqyrtuar alternativat që i duhen vendit, në mënyrë që sektori i biznesit dhe drejtësia të jenë në raport të drejtë dhe efikas me njëra tjetrën. Jam angazhuar dhe jemi afër përmbylljes së dialogut, rekomandimet e të cilit e vendosin në qendër themelimin e një Gjykatë të re që do të trajtojë ekskluzivisht temat e drejtësisë komerciale”,  ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit pa ndërhyrje:

Nën organizimin e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, mora pjesë në një forum diskutimi me komunitetin e biznesit, qëllimi i të cilit ishte forcimi i dialogut në mes institucioneve dhe sektorit privat të ndërmarrësisë.

Qëllimi ynë i përbashkët është që t’i kontribuojmë aspiratave për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës, dhe në këtë drejtim nuk mund të lëvizet pa shtruar edhe komponentët e sundimit të ligjit dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.

Që nga fillimi i mandatit tim si Ministër i Drejtësisë kam shqyrtuar alternativat që i duhen vendit, në mënyrë që sektori i biznesit dhe drejtësia të jenë në raport të drejtë dhe efikas me njëra tjetrën.

Jam angazhuar dhe jemi afër përmbylljes së dialogut, rekomandimet e të cilit e vendosin në qendër themelimin e një Gjykatë të re që do të trajtojë ekskluzivisht temat e drejtësisë komerciale.

Bizneseve dhe ndërmarrësve tanë e po ashtu edhe investitorëve të huaj ju duhet një adresë unike që me efikasitet do t’i trajtojë lëndët e natyrës komerciale.

Përpjekjet tona serioze për të ofruar një zgjidhje më të qëndrueshme dhe afatgjatë ndaj kësaj teme, kanë fituar mbështetjen e gjerë të partnerëve tanë zhvillimor, veçmas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, me ndihmën e së cilave jemi duke konsoliduar hapat e mëtejmë në këtë drejtim.

Programi ynë ndaj drejtësisë komerciale, do t’i japë fund vonesave, paqartësive dhe do mundësojnë një ambient biznesor që funksionon ekskluzivisht mbi bazën e parimeve të shtetit të së drejtës.

Përgjegjësi kryesor për drejtësinë: Krimi e korrupsioni po na shkatërrojnë si shtet

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka pranuar faktin se në institucionet e shtetit ka korrupsion endemik, dhe është shprehur i shqetësuar që nuk po ndëshkohet korrupsioni dhe krimi.

Ai ka thënë për telvizionin publik se institucionet u kanë krijuar kushte të mjaftueshme gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe tash u mbetet atyre që të jenë më efikas në ndarjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e korrupsionit.

Ai ka thënë se rastet kur zyrtarët e ndryshëm nuk ndëshkohen atëherë kjo mund të shërbejë si stimulim për ata që duan të merren më krim e korrupsion.

Tahiri ka kërkuar nga gjyqtarët dhe prokurorët që të mos bien pre e politikës e grupeve të ndryshme kriminale, por të punojnë më përkushtim dhe profesionalizëm. “Për që ka keqperdorime, e korrupsion nuk ka pikë dyshimi, në çdo vend të botës ka të tilla e sigurisht ka edhe te ne, por çdo vend i botës bënë matje sa i ka luftuar këto dukuri, fatkeqësisht ne nuk arritëm ta luftojmë krimin e korrupsionin”, ka deklaruar Tahiri.

Largimin e ambasadorit britanik nga Komisioni për verifikimin dhe përzgjedhjen e personave meritor në pozita publike, e ka quajtur lajm të keq, duke thënë se Kosova ka dhënë shembull jo të mirë në disa raste.

Sa u përket reagimeve për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq, Tahiri ka theksuar se disa anëtar të Komisionit ad hoc për hetimin e këtij rasti e kanë keqpërdorur detyrën duke bërë fushatë politike kundër disa ministrive e zyrtarëve të ndryshëm shtetëror.

Ai ka thënë se ky komision nuk e ka kryer punën e vet pasi që nuk ka arritur ta votojë raportin, po ka abuzuar duke e përdorur këtë rast për qëllime politike.

Ministri Tahiri: Do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Këshilltarin e Lartë për Masat Kundër Korrupsionit në Zyrën Qendrore të UNDP-së, Euy-Whan Kim, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e infrastrukturës normative në luftën kundër korrupsionit, bën të ditur Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media.

Tahiri ka vlerësuar mbështetjen që deri më tani UNDP ka dhënë në përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një qasje me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Kjo mbështetje është duke vazhduar edhe në kuadër të agjendës legjislative të Ministrisë së Drejtësisë.

Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së me orientimin e politikave publike të kësaj fushe, duke bërë të ditur se në kuadër të Pakos së Ligjeve Kundër Korrupsionit, është duke u punuar në hartimin e dy projektligjeve të reja, përkatësisht atij për Deklarimin e Pasurisë dhe për mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilat do të sjellin një perspektivë më të fuqishme që nxitë parandalimin efikas të abuzimit dhe keqpërdorimit me paranë publike.

Me këtë rast, Ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së se në këtë fushë janë paraparë ndryshime përmbajtjesore, duke filluar nga rritja e numrit të zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë, tek kontrolli efikas i të dhënave të deklaruara, deklarimi në formë elektronike dhe masat tjera që do të përcaktojnë qartë rolin dhe mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, me fokus në parandalim.

Ministri i Drejtësisë thotë se Kosova nuk ka nevojë për vetting

Periskopi.com Lajme

Në Kosovë autoritetet thonë se kanë krijuar një kuadër të fuqishëm ligjor për forcimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por kritikët flasin për mangësitë në luftën kundër këtyre dukurive e posaçërisht në rastet e nivelit të lartë që sipas tyre është rrjedhojë e ndikimeve politike.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se viti 2018 ishte shumë i rëndësishëm për fushën e sundimit të ligjit sepse përgjatë tij janë dërguar për miratim në Kuvend rreth 23 projektligje që ndërlidhen me fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ajo çka ndodhë është bërë një reformë e thellë në Kodin Penal. Janë rritur dënimet për korrupsion, është zgjatur parashkrimi i veprave-afatit para veprave penale. Ndërsa në anën tjetër po ashtu e kemi miratuar edhe një ligj të ri në konfiskimin e pasurisë së paligjshme, po ashtu e kemi miratuar ligjin për parandalimin e konfliktit të interesi e që do t’i kursejë buxhetit të Kosovës dhjetëra miliona euro”, është shprehur Tahiri për VOA.

Ministri Tahiri thotë se viti 2019 duhet të jetë periudhë e goditjes së fuqishme e grupeve kriminale, aferave korruptive dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në keqpërdorimin e parasë publike.

Një studim i Institutit të Kosovës për Drejtësi nxjerr në pah se gjatë tre viteve të fundit nuk është dënuar asnjë zyrtar i lartë me aktgjykim përfundimtar për veprat penale të korrupsionit.

Ndryshe organizatat e shoqërisë civile po bëjnë thirrje për një proces të verifikimit të sistemit të drejtësisë, të ngjashëm me atë që është zbatuar në Shqipëri, për të pastruar këtë sistem nga siç thonë ndikimi politik dhe grupet e ndryshme të interesit.

Zyrtarët e institucioneve thonë se verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të ndodhë çdo ditë përmes mekanizmave të brendshëm dhe kësisoj do të përmirësohej sistemi i drejtësisë vazhdimisht.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se, Kosova ka nevojë që të rris llogaridhënien dhe përgjegjësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo të verifikimit të tyre në periudha të gjata.
“Një proces i vettingut te ne ka kaluar në kohën 2009-2010 në kohën e riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga UNMIK-u tek institucionet e shtetit të pavarur të Kosovës. Pra në atë periudhë e kemi pasur një riemërim të gjyqtarëve dhe ka ndodhur pikërisht pra vettingu dhe ajo ka qenë rreth 35 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë mbetur jashtë sistemit. Ne na duhen mekanizma të cilët deri më tash nuk i kemi pasur brenda sistemit që e adresojnë këtë çështje dhe që e rrisin efikasitetin e gjyqësorit dhe jo të ndodhin një herë në 10 apo 15 vite procese të tilla”, u shpreh tutje Tahiri.

Ndryshe gjatë verifikimit në vitin 2009 rreth 45 gjyqtarë dhe prokuror janë larguar nga sistemi i drejtësisë pasi që nuk kanë arritur që të përmbushin kriteret e caktuara.

https://www.zeriamerikes.com/a/kosove-vetting-drejtesia/4712985.html?utm_medium=affiliate&utm_campaign=VOA-player4712985&utm_source=gazetametro.net%2Ftahiri-kosova-nuk-ka-nevoje-per-vetting-kemi-bere-reforma-te-thella-ne-kodin-penal%2F&utm_content=player

Ministri i Drejtësisë: Vetëvendosje e Lista Serbe po pengojnë liberalizimin e vizave

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kundërshton pretendimin e Lëvizjes Vetëvendosje se institucionet e sundimit të ligjit janë përgjegjëse për mos liberalizimin e vizave.

Ministri Tahiri ka thënë se është e papranueshme që dy subjektet politike Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, t’i kundërshtojnë në vazhdimësi reformat në drejtësi.

Ai ka thënë se këto dy subjekte politike përmes abuzimit me mandatet që kanë, ata çdo ditë i kanë kontribuar dhe i kontribuojnë skeptikëve të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Është e pa pranueshme që kundërshtarët më të mëdhenj të lëvizjes së lirë përmes konferencave për shtyp të glorifikojnë qëndrimet e tyre si alternativë, përkundër faktit se në përditshmëri refuzojnë të kontribuojnë në konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Për informimin korrekt të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë se për 14 muaj me radhë janë ndërmarrë reforma të thella në drejtësi, përfshirë transformimin e politikës penale në drejtim të fuqizimit të sundimit të ligjit si dhe luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, fuqizimin e gjyqësorit, të drejtave pronësore, kodifikimit të së drejtës civile si dhe përmbushjes së Agjendës së Reformave Evropiane.

Këto reforma kanë ndikuar drejtpërdrejtë në vlerësimin pozitiv nga ana e Komisionit Evropian për përmbushjen e kritereve si dhe rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Janë dy subjekte politike që i kanë kundërshtuar në vazhdimësi këto reforma, konkretisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

Këto dy subjekte politike përmes abuzimit me mandatet që kanë duke shfaqur papërgjegjësi të plotë në mbështetje të këtyre reformave, çdo ditë i kanë kontribuar dhe i kontribuojnë skeptikëve të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, jam i bindur se krahas përmbushjes së secilit obligim të Republikës së Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, vendet e Bashkimit Evropian do të njohin kredencialet e përpjekjeve tona institucionale dhe shoqërore, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm brenda Zonës Shengen, si e drejtë e pa alternativë.

Tahiri: Projektligji për gjykatën e AKP-së, dëshmi se mund të udhëheqim vet

Periskopi.com Lajme

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke prezantuar para deputetëve projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ka thënë se çdo vonese në miratimin e këtyre ndryshimeve ka efekt drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit tonë.

Tahiri tha se si pasojë e ndryshimeve të mandatit të EULEX-it në gjyqësor të cilat kanë hyrë në fuqi më 14 qershor të këtij viti, ndryshimi i këtij projektligjit është esencial.

“Duke qenë se gjyqtarëve ndërkombëtar u ka përfunduar mandati, ndryshimet në strukturën që i parasheh ky ligj janë të domosdoshme për të garantuar vazhdimësinë e punës pas largimit të gjyqtarëve ndërkombëtar. Theksoj se për shkak të kompetencës ekskluzive të kësaj gjykate në çështjet që ndërlidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, puna e kësaj gjykate ndikon drejtpërdrejt në dinamikën e procesit të privatizimit, si dhe bartja e mjeteve të mbetura në buxhetin e Kosovës, rrjedhimisht çdo vonese në miratimin e këtyre ndryshimeve ka efekt drejtpërdrejt edhe në ekonominë e vendit tonë“, tha ai.

Sipas tij, ky projektligj është një dëshmi konkrete se institucionet e Kosovës kanë kapacitet për të udhëhequr vet punën në këtë gjykatë.

Ai shtojë se janë rreth 21.300 lënë të regjistruara që mbajnë peng qindra miliona euro para këto që punëtorëve u takon 20 %, kreditorëve dhe mbi të gjitha të buxhetit të Kosovës.