Nga nesër temperaturat bien në minus

Periskopi.com Lajme

Nesër do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara. Në fushat termike do të ketë rënie deri në vlera negative.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do t’i mbajë vlerat e larta, mbi normalen.

Nëpër ultësira në orët e hershme pritet të krijohet mjegull, por nuk do të jetë e qëndrueshme. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-4 m/s.

​Arrijnë temperaturat dimërore, nesër nën zero

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, kurse temperaturat do të shënojnë në -1 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHKM.