Rugovë, fillon kampi veror i diasporës

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të organizimit të Ministrisë së Diasporës për “Ditët e Diasporës” të shtunën në Rugovë të Pejës ka nisur kampi i diasporës.

Më shumë se 30 fëmijë nga vende të ndryshme të Evropës, po marrin pjesë në këtë kamp, i cili ka për qëllim kryesor krijimin dhe forcimin e lidhjes mes fëmijëve dhe vendlindjes së tyre.

Përmes aktiviteteve dhe lojërave të shumta që organizohen në kamp, synohet gjithashtu ruajtja e traditës, kulturës dhe gjuhës shqipe.

Fëmijët do arrijnë të krijojnë lidhje shoqërore edhe me fëmijët nga Kosova, duke forcuar kështu dashurinë për vendlindjen.

Kampi do të zgjas deri me 24 korrik.