Ministria me shtatë zëvendësministra shpenzon mijëra euro për udhëtime zyrtare

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe kabineti i tij për udhëtime zyrtare kanë shpenzuar 28 mijë e 203 euro të taksapaguesve kosovarë. Ata për që nga viti 2017 kanë shpenzuar edhe 3 mijë për dreka zyrtare dhe rreth 1 mijë e 500 euro për telefon.

Nga udhëtimet zyrtare ministri Lluka ka marrë 1 mijë e 565 euro meditje, shkruan Insajderi.

Kjo ministri për vec ministrit ka edhe shtatë zëvendësmistra të cilët kanë shpenzuar në total shumën prej rreth 30 mijë euro.

Më shumë se ministri dhe stafi i tij për dreka zyrtare, sipas dokumentit në të cilin Insajderit i ka lejuar qasje Ministria e Zhvillimit Ekonomik, del se kanë shpenzuar dy zevëndësministrat Hamza Balje dhe Gani Koci.

Balje ka harxhuar 3 mijë e 730 euro kurse Koci 3 mijë e 767 euro për dreka zyrtare, shkruan Insajderi.

Këta dy zyrtarë kanë shpenzuar shumë edhe për udhëtime zyrtare dhe telefona. Balje rreth 6 mijë euro për udhëtime dhe rreth 10 mijë euro për telefona kurse zv/ministri Koci mbi 3 mijë euro për udhetime dhe rreth 2 mijë euro për telefona.

Mbi 2 mijë euro për udhëtime zyrtare ka shpenzuar edhe zëvendësministri Xhavit Zariqi. I njëjti ka shpenzuar 1 mijë e 500 euro për telefona dhe 200 euro për dreka.

Zëvendësministri Usmen Baldzi, është kursyer nga udhëtimet zyrate, vetëm 108 euro figurojnë si shpenzime nga kjo kategori. Ndërkohë që ka shpenzuar për telefona dhe dreka zyrtare për të dyja kategoritë nga 2 mijë euro, shkruan Insajderi.

Tjetri zëvendësministër Sami Zeka ka shpenzuar 500 euro për telefona, 600 për udhëtime zyrtare dhe 600 për dreka.

Më së paku për dreka zyrtare ka shpenzuar zëvendësministri Fatir Berzati 41 euro. I njëjti për udhëtime zyrtare ka shpenzuar 500 euro ndërsa për telefona zero euro.

Vetëm një zëvendësministër nuk ka shpenzuar për udhëtime zyrtare e telefona. Besnik Beka ka shpenzuar vetëm 196 euro për dreka zyrtare.

Kjo ministri ka sqaruar se në disa raste mnistri ka qenë i obliguar të mbuloj shpenzimet e akomodimit për stafin e tij gjatë vizitave jasht vendit dhe “një pjesë të shpenzimeve të paguar me kartelë të ministrit figurojnë në shpenzimet e ministrit”.

Gazeta Insajderi ka kërkuar nga qeveria dhe të gjitha ministritë qasje në shpeznimet me para të taksapaguesve kosovarë. Vetëm nëntë ministri janë treguar transparent sa i përket këtyre shpenzimeve. Nga Zyra e kryeministrit kanë thënë se raporti I shpenzimeve ende nuk ka përfunduar.

Nuk ndahet qymyr për punëtorët e KEK-ut, Lluka: Nuk kanë pse ankohen, u janë rritur pagat

Periskopi.com Lajme

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka u shpreh kundër shpërndarjes së qymyrit për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Në një prononcim për Kallxo.com, Lluka tha se nëse një kërkesë e tillë vie nga bordi i KEK, ajo do të refuzohet nga MZHE.

“Qëndrimi im si Ministër i Zhvillimit Ekonomik është që të ndalohet dhënia si dhuratë e thëngjillit tek punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen një kërkesë e tillë nga unë personalisht do të refuzohet. Për arsye se ne kemi thënë edhe më herët se duhet ta përmirësojmë ambientin në Prishtinë sidomos. Djegja e qymyrit pa filtër shkakton probleme të mëdha”, tha Lluka

Ai theksoi se punëtorët e KEK tani kanë më pak arsye për kërkim të qymyrit si dhuratë pasi kanë marrë rritje rroge.

“ Reagimet janë të pritshme por duke konsideruar se punëtorëve të KEK-ut i janë rritur rrogat për 100 euro të gjithëve, atëherë kjo pak a shumë e lehtëson atë barrën. Mund të bashkëpunojmë me KEK-un që të gjejmë forma të tjera të zëvendësimit përshembull ndoshta qoftë edhe me subvencione me dru apo diçka të tillë por thëngjilli nga ana jonë nuk do të jetë asesi i pranueshëm”, tha Lluka.

Korporata Energjetike e Kosovës ende nuk ka marrë kërkesë nga punëtorët e saj për shpërndarje të qymyrit që ka qenë praktikë në vitet e kaluara. Ndarja e një sasie qymyrit për të gjithë punëtorët e korporatës në të kaluarën është bërë pas kërkesave të sindikatës së punëtorëve.Megjithatë, sipas KEK, një kërkesë e tillë për këtë vit do të shqyrtohej më në hollësi për shkak alarmit të ngritur për ndotjen e ajrit nga djegja e qymyrit për ngrohje.

Skender Bucolli, zëdhënës në KEK tha se një kërkesë eventuale për qymyr nga punëtorët do të shqyrtohej duke marrë parasysh edhe ngritjen e pagave për punëtorët.

“Për sa i përket praktikës së viteve të kaluara për shpërndarjen e qymyrit për punëtore të KEK-ut, në rast se eventualisht paraqitet një kërkesë e tille, ajo gjithsesi se do të shqyrtohet nga aspekti i mundësive financiare të korporatës si dhe vlerësimit te aftësisë blerëse të punëtorëve e cila është ngritur dukshëm falë angazhimit të menaxhementit të cekur më lartë”, tha Bucolli.

Ai po ashtu tregoi se lidhur me një kërkesë për qymyr do të merret pëlqimi i Qeverisë së Kosovës. “Sido që të jetë, duke qenë të vetëdijshëm dhe përgjegjshëm për pasojat negative që ka djegia e qymyrit në cilësi te ajrit, duke përkrah djegien e qymyrit vetëm përmes kaldajave që kanë mundësi të reduktimit të emetimeve të dëmshme, një kërkesë e tillë eventuale do të shqyrtohet vetëm pas koordinimit dhe pëlqimit paraprak nga Aksionari (Qeveria e Republikës se Kosovës)”, tha Bucolli.

Albena Reshitaj, nga task-forca qeveritare për mbrojtjen e mjedisit ritheksoi  se vendimi për dhënien apo jo të qymyrit për punëtorë është në dorën e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

“Unë do të jem në një takim me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Në periudhën e task-forcës ai është deklaruar se nuk do t’ju jep qymyr falas mirëpo vendim të shkruar nuk kam parë ende. Si task-forcë për uljen e nivelit të ndotjes kemi pasur obligim të kërkojmë prej secilës ministri t’i marrin përgjegjësitë në bazë kompetencave që kanë”, tha Reshitaj.

Ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës në mars ishin  mbledhur së bashku si një “task forcë” për të diskutuar në parandalimin e ndotjes së ajrit në Kosovë, gjendje kjo e cila ishte përkeqësuar gjatë stinës së dimrit sidomos në qytetin e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës.

MZHE-ja i quan të pabaza shqetësimet e Komunitetit të Energjisë për “Kosovën e Re”

Periskopi.com Lajme

Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk i ka marrë për bazë shqetësimet e ngritura nga Komuniteti i Energjisë, lidhur me kontratën për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.

Komuniteti i Energjisë me bazë në Vjenë, muajin e kaluar kishte dalë me qëndrim ku kishte kritikuar ujdinë me kompaninë amerikane “Contour Global”, me arsyetimin se marrëveshja përbën ndihmë shtetërore dhe si e tillë është në kundërshtim me rregullat për energji të Bashkimit Evropian.

Por këto shqetësime MZHE-ja i ka quajtur të pabaza.

Sipas kësaj ministrie, mospajtimet lidhur me termocentralin e ri nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me Komunitetin e Energjisë, shkruan sot Koha Ditore.

“Është e vërtetë që Komuniteti i Energjisë i ka ngritur disa shqetësime rreth kontratave të projektit TC ‘Kosova e Re’. Mirëpo, pasi që ne i kemi analizuar këto shqetësime, kemi konstatuar se nuk qëndrojnë si të tilla, dhe me këtë rast ne kemi filluar aktivitetet për t’ua dhënë sqarimet e nevojshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, thuhet në përgjigjen e MZHE-së.

Zyrtari i MZHE-së sqaron udhëtimet e tij 20-mijë-euroshe gjatë një viti

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Luan Morina, është sqaruar rreth shpenzimeve të bëra për udhëtimet jashtë Kosovës gjatë vitit 2017, për të cilat është raportuar dje në media.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës tashmë  është nënshkruese e Traktatit të komunitetit të energjisë dhe si rrjedhojë e ka obligim institucional përfaqësimin në nivele te ndryshme të takimeve të ndryshme siç është takimi i Këshillit të Ministrave, e që në mungesë të ministrit, është obligative që të përfaqësohet nga zv.ministri apo Drejtori i Departamentit të Eenergjisë në kuadër të MZHE-së, raporton Periskopi.

Morina ka thënë se gjatë vitit 2017, Kosova ka qenë organizatore e presidencës së  takimeve në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe për këtë arsye ai është dashur që të udhëtonte në Vjenë të Austrisë  për ta përfaqësuar Kosovën.

Ai ka thënë se të gjitha shpenzimet e bëra gjatë këtyre udhëtimeve janë të rregulluara, dhe si të tilla rimbursohen.

“Republika e Kosovës është nënshkruese e traktatit te komunitetit të energjisë dhe si rrjedhojë kemi obligim institucional përfaqësimin në nivele te ndryshme të takimeve si në vijim:Këshillit të ministrave (MC)  – pjesëmarrës Ministri/ Zëvendësministri dhe përfaqësuesi i PHLG (drejtor i departamenti të energjisë) Grupi përhershëm i nivelit te lart (PHLG) – drejtori i departamentit të energjisë  Si dhe nivele te tjera siçjanë: Task Forcat, Forumet, Grupet koordinuese etj”, ka thënë Morina, raporton Periskopi.

Në sqarimin e tij, Morina ka treguar dhe shkresat që ka marrë për ta përfaqësuar Kosovën në takimet të tilla jashtë vendit.

https://periskopi.net/20-mije-euro-shpenzime-ne-udhetime-zyrtare-zyrtari-i-qeverise-qe-rri-vetem-ne-bisht-te-aeroplanit/