Edhe Maqedonia e Veriut e bojkoton Nobelin për shkak Peter Handke

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, ka falëndëruar homologun e tij maqedonas, Nikola Dimitrov, për mospjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel për shkak të dhënies së çmimit për Letërsi shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili ka qenë mik dhe përkrahës i Millosheviqit.

Në ceremoninë e organizuar nga Akademia e Shkencave në Suedi për ndarjen e çmimeve Nobel nuk do të marrë pjesë as Maqedonia, shkruan Gazeta Express.

Kryediplomati kosovar ka falëndëruar Maqedoninë  e Veriut për këtë vendim.

“Falemnderit Nikola Dimitrov për bojkotimin e ceremonisë për ndarje të çmimieve Nobel. Maqedonia ka qëndruar me ne në kohërat më të vështira, gjatë viteve ’98-99, kur Millosheviq kreu krime në Kosovë. Handke nuk ka përkrahur viktimat si Maqedonia e Veriut, por e ka përkrahur Millosheviqin”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Para Maqedonisë Veriore, Shqipëria, Turqia e Kroacia kanë njoftuar se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Mbretit të Suedisë për pjesëmarrje në ceremoninë e Nobelit.

Arsyeja e bojkotimit të këtij eventi, të gjitha këto shtete kanë deklaruar se është dhënia e çmimit Nobel për shkrimtarin Handke, i cili ka përkrahur politikat e liderit kriminel serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë viteve të ’90-ta.

Pacolli e quan turp ndarjen e çmimit Nobel për Peter Handkes

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj nderjes së çmimit Nobel për letërsi, personit i cili e përkrahu gjenocidin e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“I tronditur nga veprimi i Komitetit të Nobel-it për t’ia dhënë këtë vit çmimin Nobel për letërsi Peter Handkes. Është një veprim i turpshëm që shkon kundër vlerave të çmimit Nobel. Handke mbështeti kasapin e Ballkanit Millosheviq dhe kundërshtoi ndërhyrjen humanitare nga NATO për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë. Turp!”, shkruan Pacolli në Facebook.

Pacolli: Kosova do të luajë rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit rajonal

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Kënaqësi e veçantë që së bashku me partnerët e Ballkanit Perendimor dhe BE-së, të jem pjesë e takimit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Momenti i duhur që përfaqësuesit e Ballkanit Perendimor treguan pikat e forta drejtë të ardhmes në BE. Shkëmbyem ide se si të forcojmë më shumë bashkëpunimin rajonal dhe të promovojmë projekte që afrojnë ekonomitë, shoqëritë dhe rininë tonë më afër. Kosova do të luajë një rol aktiv në promovimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli: Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaportat e Rusisë për banorët ukrainas

Periskopi.com Uncategorized

Ministri i jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli ka bërë thirrje që Rusia të ndaloj politikën e saj kundrejt Ukrainës.

Përmes një postimi në Twitter ai bën të ditur që Kosova nuk do t’i pranoj pasaportat që ka lëshuar Rusia për banorët e dy qyteteve në Ukrainë.

“Kosova nuk i pranon të ashtuquajturat pasaporta që lëshon Rusia për qytetarët e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainë. Kosova përkrah fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Rusia duhet të ndaloj ndërhyrjen e paligjshme në Ukrainë dhe të largoj trupat e saj nga aty” shkruan Pacolli në Twitter.