Ministri Shala nga Polonia fton investitorët e huaj në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë, ka deklaruar se Republika e Kosovës është duke bërë çdo ditë ndryshime në infrastrukturën ligjore që t’iu krijohen kushte sa më të mirë investitorëve të huaj.

Ministri po ashtu ka kërkuar që marrëveshjet rajonale të shikohen si një rrugë dy kahore dhe të respektohen nga të gjitha palët e involvuara.

“Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke punuar  çdo ditë në infrastrukturën ligjore për thithjen e investimeve të huaja direkte, për efektet e para pas fillimit te implementimit të Ligjit për Investime Strategjike”, tha Shala.

Ministri po ashtu ka treguar për mundësit që i ofron Kosova për investitorët e huaj, duke treguar se Kosova ka punuar shumë në ndërtimin e infrastrukturës moderne, duke mundësuar lidhjen me vendet e Ballkanit.

“Kosova tashmë ka autostradat më moderne që mundësojnë lidhjen e Republikës së Kosovës me vendet e Ballkanit për kohë rekodre. Po ashtu kemi një rini jashtëzakonisht inovative, që e donë punën”, tha ministri.

Sipas një komunikate të MTI-së, ministri bëri të ditur se janë duke punuar në reforma, dhe në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes.

Ky Samit po mbahet në kuadër të procesit të Berlinit, me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e procesit të integrimit evropian

Limaj e Shala mbështetin kompanitë kosovare në panairin e Mobilierisë dhe Enterierit “IMM” në Këln të Gjermanisë

Periskopi.com Lajme

Për të tretën herë me radhë kompanitë nga Kosova po marrin pjesë në Panairin ndërkombëtar

të Mobilierisë dhe Enterierit “IMM”, që po mbahet në Këln të Gjermanisë, nga data 14-20 janar 2019.

Në mbështetje të kompanive të Kosovës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i ka vizituar produktet e kompanive kosovare të ekspozuara në këtë panair, i cili është njëri nga panairet më të mëdhenj ndërkombëtar të mobilierisë dhe të interierit.

Duke e pasur parasysh përkrahjen e prodhuesve vendorë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, të cilën e drejton ministri Endri Shala, sektorin e drurit e ka vendosur në top prioritet, që me eksportin e deritanishëm e meriton një vlerësim maksimal, edhe për kundër kostos së lartë ka bërë të mundur pjesëmarrjen e bizneseve kosovare në këtë panairi me interes shumë të lartë për sipërmarrësit.

MTI/KIESA për realizimin e këtij panairi, ku kompanitë kosovare paraqiten në hapësira me madhësi mbi 500 m2, ka ndarë buxhet në vlerë prej 77 mijë e 187 eurosh (buxhet ky i cili ka qenë i mbetur tek UNDP dhe njëherësh edhe nga UNDP është bërë pagesa e kësaj vlere direkt tek organizatori i IMM), ndërsa pjesa tjetër e mbetur është mbuluar nga USAID, GIZ, SIDA dhe nga vetë kompanitë kosovare.

Kompanitë kosovare, të cilat po marrin pjesë në ketë panair janë: “ELNOR”, “ALBED”, “GRANITI” dhe “VENTIUS” (Comodita prodhues i dyshekëve), të cilat po i prezantojnë produktet e tyre, si: kuzhina, dhoma të fjetjes, divane, tryeza, karrige, dyshekë dhe elemente të ndryshme të enterierit.

Prandaj, MTI dhe KIESA përmes formave institucionale janë duke i stimuluar kompanitë prodhuese për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare për të promovuar prodhimet kosovare dhe njëkohësisht për të krijuar mundësi për rritje të eksportit dhe në veçanti për ngritjet të imazhit të Kosovës përmes paraqitjes së mirë prezantuese dhe ekspozimit të prodhimeve cilësore.

Duke e ditur së tregu i Evropës është një treg atraktiv për prodhuesit kosovarë si nga aspekti i afërsisë ashtu edhe nga aspekti i shkëmbimit të përvojave dhe për këtë arsye ky sektor është vendosur në planin e punës së MTI-së/KIESA-s për organizimin e pjesëmarrjes edhe në panairin IMM 2019 dhe në MOW 2019.

Përvoja e deritashme e pjesëmarrjes në këto panair ka treguar se sektori i drurit është në rritje të vazhdueshme dhe se prodhimet nga ky sektor janë duke krijuar tregje të reja dhe të sigurta për eksport në drejtim të Evropës.

Bazuar nga të dhënat e vitit të kaluar nga SHPDK, pritet që të ketë eksport në vlerë prej 900 mijë eurosh në vitin 2019, si rezultat i ekspozimit të produkteve kosovare në këtë panair.

Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, e udhëhequr nga ministri Endrit Shala, do të jenë vazhdimisht të përkushtuar për t’i mbështetur dhe për t’i promovuar bizneset vendore. /Periskopi

Ministri Shala: Taksa hiqet kur të eliminohen arsyet që na detyruan ta vëmë atë

Periskopi.com Lajme

Edhe pse vazhdimisht Bashkimi Evropian bën thirrje për heqje të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, Qeveria e Kosovës qëndron e vendosur se vendimi hiqet atëherë kur Serbia e njeh Republikën e Kosovës.

Kështu vlerësoi edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

“Taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi derisa të eliminohen të gjitha arsyet që na kanë shtyrë neve si Qeveri e Kosovës që ta vendosim një masë të tillë”, ka thënë Shala.

I pari i kësaj ministre foli edhe për përkrahjen ndaj prodhimit vendor.

“Në vitin 2019 do të jemi të fokusuar që të ndihmojmë prodhuesit vendorë në rritjen e cilësisë së produkteve të tyre, dhe kështu ato të jenë më të konkurrueshme në tregun e Kosovës, e njëkohësisht edhe në tregun e jashtëm”, ka thënë Shala.

Në një bisedë për RTV 21, Shala ka vlerësuar se Kosova është mirë në klimën e të bërit biznes, kurse MTI i ka përmbushur përmbi 80 për qind të obligimeve të MSA-së.

Ministria e Tregtisë paralajmëron masa për naftëtarët që abuzojnë me çmimet

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), pas analizimit të saktë të gjendjes aktuale, paralajmëron ndërmarrjen e veprimeve dhe masave përfshirë dhe ndërhyrjet eventuale, në mënyrë që të mos lejojë abuzimin me çmimet e naftës në dëm të konsumatorëve.

Duke përkujtuar se prioritet mbetet mbrojtja e konsumatorit në tregun e Kosovës përfshirë dhe atë të karburanteve, MTI bën me dije se ka ndërmarrë një varg vendimesh që mbrojnë konsumatorin, të cilat nuk kufizohen në fusha të caktuara, por si qasje do të përfshijnë të gjitha fushat gjë për të cilën po punohet çdo ditë.

Sa i përket shkrimeve dhe debateve në media dhe opinion publik për çmimet e naftës ditëve të fundit, MTI sqaron se është duke analizuar legjislacionin aktual përfshirë dhe nenin 11 te Ligjit për Tregti me Naftë, i cili nen deri më tash asnjëherë nuk ishte aplikuar, edhe pse historiku ka siguruar të dhëna se çmimi i berëzës ndërkombëtare të karburanteve kanë lëvizur gjithmonë. /Periskopi

Ministri Shala ofron partneritetin e tij për adresimin e sfidave të sektorit privat

Periskopi.com Lajme

Komuniteti i biznesit duhet të përfshihet qysh në fazat e hershme të procesit të hartimit të legjislacionit që ka ndikim në sektor privat, në mënyrë që të sigurohet që legjislacioni është në përputhje me nevojat e industrisë dhe nxit zhvillimin ekonomik në vend.

Ky ishte konkludimi kryesor i tryezës së sotme të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku bizneset patën mundësinë të diskutojnë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala.

Ministri Shala sqaroi në pika të shkurta disa nga prioritetet e ministrisë që ndërlidhen drejtpërdrejtë me sektorin privat në vend, duke thënë se rëndësi do t’i kushtohet rregullimit të tregut të naftës, si dhe iniciativave për mbrojtjen e konsumatorit.

Ai paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim do të ketë mundësinë që të adresojë sfidat në marrëdhënieve tregtare me homologun e tij në Republikën e Shqipërisë, në mënyrë që t’i hapet rruga rritjes së tregtisë dhe bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Ndërsa, Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë,  shprehu gatishmërinë e Odës Amerikane për të dhënë kontributin në të gjitha fushat me ndikim në mjedisin afarist.

Ilir Ibrahimi, president i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, theksoi rëndësinë e pasjes së një dialogu të mirëfilltë dhe konstruktiv mes sektorit privat dhe atij publik, si e vetmja mënyrë për të garantuar rritjen e sektorit privat në vend.

Ndryshe, në takim bizneset e pranishme patën rastin të diskutojnë me ministrin çështje të ndryshme që ndërlidhen me sektorin privat në vend, duke përfshirë Ligjin për Shoqëritë Tregtare, atë për Mbrojtjen e Konsumatorit si dhe Ligjin për Tregtinë e Brendshme, dhe sfidat në zbatimin e ligjeve në fushën e të drejtës industriale në vend.

 

Masat mbrojtëse me efekte negative për përpunuesit e pemëve dhe perimeve

Periskopi.com Lajme

Vendosja e më pas tërheqja e pjesshme e vendimit për masat mbrojtëse për 21 produkte pemë dhe perime po konsiderohet si lojë që e dëmton afarizmin e biznesit dhe prish imazhin e Kosovës karshi vendeve të tjera nga ana e përfaqësuesve të bizneseve dhe njohës të çështjeve ekonomike.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, sipas tyre, nuk ka bërë një analizë të të gjithë komponentëve dhe se kjo masë ka ndikuar negativisht tek përpunuesit e pemëve dhe të perimeve dhe tek konsumatorët, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria e Kosovës një javë pasi kishte miratuar vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e masave mbrojtëse për 21 produkte pemë dhe perime, e ka ndryshuar atë, duke hequr taksën doganore për 30 për qind për 14 produkte.

Në vendimin e ri, ajo ka ndërprerë masat e përkohshme mbrojtëse në importe për pataten, karotën, trangullin, shalqirin, pjeprin, lakrën e hershme, fasulen monokulture, dredhëzën, manaferrën, qershinë, misrin, spinaqin, qepën dhe sallatën.

Masa e përkohshme e mbrojtjes në import do të vazhdojë të vlejë për 7 produkte, domaten, specin, mollën, dardhën, kumbullën, mjedrën dhe rrushin e tryezës.

Kosova ia sheh hairin vendimit për mbrojtjen e pemëve dhe perimeve, përfiton 252 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga ministri Bajram Hasani kishte marrë vendim për mbrojtjen të hiq më pak së 21 produkteve bujqësore. E ky vendim më pas është votuar edhe në qeverinë e Kosovës.

Vendimi i cili ka nxitur reagime të mëdha në shtetet fqinjë sidomos në Serbi dhe Maqedoni po del të jetë frytdhënës për buxhetin e Kosovës.

Vetëm në tri ditët e para prej se është marrë ky vendim, vlera e mallrave të importuara për produktet që hyjnë në listën e mallrave për të cilët është vendos masë mbrojtëse në import është 252 mijë euro përfshinë periudhën nga 18-21 korrik 2018.

“Nëse analizojmë vlerën e mallrave të importuara të datës 21.07.2018, dita kur është vendos masë e përkohshme në import me ditën paraprake 20.07.2018, shohim se kemi të bëjmë me uljen e importit për 15%”, thuhet ndër të tjera në dokumentin të siguruar nga KP.