Daçiq: Vazhdimi i dialogut varet nga formimi i qeverisë së re në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, i cili po merr pjesë në Forumin e Bled-it, tha se takimi me të dërguarin special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ishte pozitiv dhe se shpreson që ky i fundit të luajë një rol pozitiv në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Daçiç u tha gazetarëve duhet të pritet kalimi nga Federica Mgogherini tek shefi i ri i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borel.

“Kjo hap mundësinë që dialogu të vazhdojë, por nuk është realiste të pritet që të ndodhë përpara formimit të një qeverie të re në Prishtinë”.

“Shpresojmë që kjo qeveri do të jetë më konstruktive dhe pozitive dhe se do të heqë taksën në mënyrë që të hapet rruga për dialog të mëtejshëm”.

“Nuk është një detyrë e lehtë. Serbia do të jetë konstruktive. Ekziston gjithashtu një situatë në lidhje me Bosnjen dhe Hercegovinën, nëse BE-ja do të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nëse Kosova do të marrë liberalizimin e vizave, cila është perspektiva e situatës në rajon?”.

Ai shtoi se ndonjëherë mund të mendojmë se marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës janë prioritet mirëpo ka shumë tema të tjera, shkruan Kurir.

Daçiq shtiret se nuk di gjë për sulmin e huliganëve serbë ndaj Konsullatës së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq tha sot se nuk ka asnjë informacion lidhur me sulmin e huliganëve serbë ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë.

Ai tha për TV Prva se Prishtina për çfarëdo që të ndodhë ‘gjithmonë fajëson serbët’.

“Mbrëmë, pas lajmeve, unë kontaktova me njerëzit tanë, sepse askush nuk më kishte thënë asgjë në lidhje me këtë. Ata më thanë që askush nuk i kishte njoftuar nga autoritetet në Danimarkë, se ndonjë nga njerëzit tanë ishte arrestuar ose është i dyshuar. Kështu që për momentin nuk kemi asnjë informacion të tillë,” tha Daçiq.

Dje në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, si dhe është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë në Danimarkë.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dënuar këtë veprim qyqar që shkel Konventën e Vjenës dhe sigurinë e ambienteve diplomatike dhe konsullore.

“Ne jemi duke punuar me autoritetet daneze për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë, e cila ende nuk dëshiron të kuptojë se që 11 vjet në Ballkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhet Republika e Kosovës. E dënojmë fuqishëm propagandën serbe dhe fushatën agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.