MKRS sot ndan mirënjohje për Vasfije Krasniqi-Goodman

Periskopi.com Lajme

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi-Goodman do të marrë mirënjohje sot nga Ministria e Kulturës e Rinisë dhe Sportit.

Krasniqi- Goodman, është e para grua e mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së vitit 1999, e cila foli publikisht për përjetimet  gjatë torturës seksuale gjatë luftës.

Ajo jeton në Teksas të ShBA-së. Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Tashmë 36- vjeçare, Krasniqi- Goodman ishte vetëm 16- vjeçare kur u dhunua  nga policët  serbë.

 

 

Familjes së Rifat Zenelit i dorëzohet urdhri “Heroi i Kosovës”

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se familjes Zeneli nga Mitrovica ia ka dorëzuar Urdhrin “Heroi i Kosovës” për luftëtarin Rifat Zeneli.

Thaçi ka thënë se Rifati ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e radhëve të UÇK-së në Shalë të Bajgorës.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FHashimThaciOfficial%2Fposts%2F2996264877110518&width=500″ width=”500″ height=”448″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>

Mirënjohje Post Mortum për personin që humbi jetën tragjikisht në aksidentin me kamion në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka ndarë mirënjohje për disa personalitete në 20 vjetorin e çlirimit të Gjilanit.

Me këtë rast Haziri ka ndarë mirënjohjen Post Mortum edhe për humanistin Qerim Qoqaj që humbi jetën në mars të këtij viti në një nga aksidentet më të rënda në qytetin e Gjilanit.

Përpos mirënjohjes, kreu i Gjilanit ka vendosur edhe pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku jetoi e veproi humanisti i Gjilanit.

““Kush e ka mendu që në këtë ditë të çlirimit, në vend se ta urojmë Qerim Çoçaj, po ia dorëzojmë mirënjohjen post mortum familjes së tij dhe po e vendosim pllakën e vlerësimit në shtëpinë ku ai veproi si humanist i jashtëzakonshëm. Ai u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Është i vetmi që e kemi nderuar si humanist pas vdekjes. Familja duhet të jenë krenarë që e patën!”, ka deklaruar gjatë ceremonisë kryetari Lutfi Haziri

Kryetari i Ferizajt pranon mirënjohje nga ushtarët e KFOR-it

Periskopi.com Lajme

Operacioni simulativ i organizuar nga KFOR-i bashkë me Komunën e Ferizajt, titulluar “Shpata e Argjendtë” e që u realizua javë më parë, ka lënë mbresa të jashtëzakonshme tek drejtuesit më të lartë të KFOR-it, njësive shumëkombëshe dhe KFOR-it amerikan.

Për këtë qëllim, sot në zyrën e kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu u pritën drejtuesit e KFOR-it, ushtarakët Moore, Miyahana si dhe Prager.

Ata erdhën me falënderim për bashkëpunimin e ofruar, suksesin e arritur si dhe mirënjohjen për Komunën e Ferizajt.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu shprehu vlerësimin dhe konsideratën më të lartë për drejtuesit e KFOR-it për përzgjedhjen që i kanë bërë Ferizajt, qytetin ku zbarkuan qindra ushtarakë javë më parë, për realizimin e operacionit “Shpata e Argjendtë”. Në këtë takim, u diskutua edhe për ushtrimet që do të organizohen muajve në vijim përkitazi me këtë operacion.

Ceremonia e pritjes dhe shkëmbimit të dhuratave e mirënjohjes mes kreut të Komunës së Ferizajt dhe drejtuesve të KFOR-it është tregues i një qasje të re të qeverisjes lokale dhe gatishmërisë se vetëm me bashkëpunim të mirëfilltë mes palëve mund të arrihen rezultatet e duhura dhe mësimet e nxjerra për zbatim në praktikë.

Haradinaj nga Berlini: Mirënjohës ndaj Merkelit, kemi nevojë për Gjermaninë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Gjermani para takimit të Samitit të Berlinit ka thënë se është mirënjohës ndaj Gjermanisë lidhur me qëndrimin e saj për çështjen e kufijve të Kosovës

Ai këto deklarata i bëri në një takim me ambasadorin i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj.

“Për mua ka peshë të madhe për shkak të qëndrimit të qëndrueshëm të Gjermanisë për shkak të qëndrimit të saj për kufijtë. Jam mirënjohës ndaj kancelares për qëndrimin e saj për këtë temë’, tha Haradinaj.

Hradinaj tha se ka nevojë për mbështetjen e Gjermanisë, e cila po mban një qëndrim që të mos dëmtohet Kosova.

“E kam një porosi. Kemi nevojë për ju, jo vetëm për Kosovën por edhe për Gjermaninë. Gjermania është një vend që vërtetë po mban një qëndrim që të mos dëmtohet Kosova dhe shprehim falënderim të veçantë për këtë. Sfida kemi boll, vështirësi kemi boll por Kosova do të ecë para jo prapa. Besoj që nga ky Samit do të dalim më të konsoliduar”, tha Hardinaj

Veseli i ndan mirënjohje Halil Kastratit për bamirësi

Periskopi.com Lajme

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli sot ka pritur në takim humanistin Halil Kastrati.

Veseli i ndau atij mirënjohje për kontributin e dhënë për bamirësi.

‘’Pata kënaqësinë që sot ta pres në Kuvendin e Kosovës humanistin Halil Kastrati, të cilit edhe i ndava një mirënjohje për kontributin e tij të veçantë për bamirësi.’’, ka shkruar Veseli.

Këta të dy, janë parë shpeshherë bashkë dhe kanë raporte mjaft të mira. Madje në media ishte aluduar se Kastrati mund edhe të bëhet pjesë e PDK’së. Një gjë të tillë e kishte mohuar vetë humanisti./PERISKOPI/

Polici që u arrestua për vrasjen në kazino, kishte marrë mirënjohje nga shteti (Foto)

Periskopi.com Lajme

Polici Shefki Spahiu, që po dyshohet se vrau të riun Jetmir Aliaj në vendin e tij të punës, në dhjetor të vitit 2016-të, kishte marrë një mirënjohje për gjoja ‘të arriturat’ në punën e tij në Polici në atëkohë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni.

Mirënjohja atij i ishte ndarë në ceremoninë vjetore, që organizohet nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Reporteri.net. Aty dekorohen dhe falënderohen me mirënjohje pjesëtarët e policisë të cilët kanë shënuar arritje në punën e tyre përgjatë një viti.

E kështu, përveç ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë, për t’ia ndarë mirënjohjen Spahiut, i pranishëm kishte qenë dhe ish-Ministri i Brendshëm Skënder Hyseni e Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi.

Fotografinë me këtë të fundit, në rrjete sociale, e kishte shpërndarë një familjare e policit Shefki Spahiu, e që tregonte se ishte krenare me xhaxhanë e saj.

E tre vite pas, rreshteri policorë Shefki Spahiu po dyshohet se kreu një vrasje në një kazino në Suharekë. I njëjti, dyshohet se kishte qenë pjesë e një grupi plaçkitësish që mëngjesin e të dielës hynë në lokalin në fjalë dhe më pas qëlluan për vdekje të riun, Jetmir Aliaj – punonjës i kazinos, pasi arriti ta identifikonte policin plaçkitës.

Spahiu u arrestua pak orë pas rastit dhe ndodhet në ndalim policor, deri në caktimin e ndonjë mase tjetër të sigurisë, nga gjykata.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot pas orës 12:00 të dyshuarin Sh. S (zyrtar policor me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka qenë i përfshirë në këtë rast. Me urdhëresë të prokurorisë, hetuesit e IPK-së së bashku me zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë realizuar një bastisje në banesën e të dyshuarit në Suharekë dhe në një shtëpi banimi”, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe banesës së tij, sipas njoftimit janë konfiskuar edhe një armë e tipit “Glock 9×19”, dy karikatorë si dhe disa fishekë.

Haradinaj nderohet me mirënjohje për kontributin për të drejtat e boshnjakëve

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë mirënjohje nga kryetari i Lidhjes së Boshnjakëve në Mal të Zi për kontributin e tij në avancimin e të drejtave të boshnjakëve në Kosovë. 

Mirënjohjen ia ka përcjellë deputetja e Kuvendit të Kosovës, Emilja Rexhepi.

“Sot pata nderin që nga deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Emilja Rexhepi, të pranoj mirënjohjen nga Kryetari i Lidhjes së Boshnjakëve të Malit të Zi në New York, Esat Rastoder, për kontributin në avancimin e të drejtave qytetare të boshnjakëve në Kosovë. Para pak kohe kam pasur rastin ta falënderoj Esad Rastoder për mbështetjen, që Lidhja e Boshnjakëve në New York, ka dhënë për refugjatët shqiptarë gjatë luftës dhe në procesin e konsolidimit tonë pas lufte.”, ka thënë Haradinaj. /Periskopi/

Vetëvendosje ironizon me Lutfi Hazirin, ia jep një mirënjohje nga NASA

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje po mban një aksion simbolik në Gjilan, para Teatrit.

Ky aktivitet është organizuar nga aktivistët e qendrës së VV-së në Gjilan, me karakter ironizues lidhur me ngjarjet e fundit në komunë.

Lutfi Haziri, kryetari i Gjilanit, ka deklaruar se është nderuar me mirënjohje nga presidenti amerikan Donald Trump, çmim që i ka dhuruar, sipas tij, ambasadori Otto F.Von Feigenblatt.

Por ky i fundit, po hetohet si i dyshimtë.  Ndërkohë, Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar se Otto Von Feigenblatt, që Zyra e Presidentit i dha titullin ambasador nderi, nuk ka lidhje me qeverinë amerikane.

Oda Ekonomike e Kosovës ndan mirënjohje për ‘Shell’-in

Periskopi.com Lajme

Sot më 04 korrik në ora 10:00, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ndau mirenjohje për brendin e njohur botëror Shell, për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës në përgjithësi.

Kjo mirënjohje u nda pasi Al-petrol tani Shell si një ndër brendet më të mëdha botërore arriti që për një kohë shumë të shkurtë të implementoj pikat e shitjes me standarted me të larta botërore, dhe ofrimin e derivateve më kualitative në botë, ku deri në vitin e ardhshem pritet që të implementohen total 58 pika të Shell Licensee në tërë Kosovën.

Në këtë rast Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Safet Gerxhaliu tha që bashkepunimi në mes Al Petrol dhe Shell, sjell besueshmëri për brendet tjera të mëdha që t’ia mësyjne tregut të Kosovës.

“Hapja e karburanteve Shell tregon që Kosova ka ambient dhe besueshmëri për investime , gjë që shfaqet edhe për bizneset Kosovare si AL petrol dhe z. Latif Kryeziu, që e forcon partneritetin me Shellin si një brend botëror me performance dhe kualitet të lartë .
Prania e Shellit ne Kosove do të jetë një mesazh për të gjitha brendet botërore, qoftë për Mercedesin ose brendet tjera europiane, që të vijnë në Kosovë, sepse ne vendin tonë ka ambient për të bërë biznes të mirëfillt, kjo është një dëshmi që Shelli vulos që Kosova është në Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor është Europë, dhe ardhmërinë e kemi te gjithë së bashku në këtë rrugëtim”

Wim Riegman, përfaqësuesi nga Shell tha qe jemi krenar që tani edhe në Kosove, ofrojmë produktet tona kualitative, dhe kjo tregon që jemi shembull i mirë për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit te Kosovës:
“Jemi krenar qe jemi në tregun e Kosoves, tani mund të shesim derivate kualitative qytetarëve të Kosovës, dhe të ju sellim standarte shume të larta në Shtetin e Kosovë.
Ne e kemi sjell edhe derivatin V-power, i cili ështe derivati më i mirë në botë të cilin e kemi zhvilluar së bashku me Ferrarin, një partner afatgjatë i SHELL, dhe ferrari është një shembull i mirë që tregon se besnik është Shelli me partneret e tij, dhe kjo do të jete një shembull i mirë se si do të jetë partneriteti në mes Shell dhe AL-Petrol, këtë e shohim si një hap shumë te madh për zhvillimin ekonomik të Kosovës”

Presidenti I Al-Petrol tha se me ardhjen e brendit Shell në Kosovë kemi përmiresuar imazhin e Kosovës.

“Kosova I ka hequr brengat për furnizim me derivate cilesore dhe ne mburremi me aktivitetin e Odës që është gjithmonë në përkrahjen tonë, siç është rasti sot që i ndan mirënjohjen Shellit.

Sot në Kosovë, ne e kemi një brend më të madhin në botë dhe me derivatet me superiore, duke sjellë edhe derivatin V-power.

Me ardhjen e brendit me të njohur në botë, ne kemi ndihmuar edhe zhvillimin e Kosovës, sepse kemi shume industri automobilistike të cilat kanë hezituar që të hyjnë në tregun e Kosovës për shkak se nuk ka qenë ndonjë brend i njohur, mirëpo tani i kemi hapur dyert edhe investitorëve tjerë, ku kemi dhënë edhe shembull se si brendet e mëdha botërore munden të zhvillojnë afarizëm dhe investime, pasi Kosova ka një ambient të mirefillt për zhvillime të bizneseve tha Kryeziu.

Ambasada Amerikane ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së

Periskopi.com Lajme

Atasheu ushtarak kolonel Jeffrey Fischer, në emër të ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndau nga një certifikatë – mirënjohje për katër ushtarakët e FSK-së, pjesë e ekipit të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim ndaj Krizave, të cilët treguan gatishmëri, vetëmohim dhe profesionalizëm në ofrimin e ndihmës së parë mjekësore për disa qytetarë të lënduar si pasojë e aksidentit në komunikacion.

Me këtë rast, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, atasheu ushtarak, kolonel Jeffrey Fischer, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ua dorëzuar mirënjohjet për shërbim të jashtëzakonshme majorit Ali Vishit, tetarëve Arban Rushiti, Alban Shyti si dhe ushtarit Predrag Maksimoviç, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për punën dhe angazhimin e tyre në aksionin e ndërmarrë me vetiniciativë, në përgjigje të situatës- dhënie e ndihmës së parë në vend incident, theksoi që stafi i Ambasadës Amerikane edhe FSK-ja janë krenarë me aksionin e pjesëtarëve të FSK-së, si dhe theksoi se të gjithë këta janë duke punuar bashkë, çdo ditë e më shumë për një FSK edhe më të fuqishme dhe më profesionale.

Me këtë rast, udhëheqësi i ekipit të FSK-së, Ali Vishi, falënderoi Ambasadën Amerikane për vlerësimin si dhe paraqiti një ekspoze të aksionit, ku foli për gatishmërinë dhe vetëmohimin e pjesëtarëve të ekipit të tij në përgjigje të situatës së shkaktuar nga aksidenti ndërmjet veturave civile, në aksin rrugor Prishtinë – Ranillug, derisa ekipi i FSK-së ishte caktuar të marrë pjesë në takimin për siguri në Komunën e Ranillugut.