Miriam Cani tregon unazën e martesës dhe të gjithë mbetën pafjalë

Periskopi.com Showbiz

Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u martuan në privatësi pak muaj më parë. Dasmën çifti e mbajti në Maldive e pasi u kthyen në Shqipëri deklaruan se ishin martuar duke përfshirë në videoklipin “Duamë” pamje nga dita e tyre më e bukur.

Pak muaj pas dasmës, Miriami na ka treguar sot unazën e martesës me anë të një fotoje në Instagram. Këngëtarja shfaqet duke pozuar e buzëqeshur teksa në sy bie menjëherë unaza me gurin që shkëlqen.

Gjatë dasmës, Miriami ka qenë në muajt e parë të shtatzënisë. Çifti pret të bëhet me djalë së shpejti.

E thjeshtë dhe e bukur, kështu duket Miriam Cani në mëngjes

Periskopi.com Showbiz

Ajo njihet si një femër e thjeshtë me bukuri natyrale, e gjë e cila bije në sy në secilën paraqitje të saj.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur, Miriam Cani e cila ka sjellur një fotografi në llogarinë e saj të Instagramit që në orët e para të mëngjesit.

Këngëtarja nga Shqipëria ka publikuar një foto, ku ajo duket e thjeshtë dhe e bukur.

“Mirmengjes dhe nje fundjave plote”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Alban Skënderaj tregon pse e u bë dasma në fshehtësi

Periskopi.com Showbiz

Dasma e tyre pritej prej kohësh duke qenë se janë bashkë prej 12 vitesh. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani vendosën të martoheshin “në fshehtësi” në Maldive në një vend shumë domethënës për ta.

Vite më parë, Albani i propozoi nën ujë Miriamit në po të njëjtin vend. Çifti u rikthyen sërish në këtë destinacion, një muaj më parë për t’i thënë “PO” njëri-tjetrit përgjithmonë.

Në këtë udhëtim të veçantë i shoqëronte edhe Ameli, fruti i dashurisë së tyre. Mirëpo, pse e mbajtën të fshehtë dasmën e tyre? Në një intervistë për Prive, Albani ka treguar se ai dhe Miriami nuk kanë dashur asnjëherë një dasmë madhështore, por sa më private, me njerëzit që vërtet kanë rëndësi për ta.

“Ishte eksperiencë e paparë, pak e lodhshme, por shumë e bukur! Ishte një ndjenjë fantastike! Ne nuk kemi qenë ndonjëherë shumë për këto dasmat me pompozitet, madhështore, apo me shumë njerëz. E kemi pak të vështirë, se jemi natyra të tilla. Për ne ishte fantastike të kishim njerëzit tanë afër, vajzën tonë në atë vend magjik, ishte pikturuar vetë gjithçka, s’kishte nevojë për dekor. Fakti që ne ishim fejuar aty në të njëjtin vend për ne ishte diçka shumë speciale, ndoshta simbolike, por gjithsesi një kujtim i bukur”,-është shprehur Albani.

Në Maldive duket të jetë vendi më fat i çiftit, pasi aty morën vesh edhe lajmin e bukur se do të bëhen edhe më një fëmijë tjëtër. Miriami, siç e dini është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë.

Momenti i veçantë gjatë koncertit të Alban Skenderajt në Prishtinë – E zbulon se do të bëhen sërish prindër

Periskopi.com Showbiz

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani po presin fëmijën e dytë.

Alban Skenderaj ka mbajtur mbrëmë koncertin e tij ‘Hapesira e një ëndrre’ në Prishtinë.

E mes emocioneve para një publiku të zjarrtë me më se 3000 personave të pranishëm, Albani nuk ka mundur të përmbahet pa e dhënë lajmin të cilin. ai e cilëson si më të gëzueshmin që mund tē marrë njeriu.

Gjatë perfomancës bashkë me Miriami, Albani zbuloi se ajo është sërish shtatzënë dhe ata po presin të bëhen prindër për herë të dytë.

Çifti kanë një vajzë me emrin Ameli ndërsa në fillim të muajit të kaluar ata janë martuar në Maldive.