Ministri i Kurtit merr si këshilltar ish ministrin e Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Ministri i zgjedhur i Mbrojtjes, Anton Quni që vjen nga radhët e LDK-së ka pranuar zyrtarisht sot detyrën e re për të drejtuar këtë institucion, shkruan Periskopi.

Punët ia dorëzoi ministri i deritanishëm Rrustem Berisha të cilin Quni e ftoi ta ketë Këshilltarit të Lartë Politik në kabinetin e tij ministror.

Berisha, i cili ka drejtuar institucionin e Mbrojtjes, deklaroi se do të pranojë çdo gjë që i kërkohet nga ish-bashkëluftëtari i tij Quni, në mënyrë që të çojnë përpara Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë./Periskopi/