Hyn në fuqi roamingu në Ballkan, çmimet ulen për 99 për qind për shqiptarët

Periskopi.com Lajme

Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Shqipëri, Majlinda Bregu, ka njoftuar se nga 1 korriku tarifat e roamingut do të ulen në Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha se tarifat për shqiptarët në rajon do të ulen në 99 për qind.

“Erdh’ dita Fol si n’shpi! Prej sot tarifat e roaming ulen për të gjithë në rajon e për shqiptarët deri në 99%”, ka shkruar Bregu në Facebook.

Ministri Valdrin Lluka pas nënshrkimit të marrëveshjes me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Beograd  pati treguar edhe çmimet që do të paguajnë qytetarët jashtë vendit.

“Është një marrëveshje e arritur midis gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të fillojë të implementohet nga korriku i këtij viti. Më 1 korrik do të kemi çmim prej 0.19 centë në minutë për thirrje, kurse 0.6 centë për sms, kurse 2.5 centë për MB internet. Ndërsa në vitin 2021, kjo marrëveshje do të zbatohet në tërësi”.

Po ashtu edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka shkruar lidhur me uljen e tarfiave të roamingut.

“Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë”, ka shkruar Lluka

Shkrimi i tij i plotë:

Nga sot, hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që e kam nënshkruar në Beograd, në Prill të këtij viti.

Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë.

Nga sot, tarifat janë zbritur drastikisht por, brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021).

Pra nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minut, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB.

Tarifat e aplikiuara janë të bashkangjitura.

Komunikim të këndshëm kudo që udhëtoni!

Kompania norvegjeze e interesuar për investim në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur sot në takim z. Henrik Selstam, Kryeshef Ekzekutiv nga kompania ScandGreen Energy, i cili ishte i interesuar të investojë në Kosovë në sektorin e energjisë së ripërtrishme.

ScandGreen Energy është kompani Norvegjeze e cila ka më shumë se 30 vite përvojë në prodhimin e kimikateve dhe ka fabrika në vende të ndrsyhme të botës si, Sllovakia, Danimarka dhe Gjermania.

Henrik Selstam së bashku me delegacionin e tij vizituan ministrin Lluka me qëllim që të informohen rreth fushës së riciklimit të mbeturinave me qëllim të prodhimit të energjisë.

Kreu i MZhE-së, z.Valdrin Lluka, i priti ata dhe i informoi rreth gjendjes së këtij sektori dhe për mundësitë e investimit në Kosovë, përkatësisht në këtë fushë.

“Sektori i riciklimit të mbeturinave është prej sektorëve që ka potencial shumë të madh mirëpo ka më së paku zhvillim në Kosovë. Qeveria e Kosovës është shumë e interesuar që ta zhvillojë më tepër këtë fushë. Janë dy mundësi që të investohet, e para është që investimi të jetë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, si aksionare kryesore me 51%, e cila lehtëson përfitimin e granteve nga fondet IPA. Si dhe mundësia e dytë është që kompania e vetme të investojë përmes Ligjit për Investime Strategjike” tha z.Lluka.

Henrik Selstam falënderoi ministrin për informacionet e dhëna dhe tha se ScandGreen Energy është duke shikuar të investoj rreth 65 milion euro në Kosovë.

Lluka thotë se ka filluar zbatimi i marrëveshjes së roamingut me Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka njoftuar sot se Shqipëria ka nisur të implementojë marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen e tarifave të roaming-ut.

“Shqipëria ka filluar me implementimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave roaming. ????????Komunikim të këndshëm!”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Qytetarët e Kosovës tanimë mund të komunikojnë me tarifa më të lira prej 90 për qind edhe kur janë duke qëndruar në Shqipëri dhe anasjelltas.

Ndërsa më 1 korrik 2021 planifikohet që të hiqen plotësisht tarifat roaming për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në mbledhjen e dy qeverive në Pejë në nëntor të vitit të kaluar.