Dorëzim para Serbisë: Konjufca thotë të mos aplikohet fare në Interpol, pavarësisht se taksa 100% do të hiqet

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka kërkuar në mbledhjen e Qeverisë që të shqyrtohet mundësia e mosaplikimit të Kosovës këtë vit në INTERPOL.

Konjufca tha se sipas analizave të brendshme Kosova nuk ka ndryshuar pozicion sa i përket mbështetjes.

“Është një çështje e ngutshme. Është lënda aktive për aplikim të Kosovës në INTERPOL, e cila do të aktivizohet shumë shpejt. Sipas analizave të brendshme të Ministrisë që përfaqësoj, gjendja nuk duket shumë optimiste krahasuar me vitet e kaluara. Me thënë të drejtën, Kosova nuk ka ndryshuar pozicion sa i përket mbështetjes, nëse krahasohen votimet me dy vitet e kaluara, kështu që ne do të marrim një vendim, sipas analizave, sipas të gjitha parametrave, Kosova do të kishte të njëjtin rezultat po të aplikonte edhe këtë vit”, tha ai.

Ai ka thënë se propozimi është mirë të bëhet vitin e ardhshëm.

“Propozohet që të jetë një takim në vitin e ardhshëm, që është shumë më i përshtatshëm për ne, për vendin ku mbahet, që është në Turqi, ku do të mund të ndodhte një punë më e madhe, sepse e kemi trashëguar një gjendje të rëndë dhe neve na ka ndodhë dështimi i votimit për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL. Më duket se më 1 ose 2 mars vetëm kjo çështje vendoset, ne duhet t’i lajmërojmë institucionet përkatëse që Kosova nuk do të aplikojë këtë vit, kjo sipas burimeve është këshilla e miqve tanë.

Propozoj që të shqyrtohet kjo dhe të dalim me një vendim, meqenëse është e rëndësishme të mos dështojmë, sepse dështimet nuk po janë të mira për Republikën”, ka thënë ministri.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, tha se do ta trajtojë këtë çështje me urgjencë.

Ndryshe, taksa 100% ishte vendosur pikërisht pas dështimit të Kosovës për t’u futur në Interpol në fund të vitit 2018. Qeveria Kurti ka premtuar heqjen e taksës duke shpresuar që Serbia do të ndalë lobimin. Por, edhe kjo shpresë del se nuk ka qenë shpresë fare./Periskopi/

Pacolli: Ua thashë edhe në Samitin e Poznanit – Dyert e Kosovës janë të mbyllura për ata që nxisin urrejtje

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka folur lidhur me ndalimin e vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë, duke thënë se ata që nxisin urrejtje nuk mund të hyjnë në Kosovë, shkruan Periskopi.

Pacolli ka thënë se e ka përmendur këtë çështje në Samitin e Poznanit i cili po mbahet në Poloni dhe se askush që nxitë urrejtje nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

“Kam qenë i qartë sot dhe dy herë e kam përmendur dhe nënvizuar që deri sa Serbia të ketë qasje distruktive ndaj Kosovës dhe përzihet në punët e brendshme të Kosovës dhe vjen për të prodhuar urrejtje dhe nxitur përçarje mes njerëzve, atëherë Kosova do t’i mbajë dyert e veta të mbyllura. Nuk do të ketë akces në Kosovë askush që vjen dhe do ta destabilizojë Kosovën. Edhe disa takime bilaterale që pata pas konferencës unë mora mbështetje sepse askush nuk e duron një gjë të tillë dhe për Kosovën janë të mbyllura dyert për secilin që prish rendin dhe nxit urrejtje”

Ndër të tjera, Pacolli tha se askush nuk e duron një gjë të tillë./Periskopi/