MPJ-ja jep udhëzimet për qytetarët që udhëtojnë nëpër shtete të Evropës

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka publikuar udhëzimet orientuese për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në vendet tjera dhe ata që udhëtojnë transit drejt Kosovës.

MPJ në njoftim ka bërë të ditur se Kosoa është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë, të gjithë personat para nisjes duhet të kontaktojnë ambasadat apo konsulatat më të afërta në shtete që jetojnë.

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera. Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë. Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara. Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e MPJ’së.

MPJ bën thirrje për kujdes në udhëtime, thotë se ka kosovarë që janë duke punuar në Irak

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashte të Kosovës përmes një komunikate për media kanë bërë thirrje që qytetarët e Kosovës t’i shmangin udhëtimet drejt Irakut,Iranit dhe Jemenit pas situatës së tensionuar atje.

Sipas MPJ-së, këto vende nuk ofrojnë siguri për shtetasit e Kosovës.

“Në përputhje me obligimin institucional dhe ligjor për të informuar publikun dhe për tu kujdesur për sigurinë dhe integritetin e secilit qytetar të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se këto vende nuk ofrojnë siguri për integritetin e tyre fizik”, thuhet në komunikatë.

MPJ-ja thotë po ashtu se është e informuar se ka shtetas të Kosovës që punojnë për Organizata ndërkombëtare dhe kompani të ndryshme në Irak.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme ata kanë aktiviziuar misionet e tyre diplomatike në shtetet e Lindjes së Mesme për të ju ardhur në ndihmë shtetasve të Kosovës në Irak

“Ministria e Punëve të Jashtme sipas misionit të saj për të ofruar mbrojtje qytetarëve të Kosovës jashtë vendit ka aktivizuar misionet diplomatike në Arabi Saudite, Turqi, Katar dhe Emirate të Bashkuara Arabe për të ofruar mbështetje të nevojshme konsullore shtetasve të Kosovës në Irak dhe rajon. Gjithashtu kemi vendosur kontakt me qeverinë e regjionit të Kurdistanit për të mbështetur në çfarëdo nevoje shtetasit e Kosovës në Irak”, thuhet në komunikatën e MPJ-së. /Periskopi/

 

MPJ  thotë se po pret detaje nga autoritetet franceze për dy fëmijët që u mbytën në lum

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës është deklaruar për rastin e dy fëmijëve kosovar të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes shërbimit Konsullor dhe Ambasadës së Kosovës në Paris është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale në France, të cilat pritet të transmetojnë detaje më të hollësishme ditëve në vijim për humbjen e jetës aksidentalisht të dy fëmijëve kosovar të cilët dyshohet se kanë rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës”, thuhet në njoftim.

MPJ  shkton se është e gatshme për asistence përmes Ambasadës në Paris.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe institucioni që udhëheq e ka marr me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Andaj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre”, theksohet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. /Periskopi/

MPJ: Do të ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët serbë që kryen krime në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Kosova do të ndjekë penalisht të gjithë serbët nga niveli më i lartë deri në nivelin më të ulët që kanë kryer krime lufte. Tani është koha për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës. Ata duhet të kenë frikë nga drejtësia jonë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi.

Kështu ka deklaruar Jetlir Zyberaj,  këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacollit.

“Kosova do të ndjekë penalisht të gjithë serbët nga niveli më i lartë deri në nivelin më të ulët që kanë kryer krime lufte. Ndërmarrja e përbashkët kriminale e Serbisë që kreu krime lufte në Kosovë duhet të vendosët urgjentisht para drejtësisë”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Ai ka shtuar se Marko Gjuriq dhe zyrtarë të tjerë serbë përfshirë ish-Ministrin e Informacionit të Millosheviçit tani Presidenti i Serbisë Vuçiq nuk duhet të flenë kurrë të qetë për shkak të gjenocidit të kryer në Kosovë nga shteti i tyre kriminal.

 

Zyberaj ka theksuar se raporti i Dick Martyt ka lejuar fshehjen e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

“Përqendrimi në raportin e korruptuar të Dick Martyt ka lejuar mos-ndëshkimin dhe fshehjen e krimeve të luftës të kryera nga serbët në Kosovë. Ne nuk duhet ta lejonim këtë dhe duhet ta kundërshtonim Martyn qysh në fillim për punën e tij të tmerrshme të ndikuar dhe mbështetur nga Serbia. Por krimet e luftës nuk bëhen kurrë të harruara”, ka përfunduar Zyberaj./Periskopi/

 

MPJ e quan “fake news’ lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka deklaruar se nuk është e vërtetë që Gana ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme është në komunikim të rregullt me ambasadat e Ganës në qendra të ndryshme të botës, dhe asnjëra prej tyre nuk kane asnjë informacion në lidhje me pretendimin e ministrit serb Ivica Daqiq”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

MPJ thotë se është e habitshme se si disa media, edhe në Kosovë, transmetojnë të pavërteta të servuara nga institucionet e Serbisë dhe përmes “fake neës” domosdo i shkaktojnë dëm Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Gazetarët kanë kapacitet për të kuptuar seriozitetin e shtetit dhe betejat diplomatike me të cilat ballafaqohet Republika e Kosovës, andaj në këtë pikë duhet të tregohen shumë më të kujdesshëm dhe më profesionistë në mënyrë që të mos bien pre e propagandës serbe e cila nga Beogradi zyrtar prezantohet si lajm”, vijon reagimi.

Madje, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës fton të gjitha mediat në Kosovë dhe jashtë saj që të verifikojnë më shumë se njëherë secilin lajm për Kosovën i cili prodhohet në Serbi.

“Metodat e mirënjohura dhe të bazuara në shembuj të tjerë që po i përdorë Daçiq me lobuesit e tij me histori të dyshim kriminale, janë në proporcion të zhdrejtë me politiken paqësore rajonale, paqen dhe harmoninë në mes shteteve”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

MPJ-ja zgjohet nga gjumi: Gana nuk na ka çnjohur, ka edhe ambasadore në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar lidhur me pretendimet e shtetit serb se Republika e Ganës e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Në një përgjigje për Gazetën Express, këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj, ka thënë se ky është lajm i rrejshëm e pjesë e propagandës serbe.

“Është lajm i rrejshëm i radhës. Çdo anëtar i OKB-së mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shumica e vendeve anëtare të OKB kanë votuar në vitin 2010 rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB që filloi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiq që është e kotë të humbësh kohën me të”, tha Zyberaj.

Këshilltari i Pacollit tutje ka thënë se Gana ka ambasador të akredituar në Kosovë.

“Gana ka një ambasadore të akredituar në Kosovë. Gana ka një konsull nderi në Kosovë i cili i përfaqëson ata. Kohën e fundit ministri Pacolli u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Ganës në OKB në Nju-Jork”, shtoi ai.

Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, po pretendon se ka arritur edhe një tjetër sukses për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës.

Ai për televizionin serb “Prva” ka thënë se Republika e Ganës ka tërhequr njohjen e pavarësisë.

Sipas pretendimeve të tij, Gana është shteti i 16-të që ka tërhequr njohjen ndaj pavarësisë së Kosovës.

Kujtojmë se Daçiq kishte deklaruar se deri në fund të këtij viti edhe tri shtete do ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

Ekspertët kërkojnë që Ministria e Integrimeve të mos shkrihet në atë të Punëve të Jashtme

Periskopi.com Lajme

Partitë fituese të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit të cilat synojnë të formojnë qeverinë e re të Kosovës, kanë deklaruar që do të zvogëlojnë numrin e ministrive në 12. Sipas tyre, do të bëhet bashkimi i disa ministrive, ndër të tjera edhe shkrirja e Ministrisë së Integrimeve Evropiane në atë të Punëve të Jashtme.

Ekspertë të integrimeve këtë e konsiderojnë gabim dhe paralajmërojnë se do të jetë proces i dështuar. Sipas Institutit EPIK, Ministria e Integrimeve duhet të shkrihet në zyrën e kryeministrit e jo në MPJ meqë kjo e fundit nuk ka asgjë të përbashkët me procesin e integrimit evropian, që si i tillë është proces i reformave të brendshme.

Javën që shkoi, në takimin e grupeve punues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës u diskutua për formatin e qeverisë së re dhe numrin e ministrive. Ata po synojnë që të jenë vetëm 12 ministri, e rrjedhimisht të bëjnë fuzionimin e disa prej tyre.

Lumir Abdixhiku i LDK-së, pas takimit të grupeve punuese javën e kaluar, deklaroi se kanë biseduar për fuzionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Integrimeve Evropiane dhe Diasporës, në Ministrisë të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane.

Për bashkim të ministrive, për shembull, kemi bërë fuzionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Integrimeve Evropiane dhe Diasporës, në Ministri të Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane”, ka deklaruar Abdixhiku pas takimit të grupeve punese Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, javën që shkoi.

Por me këtë nuk po pajtohen ekspertë të integrimeve.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Epik, Demush Shasha, sqaron për KosovaPress, arsyet pse e vlerësojnë të gabueshëm një vendim të tillë që do të bashkonte Ministrinë e Integrimeve me atë të Punëve të Jashtme.

Sipas tij, Integrimet duhet të bashkohen me zyrën e kryeministrit, meqë ky i fundit është kryereformator i vendit.

Shasha: Çështjet e integrimit evropian janë reforma të brendshme

“Reformat në agjendën integruese apo procesin integrues, është proces më i rëndësishëm me të cilin ballafaqohet vendi ynë, 93% e qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në BE, do të thotë një peshë kaq e madhe politike, një peshë kaq e madhe qytetare, nuk mund të atribuohet me një dikaster paralel ministror, por duhet të bartet nga vet bartësi i qeverisë, apo kryeministri. Çështjet e integrimit evropian janë reformat e brendshme, nuk janë punët e jashtme, reformat e brendshme që kanë të bëjnë me reformat që ndodhin në Prizren, Mitrovicë, në Prishtinë, rrjedhimisht, kryeministri si bartës i përgjegjësisë që iu ka deleguar si përfaqësues i sovranit, duhet të bartë përgjegjësinë për zbatimin e këtyre reformave”, thotë ai.

Ai tutje thekson se kur ka shumë institucione për t’i koordinuar, duhet të ekzistojë një hierarki.

Shasha: Homologu nuk mund t’i jap urdhër homologut

“Procesi i integrimit evropian ka pjesë të madhe të përgjegjësisë dhe roli i tij në aspektin koordinues dhe rrjedhimisht kur ke shumë institucione për të koordinuar duhet të ekzistojë një hierarki, duhet të ekzistojë dikush i cili thotë kjo dhe të bëhet në këtë formë edhe pikë. E brenda qeverisë për natyrë është vetëm një person i cili e bënë këtë, e ai është kryeministri, e jo ndonjë ministër i cili ministrin tjetër i cili duhet t’i jap urdhër është homolog, homologu homologut nuk mund t’i jap urdhra”, thotë ai.

Ai thotë se procesi i integrimit për natyrën e tij është proces i cili kërkon reformë, urdhra dhe zbatim të atyre në përpikëri, e edhe raportim.

Shasha: Me bashkimin e Integrimeve me Ministrinë e Jashtme, përgjegjësia largohet nga kryeministri

“Po të shkojë përpara kjo ide, me krijimin e distancës që do të shkaktojë mes kryeministrit dhe procesit të integrimit do të shkaktojë pasoja në tërë procesin integrues sepse po u bashkua procesi  integrimit me Ministrinë e Jashtme kjo ‘de facto’ i bie që përgjegjësia është larguar prej kryeministrit”, thotë ai.

Një praktikë të tillë, bashkimin e Integrimeve me Punë të Jashtme, e kanë aplikuar edhe qeveria në Shqipëri e Mal të Zi, e që sipas drejtorit të Institut Epik,  ka dalë të jetë proces i pasuksesshëm.

Sipas tij, këtë veprim, politikanët e kanë si zgjidhje të shpejtë ku Integrimi dhe Evropa kanë diçka të përbashkët me Punë të Jashtme, që sipas tij është aq e paqëndrueshme andaj gjithsesi do të dalë dështim.

MPJ konfirmon ftesën e Mogherinit, nuk merren me Daçiqin

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme, ka konfirmuar për Periskopin se ka pranuar ftesë zyrtare nga Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini që të marrin pjesë në një takim joformal të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian në Helsinki, shkruan Periskopi.

Këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj ka treguar detaje rreth këtij takimi.

“Po kemi marrë ftesë dhe është takim jashtzakonisht i rëndësishëm për Kosovën. Takimi do të mbahet me 30 gusht”, ka thënë  Zyberaj në një prononcim për Periskopin.

Në këtë takim është raportuar se do të diskutohet si të ecet përpara në bashkëpunim rajonal. Rreth kësaj ftese ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiqm duke thënë Mogherini në fund të mandatit të saj po dëshiron të tregojë se bëri diçka për Kosovën, mirëpo sipas tij kjo nuk është e drejtë për Serbinë.

“Mogherini në momentet e fundit ka ndryshuar komplet konceptin dhe në takim do të jenë edhe shtetet partnere. Këtë e bën në fund të mandatit, vetëm që përfaqësuesit nga Prishtina të marrin pjesë”, deklaroi Daçiq./Periskopi/

MPJ-ja dënon ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së nga Policia e Maqedonisë së Veriut

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka dënuar ndalimin e ish-Ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina nga Policia e Maqedonisë së Veriut, shkruan Periskopi.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit Behgjet Pacolli, thotë se ndalja e tij u bë “sipas një njoftimi të Interpolit të sponsorizuar nga shteti serb”.

“Kjo është përsëri një shembull i keqpërdorimit politik që Serbia* bën më sistemin e flet-arrestit. Ne do ta ngremë çështjen tek Bashkimi Evropian dhe do të kërkojmë veprime të menjëhershme për të parandaluar raste të tilla të keqpërdorimit nga Serbia*, përndryshe kundërmasat do të merren nga ana e Kosovës. Jemi në kontakt me autoritetet e Shkupit dhe besojmë së rasti do të zgjidhet se shpejti në frymen e bashkëpunimit të ngushtë që kemi më Maqedoninë e Veriut. Falënderim për të gjitha autoritetet në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht për lidershipin shqiptar atje. *Ky përcaktim është pranuar për faktin se shteti i Serbisë ka kryer krimet më të rënda kundër njerëzimit(pas luftës së dytë botërore) në Kosovë, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera. Shteti serb vazhdon edhe sot të pengojë pajtimin në rajon”, ka shkruar Zyberaj në Facebook./Periskopi/

Kosova, pa ambasadorë në 6 shtete

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme, e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, po e përfundon mandatin pa i emëruar ambasadorët e Kosovës në disa shtete të botës.

Ndonëse për Ministrinë një gjë e tillë nuk e pengon funksionimin e diplomacisë kosovare në shtetet tjera, njohës të çështjeve politike theksojnë se mungesa e diplomatëve paraqet joseriozitet dhe dështim të politikës së jashtme të Kosovës.

Republika e Kosovës ka në funksion gjithsej 30 misione diplomatike, por në disa prej tyre vazhdojnë të mungojnë ambasadorët nga Kosova, për shkak të vonesave në emërim dhe në dekretim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ) dhe nga ana e presidentit të vendit Hashim Thaçit, shkruan sot gazeta Zëri.

Vendet ku mungojnë këta ambasadorë janë Britania e Madhe, Australia, Suedia, Sllovenia, Shqipëria dhe Zyra Ndërlidhëse në Serbi. Ndonëse njohës të çështjeve politike në vend vlerësojnë se mungesa e ambasadorëve e dëmton diplomacinë kosovare dhe e zvarrit lobimin e Kosovës për çështje të rëndësishme, siç janë njohjet e reja, liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, njëjtë nuk mendojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Në Serbi arrestohet punonjësi i ATK’së, Marjan Gjoka

Periskopi.com Lajme

Autoritetet e Serbisë e kanë arrestuar Marjan Gjokajn, zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Sipas Pacollit, Gjokaj është arrestuar derisa po kthehej në Kosovë

Pacolli e ka dënuar këtë veprim të autoriteteve të Serbisë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Shkrimi i tij i plotë:

Sapo jam informuar se autoritetet shteterore te Serbisë kanë arrestuar Marjan Gjokajn i cili punon për Administratën Tatimore të Kosovës, derisa po kthehej në Kosovë.
Unë e dënoj këtë veprim të vazhdueshëm të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij.
Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot.

Zv.ministri Berisha thotë se s’e ka takuar tash një vit ministrin Pacolli edhe pse punojnë në një ministri

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, thotë se ka një vit që nuk e ka takuar shefin e tij, ministrin Behgjet Pacolli, edhe pse punojnë në një ministri.

Në Express Intervistën në KTV, duke folur për vërejtjet nga ambasada amerikane për të mos emëruar njerëz me të kaluar kriminale në pozita të larta zyrtare, Berisha ka thënë se për këto nuk mund të diskutojë me shefin e tij sepse ka një vit që s’e ka takuar.

“E kam diskutuar me kolegët, me ata që mund të diskutoj, me ata që arrij. Me ministrin nuk e kam diskutuar. Ka një vit që s’e kam takuar. Ai dikton raportet, jo zëvendësministri. Pyetjet duhet shtruar atij. Jam diplomat karriere dhe shfrytëzoj të gjitha kontaktet e mija dhe lidhjet e mija dhe vetë detyrën dytësore si këshilltar diplomatik i kryeministrit që më jep hapësirë për të vepruar”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se megjithatë s’ka pengesa në punën e tij.

Ndërtesa e Ministrisë së Jashtme merr emrin Ukshin Hoti

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vendosur të emërtojë ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të veprimtarit të shquar të çështje kombëtare, Ukshin Hoti.

Pacolli përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Hoti ishte luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern. Po ashtu Pacolli ka thënë se Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci.

“Sot ne kujtojmë Ukshin Hotin i burgosur politik nga regjimi i Beogradit qe na mungon dhe fati i tij nuk dihet ende.
Ai ishte një luftëtar i lirisë sonë, intelektual, diplomat dhe burrështetas modern. Ai ishte gjithashtu Sekretar Krahinor i Kosovës për Marrëdhëniet me Jashtë(ministër i jashtëm) dhe në sot kujtojmë kontributin e tij ndaj kombit dhe ne diplomaci, dhe për ketë unë kam vendosur të emërtoj ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në emër të tij.

Në të njëjtën kohë Ministria do të ndaj çdo vit çmimin Ukshin Hoti për Diplomaci. Ne do të luftojmë për përgjigje se çka ka ndodhur me Ukshin Hotin. Serbia nuk mund t’i ikë drejtësisë”, ka shkruar në Facebook, Behgjet Pacolli.

MPJ e Kosovës: Brenda dy vitesh të hapen së paku 10 misione diplomatike

Periskopi.com Lajme

Kosova gjatë viteve të fundit ka qenë në një betejë diplomatike me Serbinë, e cila ka lobuar në mekanizma të ndryshëm kundër anëtarësimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare si INTERPOL, UNESKO e organizata të tjera.

Fatmir Haxholli, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për Telegrafin ka thënë se është vendosur që në një periudhë prej dy vitesh të hapen së paku 10 misione diplomatike.

“Së fundi është vendosur që në një periudhë prej dy vitesh të hapen së paku 10 misione diplomatike. Në Greqi është hapur zyra, në Portugali është hapur ambasada, do të hapet misioni në Tajlandë, do të hapet misioni në Bangladesh…” ka thënë Haxholli.

Sipas tij përpos kësaj shteti i Kosovës do të zgjerojë marrëdhëniet diplomatike dhe me ato shtete që nuk e kanë njohur Kosovën por nuk kanë qëndrim të bashkëpunues.

“Krejt këto janë në proces të një strategjie të zgjerimit të prezencës diplomatike por edhe të vendosjes dhe thellimit të marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës, me ato vende që e kanë njohur por edhe me vendet që nuk e kanë njohur siç është Greqia. Edhe këtu do të fitojmë betejën diplomatike kundër Serbisë sepse bota diplomatike perëndimore nuk e përkrah dhe s’do ta përkrah Serbinë”, u shpreh Haxholli.

 

Kosovën s’po e njeh askush më, por MPJ-ja nuk dorëzohet: Po punojmë në atë drejtim

Periskopi.com Lajme

Kosova nuk është njohur ndërkombëtarisht nga asnjë shtet për më shumë se një vit, përderisa Serbia po punon vazhdimisht për të siguruar çnjohje të reja. Opozita dhe analistët vlerësojnë se përpos diplomacisë kosovare të dobët shtetet hezitojnë ta njohin Kosovën për shkak të deklaratave për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi, ka thënë që institucionet e Kosovës po i kundërshtojnë me sukses përpjekjet dhe lobimin serb ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Ne kemi kundërshtuar me sukses përpjekjet serbe për të revokuar njohjen e Kosovës në muajt e fundit dhe në të njëjtën mënyrë do të vazhdojmë të kundërpërgjigjemi ndaj përpjekjeve serbe që kanë synim për të dëmtuar qëndrimin e Kosovës ndërkombëtarisht. Pra ne nuk komentojmë se çfarë thotë Daçiq, por punojmë në terren me vendet për të forcuar angazhimin bilateral të Kosovës dhe pozitën e saj multilaterale. Ky është qëllimi ynë dhe puna vazhdon më tutje”, ka theksuar ajo.

Vuniqi ka paralajmëruar njohje të reja, teksa ka shtuar se Ministria e Punëve të Jashtme mbetet e përkushtuar në lobimin për njohje të shtetësisë së Kosovës.

“Ministria dhe ministri personalisht janë plotësisht të angazhuar në procesin e njohjes së Kosovës. Samiti i Ministrave të Jashtëm të OBI-së ishte një platformë e mirë për të lobuar më tej, ku u takuan me shumë ministra të jashtëm të shteteve anëtare. Ne gjithashtu kemi vizituar disa vende që janë në proces të njohjes së Kosovës dhe disa prej tyre po finalizojnë procedurat e brendshme. Por puna po bëhet drejtpërdrejt me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Ndërkohë ajo ka thënë që MPJ-ja është duke punuar me disa vende për të shpejtuar procesin e njohjeve te vendet që kanë për disa arsye hezitim për të njohur Kosovën, ndaj sfidat janë më të mëdha./Zëri/

22 ekskursionet diplomatike

Periskopi.com Lajme

Në 27 shtete janë planifikuar të realizohen vizita gjatë këtij viti, nga një grup i ngushtë i zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ). Edhe një “konsulent i jashtëm” është pjesë e këtij grupi.

Është ministri Behgjet Pacolli ai që e ka marrë vendimin për këtë. Pjesë të grupit i ka bërë pesë zyrtarë.

Mbështetur në vendim, grupi “ka për qëllim që të mbikëqyrë mbarëvajtjen e punëve dhe realizimin e detyrave nga anëtarët e shërbimit të jashtëm”, që shërbejnë në misionet që Kosova i ka nëpër botë, shkruan sot Koha Ditore.

Në MPJ kanë konfirmuar se ky është një grup ad hoc dhe kanë theksuar se ai ka për qëllim rekomandimin e politikave adekuate për funksionimin sa më të mirë të misioneve diplomatike dhe konsullore dhe Shërbimit të Jashtëm. Sipas një përgjigjeje të shkruar, funksioni i tij është rekomandues.

Nëse dërgoni email në Ministrinë e Punëve të Jashtme ky është mesazhi që pranoni

Periskopi.com Lajme

Duket se është e pamundur që të dërgohet këto ditë një letër elektronike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. Kjo ngase ky mesazh shfaqet nëse tenton të dërgosh letër:

Sipas kësaj, del që MPJ ka pranuar shumë letra dhe tani për tani nuk mund të pranojë të tjera. Se sa profesionale është kjo për një Ministri e për më tepër për Dikasterin kryesor të Diplomacisë Kosovare, vlerësojeni vetë. /Periskopi

MPJ mohon tërheqjen e njohjes nga Madagaskari, thotë se propaganda serbe po përkrahet nga ajo ruse

Periskopi.com Lajme

Fatmir Haxholli, nga Ministria e Punëve të Jashtme, ka reaguar ndaj lajmit të Agjencisë Ruse të Lajmeve “Tass” ku thuhet se ministri i jashtëm serb, Ivica Daciq, ka konfirmuar tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Madagaskari sot.

Periskopi raportoi pak më parë se Tass sot raportoi se kjo është njohja e 12-të e tërhjekur dhe po ashtu se Serbia po punon fuqishëm në drejtim të bindjes së shteteve për të vepruar njësoj.

Haxholli mohoi të ketë tërheqje të njohjes nga Madagaskari që vitin e kaluar e kishte njohur Kosovën zyrtarisht.

“Se deri ku ka arritur propaganda serbe e përkrahur nga ajo ruse, më së miri flet lajmi për gjoja tërheqjen e njohjes nga ky vend. Shtrohet pyetja se si ka mundësi, që brenda një viti, vullneti sovran i një vendi si Madagaskari të ndryshoj dy herë. Vitin e kaluar Kosova ka pranuar njohjen nga ky vend. Diplomacia vendore ka lobuar fuqishëm që Madagaskari ta njoh Republikën e Kosovës, dhe për ne, akti i njohjes i vitit të kaluar shënon një moment të pakthyeshëm, ashtu sikurse është edhe vet koncepti dhe praktika e njohjes në marrëdhëniet ndërshtetërore”, tha Haxholli për Periskopin.

Sipas tij, diplomacia serbe po provon të largojë vëmendjen nga protestat në Beograd dhe nga frika në rritje e pakënaqësive qytetare me regjimin jo demokratik atje, po prodhohen lajme të kësaj natyre.

“Vucic dhe Dacic janë në krizë politike, dhe në mungesë zgjidhje dhe kreativiteti, ata i kthehen mentalitetit në të cilin janë rritur politikisht, e ajo është urrejtja ndaj Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxholli për Periskop.

Tass raportoi se shumica e vendeve, të cilat potencialisht mund të revokojnë njohjen e tyre përgjatë vijave të Ballkanit, tashmë janë t ëvendosur për një gjë të tillë. Kështu citohet t’i ketë thënë Agjencisë ruse të lajmeve “Tass”, shefja e Qendrës për Studimin e Krizës Moderne Ballkanike në Institutin Rus për Studime Sllave, Yelena Guskova.

“Sot, diplomacia serbe ka bërë shumë për të siguruar që një numër vendesh të revokojnë njohjen e tyre të pavarësisë së Kosovës, duke hequr kështu diskutimin e kësaj çështjeje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së,” tha ajo. “Unë besoj se pjesa më e madhe e [vendeve që mund të revokojnë njohjen e tyre të pavarësisë së Kosovës] kanë hequr vendimet e tyre deri tani. Megjithatë, diplomatët serbë do të vazhdojnë të punojnë përgjatë këtyre linjave dhe çdo revokim i tillë do të jetë një fitore e madhe edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të brendshme politike”, raporton Tass, transmeton Periskopi.

MPJ: Bosnja dhe Hercegovina nuk duhet ta ngatërrojë sportin me politikën

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për vonesat e paarsyeshme, të stërgjatura dhe vështirësitë sistematike të procedurave të pajisjes me viza për anëtarët e Përfaqësueses U16 të Kosovës në Kampionatin Evropian FIBA –U16, që do të mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës nga data 9 deri më datën 18 gusht 2018, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Kosova është bërë anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit tash e më shumë se tre vjet, andaj tentimi për të vënë pengesa politike me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të lirisë së lëvizjes, por edhe rregullat e vet organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Ushtrimi i presionit psikologjik disa ditor ndaj Përfaqësueses së Kosovës në lidhje me këto pengesa, përderisa ata sot është dashur, që të zhvillojnë stërvitjen e tyre në Sarajevë para përballjes në ndeshjen e parë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës nesër është dashakeqëse dhe jo-sportive.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Ministria e Punëve të Jashtme thërret Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe partnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje.

Zëvendësministrja poston fotografi nga aeroplani privat i shefit të saj

Periskopi.com Lajme

“Rrugës…Qielli është limiti”, ka shkruar zëvednësministrja e punëve të jashtme Rejhan Vuniqi sipër një fotografie ku shihet në aeroplanin privattë shefit të saj Behgjet Pacollit.

Krerët më të lartë të shtetit udhëtuan herën e fundit me aeroplanin e Pacollit gjatë vizitës në Bruskel ku u konfirmua rekomandimi i Komisionit Evropian për liberlaizimin e vizave si dhe u diskutua për vazhdimin e dialogut me Serbinë e qëllim arritjen e një pajtimi përfundimtar në mes të dy popujve.

Rejhan Vuniqi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme nga partia e Behgjet Pacollit, në CV-në e saj që është e publikuar në faqen zyrtare të MPJ-së, përveç përvojë së punës dhe arsimimit, ka shkruar se di të punojë në Windows me programet e Microsoft Office, transmeton Koha.

Krejt në fund të CV-së ajo ka shkruar: “Internet: Wiki, E-Mail, Search, etc”.

Vuniqi u lind më 19.01.1974. Ajo ka ndjekur Universitetin Iliria dhe pastaj ka magjistruar në universitetin Stafordshire University në Londer, Britani e Madhe. Ka punuar si këshilltare politike në kabinetin e Pacollit, si menaxhere e Zyre në Presidencën e Kosovës, si sekretare organizative në AKR, asistente e kryetarit të partisë në AKR etj.