Ja kush do të udhëheqë me Ministrinë e Sportit nën qeverisjen e Avdullah Hotit

Periskopi.com Sporti

Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar.

Në paraditen e sotme deputetët e Kosovës janë mbledhur në Kuvend për ta votuar qeverinë e re.

Hoti tashmë ka bërë publikë emrat e ministrave dhe të zëvendësve të tij.

Sporti edhe në qeverisjen e drejtuar nga Avdullah Hoti do të vazhdojë t’i besohet Vlora Dumoshit.

Dumoshi ishte ministre e këtij dikasteri edhe në qeverinë paraprake, e drejtuar nga Albin Kurti.