Shala: Një ndër prioritetet e PDK’së për arsimin është analizimi i tregut të punës

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Myzafer Shala, ka treguar prioritetet kryesore të PDK’së për arsimin në Kosovë, shkruan Periskopi.

Shala në Klan Kosova ka thënë se prioritet i PDK’së është analizimi i tregut, profilizimi i arsimit të lartë, forcimi i hulumtimeve për univerisitete.

“Ne si PDK e kemi menduar të kemi një analizë të tregut të punës sepse nxënsit nga shkollat e mesme nuk e dinë se cka po studiojnë, po ashtu profilizimi i arsimit të lartë, forcimi i komponetës së hulumtimve që duhet me u trajtu që universitet të konkurojnë dhe të ofrojnë mundësi për ndërmarrjë të reja dhe të jemi konkurrent”, ka thënë ai./Periskopi/